SALIADA

Vargje nga Astrit Çerma February 26, 2014 17:53

SALIADA

artisti i merituar astrit cerma2Burra! Jepeni kushtrimin…

Po na shajnë Sal-Sali trimin.

Sal-Saliun që i ndrit nuri,

Në çdo hu dhe rrudh’ flamuri.

 

Hej Shqypni, e hej shkiptarë,

shajnë Sali-Salinë e parë,

Sal-Salinë që i ngjit fjala

dhe tek gjarpëri dhe tek ngjala.

 

Sal-Saliun që na ngopi,

me gezhoja, tym baroti,

Sal-Saliun q’i bën hije

çdo ministër qeverie.

 

Shahet Sala or gomerë?!

Sal-Saliu s’qas të tjerë,

as në besë as në nder,

as në gojë as në.. verrë

 

Shahet Sala o të marrë?!

-Dy të vdekur-Një i vrarë.

-Dy lypsa-Një arsimtar.

-Një tapi-Shtatë pronarë.

 

-Dy hajdut- Një doganier.

-Dy drejtorë-Shtatë shoferë.

-Dy ministra-Një i dhjerë.

-Ai pjerth-Te gjith’ mbajnë erë.

 

Pika qe s’ju bie, pikaaaa…

-Sal- Salushi, politika?

me 200 e ca petrita

hiq ushkurë-vuri llastika.

 

Po mos ishte Sal-Saliu,

elefant nuk bëhesh miu,

as gomari me pushtet,

rrota, pyka-deputet…

 

Mblidhni ore mend e kokes,

mos u bëni gaz i botes,

Sal-Saliu është kulari

që na la Enver litari…

 

Burra! Tash, me besa,besë…

Sal-Saliu duhet t’mbesë,

dhe për tortat me pekmez,

dhe për tavat me fërgesë…

 

Le t’na mbesë Sal-Saliu,

Që na ktheu tek qiriu,

dhe ca kohe të rrinte i ziu,

nëpër shpella si ariu…

 

Hej Sali o Sali nuri,

mos e vrite at’ koqe truri,

as për britmat në Zvërnec,

as për plagët në Gerdec… .

 

Mos e vrit at’ koqe truri

të presësh se do vloj huri

për ato kater mandata

që le pas nga demostrata…

 

Le të rrjedh lumë paniku.

dhe nga shpifja e llap-llapës

le të dridhet mor’ armiku

nga partia e Sal-iadës.

 

Sal-Sali or tungjatjeta

nëpër xhybe e xhubleta,

zanin Shqipes lart i’a ngrite,

jashtë kufijve e vërvite…

 

Le ta dijë gjith’bota mbarë,

po iku Sal-Saliu i parë,

as në dimër as n’behar,

veç në shkurt do jem shqiptar..

Vargje nga Astrit Çerma February 26, 2014 17:53
Komento

10 Komente

  1. kokpalari i 21 janarit February 26, 17:56

    e madhe fare
    nje artist i madh qe deklaron qe nuk ndihet shqiptar per shkak te qelbesires. Ne cdo vend tjeter do ishte kryelajmi i dites

    Reply to this comment
    • pelivan February 26, 21:51

      T’u Lumte O i Cermash! U kenaqa me vargjet e tua fin. Ke nje te fshikulluar,qe t’i le gjate vashdat e kuqerremta kurrizit… vecse,gomeret s’para kane qeder nga shufrat, qofshin ato, dhe prej Thane,si keto te tuat… Gomeret e duan me hu,mundesishte,me gervesha!…Mos harro,here tjeter gjeje nje te tille,per ate gjen, qe thame me larte….Por,me ndje, nga qe s’po bie dakorte, me vetem, (Thjeshte per humor ), dy bargje te tuat :

      “… Sal-Saliu eshte kulari,
      Qe na la Enver Litari…
      …………………………
      SEPSE!…

      Se per Gjene, me brire,
      qe diten qe erdhi :
      – Mosni,mos e qasni,
      Pat thene dhe Enveri… –

      Paskej fol nga varri :
      ” Mos beni gabim,
      Te vini ne krye,
      infrmerin tim! ”

      Sepse,eshte gjarper!
      Nga ata me hie…
      ne fillim te behet,
      si gjarper shtepie!….

      Qe nga anet tona,
      Vitore,i flasin
      Biles e ushqejne
      dhe me dore s’e ngasin!…

      Ama, thash Vitorja,
      Jo gjarpri me zilen…
      Qe t’a dredhin jeten,
      sic dhe vet perdridhen…

      Kur une e kuptova…
      (Jesha Semur rende!)
      Ndaj dhe dot’ s’ja ….
      Hanen, mu ne ….

      Kaq,do thosh Enveri,
      si gjithnje i prere!
      Se nje llaf esnafi,
      nuk t’a thosh dy hère…

      Ndaj dhe ne s’e qasem,
      Kular, ulerimen…
      Ju kolis te djathtes
      atje, gjeti vrimen…
      ……………………….
      Sos do dreqi dhe nje here,
      qe te ngjallej ai miku…
      Ai,qe te paskej there,
      me nje te mbyllur qerpiku…

      Reply to this comment
  2. Amant February 26, 21:45

    Te lumte titi. I a ke thene krejt açik ketij njeriu qe maban prej me shume se dy dekada peng shqiptaret dhe lirine e tyre, duke vjedhur e grabitur pasurine e tyre.

    Reply to this comment
  3. nick February 27, 00:20

    Hahahaaaaa,e forte ajo e shkurtit,ne mars ta ze vendin une.Ne mos gaboj,kjo eshte me e gjate,e kam lexuar ne fcb.Pershendetje!

    Reply to this comment
  4. Tit grungy February 27, 01:25

    Pervec se nje actor medioker qeke edhe kungull…shko shif filmin ne fillimshkolla reveres se ndoshta ndjehesh shqiptar

    Reply to this comment
  5. Tit grungy February 27, 01:28

    Ne fillim te veres…..me ate qeshjen si hajvan…u bere bejtexhi ne pleqeri

    Reply to this comment
  6. adeci February 27, 12:48

    O Tit grungy, apo deshe te thoshe Tit gdhe.

    Reply to this comment
  7. ARBER RADOMI February 27, 17:22

    Aktori me negativ dhe medioker i personazheve pozitive te filmave socrealist te Kinostudios ” Dulla i ri dhe i vjeter “. E qeshura prej idioti dhe e zgerdhira e tij , prej debili , edhe ne situata tragjike , nuk na shqitet kollaj nga mendja…sa per keto agrobejtet me nivel parashkolloresh , mund te thuhet me siguri absolute se nuk emocionojne askend , vec ne se mund ti vlejne vetem autorit per te masturbuar ne WC , pasi ai kujton se ia ka fajin Saliu , qe as teatri dhe as kinemaja ne vitet e demokracise , nuk mund te pranonin kete bicim aktori , qe I jepnin rol vetem si lake enverist I shokeve te Partise…Ndoshta , per te qene te sinqerte , Saliu mund te jete fajtor per “cermen ” Astrit , vetem per castin , kur ky impotent kapi bashkeshorten ne flagrance dhe deklaroi : edhe kete ma bere o Sali !!!

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit February 27, 23:25

      Gjuha e j7ve shpellareve, kudo qe jeni eshte e njejta, shkerdhehet Shkerdheni ne bythe, del Saliu qe u be me cun me ndihmen e Ilir Hoxhes dhe akuzon te tjeret, del shpellari qe shkerdhen gocen e vet dhe na jep leksione ndershmerie.
      Goca, duhet te dini nje gje se ndoshta skeni patur mundesi ti shifni atje mes maleve, Shqiperia ka patur artiste te klasit boteror, ku edhe aktori i kinemase Astrit Cerma, si nje pinjoll i gjenerates se vjeter te kinematografise, futet brenda, por ju skeni patur mundesi ti shifni, se ruanit kufirin nga armiqte e brendshem.
      Goja hale e Saliut nuk eshte e rastit, por eshte mode ne seren tuaj.

      Reply to this comment
  8. P.A.B February 27, 23:07

    Tek temat “me Sali” rralle me forcohet dora te lexoj, se jane te njejta. Por kjo poezi me pelqeu..megjithese me rezerva, e i them keto miqesisht. 1) Zoteria ka talent per “bejten therese” Po sikur tu futet pergjithesimeve ” si komb” e dicka qe le gjurme me pas? (saliu eshte karte djegur, humbje kohe, dica pa vlere direkte ne jeten e Shqiptarit mesatar) 2) “no news is bad news” Duke mbajtur z. Berisha ne qender te vemendjes, padashje po bejme lojen e tij. Per mire a keq te permendet. Kjo i shton “ranking” ne te perditshmerine-Shqiptare.


    ASTRIT CERMA
    _____________

    Te jem i sinqerte e kisha harruar kete emer, u bene kohe qe e lame ate Dhe te bekuar, Shq. Bej google, shoh ca foto (aktuale) e s’me thote asgje, pastaj shoh fotot ne filma dhe mu Kujtua. Astriti ka qene nga ato qe sot ne bote u thone “character actors” (sic mund te themi per fred ward, alfred molina, kevin bacon, ed harris etj) me karaktesistikat e tij te vecanta; floket rremuje e “twinkle in his eyes” dicka prej “cuni harrakat”. Me nje kapele a kruarje koke “vidhte skenen” Ka nje histori kur Paul Newman e Steve Mc Queen ziheshin si Primadonat duke numeruar fjalet e tjetrit, se kush ka me teper dialog ne film. Regjizori i thote skenaristit: Aman, beju fjalite ekzakte dhe asnjeri te mos kete nje fjale me teper, se na ngeli filmi pergjysme. Pasi arrihet kjo: Steve kur s’kishte fjale per te thene..shpesh bente nje gjest, a levizje qe vemendja te shkonte tek ai. Kete me kujton z. Cerma tani 🙂

    Skematizmi e Filmat Ideologjike
    _________________________

    Me ato u rritem, dhe mund te mos i duam si filma po vlera kane pasur. Jemi nje shtet pa kinematografi e fototeke me shtrirje ne Histori. Nje Marub…dhe… aty fillon e mbaron. Nga “silent movies” deri afer viteve 60-te kur bota megjithe luftera, papunesi, probleme e depresion ekonomik,pati zhzillim Filmik ne s’patem asgje! Kemi nje rebound (sic) “Koncert ne Viten 1936” e na duket dicka e madhe ajo periudhe, sikur e shohim. Po ta shihnim ne te vertete?!!! . Pra, nuk kemi histori aq te pasur vizive te mohojme cdo arritje. per me teper sot dhe filmat e Leni Riefestahl qe golifikuan nje regjim kriminal (si nazizmi) kane vlere historike-studimore.

    ***

    1) Aktoret Shqiptare kane ardhur nga nje shkolle e forte Filmike, ajo Sovjetike. Se aty u vune bazat, e duke harruar “ideologji e luftra” nga ajo dolen aktore e regjizore te medhenj. Akoma sot studiohen teknikat e aktrimit nga Stanislavski; Nikhita Mikhalkov (nga me te miret e me te famshmit) njihet nga dashamiresit e filmit ne bote. Ka marre Cmim Oskar (per film te huaj) e Cmimin e Madh ne Kane; shikoni filmin “Burnt by the Sun” sa qarte rezonon me ne Shqiptaret, te gjithe sistemin para-gjate-pas komunist e keni aty (ka bere dhe sekuelin tani pas 20 vjetesh. Mrekulli e vertete) Nga ajo shkolle vjen Polanski, producente me emer etj.

    2) Ne Hollywood, kur duhet dikush te luaje personale negative (e te besueshem) marrin Aktore Britanike; jo thjeshte nga akcenti po rse ato jane Aktore te Tranjuar ne Teater; dhe ketu kemi nje diference substanciale. Dicka (qe shume nga) Aktoret Amerikane te Filmit nuk e kane. Teartri te ben aktor, aty eshte klasi, stili, ndjenja e raporti me Publikun. Nje shembull? 50 po deshem :):) Nuk besoj se asnje nga ne ndjek “brad pit, tom cruise etj” per Ndjenja a “loje-aktori”. Aktoret Shqiptare i paten te dyja keto. Lexova tek “CV e z. Cerma” se ka qene aktor e regjizor; ne kemi pasur Teater te mire (kam qene dashamir pasionant i teatrit” ) dhe aty ka shume me shume vend te hedhim poshte Ideologjine. Jane vene ne skene pjese te dramaturgeve me te medhenj boterore; e kjo nuk eshte pak per nje vend Agrar gati 20 vjet me pare!

    Teatri eshte sofistikim per nje popull, e kete e bene aktoret per ne. Zakonisht arti masiv (jo ai individual) vjen pas zhvillimit te shoqerise, ne rastin tone “na erdhen te komanduar” me pak sforco (plane/ direktiva etj) por prape na erdhen, e NE JEMI ME FAT.

    3) Teatri Skampa ka nxjerre aktore te mire, e kam pare nje here ne skene (kur kam qene me nje turnament sporti) Demir Hyskia etj, kane qene aktore me sqime. Elbasani eshte markues per kombin tone, nje nga qytetet e pakta qe nuk njihet “per trimeri e buje” por per “kulture te bute”. Ja pra, aty e kemi Oksfordin tone. Kur gjysma vriteshim ne Veri e gjysma tjeter therej ne Jug, ca burra te zgjuar punonin si murgjit e vjeter…qe ne te Flasim kete Gjuhe qe kemi sot. Jo me si “endacake” po me Rregulla, Parametra e baze Shkencore. Anglishtes ju deshen 5 shekuj te vije nekete nivel, Elbasani na e dha Shqipen ne 50! Nuk ka me pune kolosale se “Gjuha e Sistemuar” per nje komb qe 90 vjet me pare e quante fat te kishte Abetare! Pas Mbijeteses, Gjuha eshte e vetmja gje qe mund te mburremi mete drejte, ne 150 vjetet e fundit.

    Kristoforidhi, Xhuvani, Domi, ky trinom “heavy-metal” gjuhetaresh, eshte si te kesh “faraday, kavendish & maxwell” te gjithe nen nje cati. Shume lart? Aspak, ne fillim duhet Gjuha, pastaj pretendohet per shkence e fizikante. Ky eshte ELBASANI!

    Me respekt per z Cerma dhe aktoret e shkuar, ne ato dite te erreta na prune emocione dhe na dhane qofte 5 minuta gezim. Historia e Botes, dhe njeriu ne pergjithesi, bazohet ne “copeza historish personale” e keto i morem nga librat, filmi e teatri: jeta aty-per-aty, nen efektin e dikujt qe te ben te harrosh te perdishmen e zymte. Jemi popull i Vogel (shume) qe na pelqen bombastikja dhe e Madhja, e gjithmone harrojme (mohojme!) c’kemi pasur, duke neglizhuar cdo vlere. Nje aktor qe e kam pas “fiksim” ka qene Bexhet Nelku, me dukej si Marlon Brando Shqiptar…vdiq shume i ri nga kanceri, e pame ne disa filma, enigmatik e fjale-pake. Interneti nuk ka info per te, nese zoti Cerma do na lexonte dhe e njeh kete Aktro, do e lexoja me fshume deshire, e sigurisht me falenderime.

    Jete te gjate Aktorit, e nje falenderim per gjithe gjeneraten e Kolegeve te tij.

    —-
    Sot, femijet e mij, te nje Emigranti Shqiptar… kane mesuar Fan Nolin nga Timo Flloko tek Lulekuqet ne Mure (njohin dhe kadri roshin/ stavri shkurtin e kedo) me video qe gjejne ne Youtube… i degjoj e me cohet mishi kokerr. Anes Lumit i palare…ushteton Timo duke tundur gishtin..e femijete mi e perserisin…. Kjo eshte Forca e Filmit…

    Kur koha kalon e disa a shume filma duken si “datet” ne leme ato qe s’na duhen e marrin ate QE NA TAKON. Historiografia Filmike e Gjithe media vizive qe kemi pasur eshte Pjese e Historise se Shqiperise. Pa vazhdimesi…s’arrihet asgje e mire. As Rekordet e te shkuares e as Progresi i te nesermes. Faleminderit. @ Emigrantet…kur Pate metropolet e Botes, nga Budapesti ne Paris…New York e Tokio, a menduat ndonjehere se pse “Bota eshte ashtu”?!

    Se ruan cdo gje nga e shkuara, e me pas duke shtuar ne te; pirate/diktatore/ sultane/ tradhetare/ te mire e te keqinj,cdo vlere sado e vogel NGELET per Kombin. Do jap nje Shembull Britanik. Dy jane organizmat qe mos rafsh ne Hall me to (me gjithshka tjeter o ben pa ta, o e gjen te drejten!) 1) Zyra e Taksave (lexo-SOT!) 2) Heritage Foundation. (lexo-DJE) NESE “kena pa” qe Gestapo ishte “shume e keqe” prit te dale pune keto. Kjo e fundit mbron “historine Kombetare” nga nje dritare, tek nje godine, tek nje rrap shekullor e cdo gje…Sikur ato ti ngjisin nje “leter per siper” guxo e Preke. Kjo eshte… ~ Vazhdimesia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*