Ervini dhe Grida pa detyra në parti, por gjithsesi “do vazhdojnë të punojnë fuqishëm”

January 19, 2019 15:10

Ervini dhe Grida pa detyra në parti, por gjithsesi “do vazhdojnë të punojnë fuqishëm”

Ervin Salianji nuk do të jetë më Sekretar për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike dhe as Grida Duma nuk do të mbajë më postin e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun.

Lulzim Basha ka vendosur që t’i shkrijë këto dy sekretariate, ndërsa emrat e dy deputetëve nuk janë në kandidim për poste të tjera.

I pyetur për këtë gjë, Ervin Salianji tha se: “nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar, por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin”.

“Nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër. Nuk kanë asnjë rëndësi funksionet drejtuese. Kjo nuk ndikon unë do vazhdoj të punoj fuqishëm“, tha Salianji.

Gjatë mbledhjes Ervin Salianji dhe Grida Duma nuk kanë ngritur dorën për të votuar propozimet e kryetarit Basha.

Ekipi i PD-së, emrat e drejtuesve

Propozimet për anëtarë kryesie dhe të sekretarëve të rinj, janë cilësuar si ekipi i ri i qeverisës për PD-në nëse do të vijë në pushtet. Këshilli Kombëtar vendosi të miratojë propozimin e kryedemokratit që ish-presidenti Bujar Nishani të jetë kryetari i këtij forumi të lartë. Gjithashtu janë votëbesuar dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

ORGANET STATUTORE:

Bujar Nishani -Kryetar i Këshillit Kombëtar

Halim Kosova- Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës

Jemin Gjana – Kryetar i komisionit Zgjedhor në PD

Arben Ristani- Kryetar i Komisonit të Apelimit

Alfred Rushaj – Kryetar i Bordit Financiar

ANËTARË TË KRYESISE EX OFFICIO:

Kryetarja e LDGSH- Albana Vokshi

Kryetari i FRPD- Belind Këlliçi

 

o.j/dita

January 19, 2019 15:10
Komento

2 Komente

  1. demo January 19, 16:23

    Nuk ka rendesi kush ben dashuri ne partine tuaj,rendesi ka kush kapet ne orar te punes.

    Reply to this comment
  2. Jimi January 19, 19:01

    E po nuk i mbanin dote dy kunguj nen sqetull! Tani le ti perkushtohen sevdase me kohe te plote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*