Salianji një “Nostradamus”: Ju paralajmëruam për përkeqësimin e situatës kriminale në Shkodër

September 1, 2018 19:34

Salianji një “Nostradamus”: Ju paralajmëruam për përkeqësimin e situatës kriminale në Shkodër

Partia Demokratike akuzoi sot për përkeqësimin e sigurisë në vend kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe shtoi se dy ditë më parë e kishte paralajmëruar përkeqësimin e situatës kriminale në Shkodër.

Deputeti Ervin Salianji tha në një dalje për mediat se qeveria mendon se e fsheh situatën kriminale në qytetet e mëdha të vendit, por vrasja e sotme në Shkodër tregon sipas tij sundimin e krimit.

“Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegura. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike” u shpreh Salianji.

“Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse në Shkodër regjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj, dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë. Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse policia hesht prej 10 ditësh për rrëmbimin dhe zhdukjen e dy kushërinjve që, siç thuhet në Shkodër, janë ekzekutuar nga bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilës janë të terrorizuar, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëve”, tha më tutje Salianji.

Deputeti tha në fund se kryeministri dhe ministri i Brendshëm marrin çdo ditë mesazhe denoncuese nga qytetarë të Shkodrës, por sipas tij, “mesazhet e tyre përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.”

s.a/dita

September 1, 2018 19:34
Komento

8 Komente

  1. MH September 1, 19:39

    Me garanci deshmitare okular te pa tundshem keni Babalen.

    Reply to this comment
    • prizem September 2, 00:41

      Salianji nostardamus !!!!…Salianji eshte vec nje b*th q*r edhe kjo jo aq sa ai vete do e deshironte.

      Reply to this comment
    • Gimi September 2, 01:14

      Kjo bande shume mire mund te jete e SHQUP-it. A keni fakte qe eshte e Edi Rames? Nese keni, cojini ne Prokurori. Edi Rama ka treguar qe i ka futur bandat ne burg. Nese ju te PD e njihni kete bande qe terrorrizoka bizneset ne Shkoder, more pizeveng genjeshtar, atehere perse nuk merrni guximin ta denonconi banden ne Polici dhe Prokurori? Ju jeni parti politike dhe mund ta denonconi banden ne Prokurori dhe jo me lajme apo njoftime per shtyp. Perse nuk e beni?

      Reply to this comment
  2. Jimi September 1, 20:17

    E ka then ky vesh parafangua, i ka vdek nana!

    Reply to this comment
  3. ore ,kY qeka (ai) dashnorja e Babales e ? September 1, 21:10

    me pak gjoks ,
    e paruke do
    i bote konkurent te fort bashes .

    Reply to this comment
  4. une kaq di, po ti? September 1, 22:42

    E shikon qe ky deputeti e dinte sa krime do beheshin ne Shkoder? se vete i planifikojne. Ore shqiptare! Keta qe e quajne veten demokrate, jane bere si puna e atij qe bertiste ujku, ujku dhe kur s’kish ujk ne kope dhe kur ujku ra ne kope nuk e besonte njeri e keshtu tufa u gjysmua fare. Po pse u besoj me une ketyre ? Edhe sikur te jete e vertete ajo qe thone, tani kopeja ka filluar te shuhet. Une per vete nuk i besoj me fare, bile keta çpifin tere diten.

    Reply to this comment
  5. ShkoDrani September 2, 15:08

    Ky mund te jete trap, por thote nje te vertet: qe krimi i rende po ben kerdine ne Shkoder. Nuk ka dyshim se eshte plotesisht i lidhur me politiken—te dyja kahjet— dhe mbrohet prej tyre, qe nga kupola e qeverise deri te bilbil Voli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*