Salianji mbi dy orë në Prokurori: Kanë dalë fakte të reja!

October 12, 2018 12:17

Salianji mbi dy orë në Prokurori: Kanë dalë fakte të reja!

Për ofro dy orë e 30 minuta deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Për gazetarët jashtë dyerve të prokurorisë Salianji u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar.

“Prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë lloj dileme. Unë sot jam person në hetim për shkak se kallëzuesi, viktimë më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ. Agron Xhafaj viktima kallëzuese nuk ka ardhur si person në hetim por si person që na kallëzuar ne. Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Kam dhënë dhe fakte të tjera që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin.

Salianji pohoi për gazetaren se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti që tregonte detaje rreth çështjes në fjalë. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.

Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër Salianji.

l.h/ dita

October 12, 2018 12:17
Komento

3 Komente

  1. gardiani October 12, 13:08

    U be si thes mielli !

    Reply to this comment
  2. MH October 12, 14:03

    Autoret e palve ne ujdi me hetuesin
    Po vadisin ne va t’pa va
    nuk po dihet ku do ndalet kjo hata.
    Lum populli e mjere populli qe i ka.
    Here njeni e here tjetri
    nga shejte na kthehen ne dreq.

    Reply to this comment
  3. Dori October 12, 16:52

    Sipas pergjimeve te fundit nga burgu i Recit, nje hamshor u shpreh: “… eshte edhe e bukur Ervinia!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim