Salianji, të premten në prokurori, nën hetim për kallëzim të rremë

October 11, 2018 14:55

Salianji, të premten në prokurori, nën hetim për kallëzim të rremë

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, deputeti Ervin Salinaji, është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë.

Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Gjatë ditës së enjte, avokati i Alizotit dorëzoi në gjykatë një kërkesë për një masë më të butë sigurimi ndaj klientit të tij.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pasi PD-ja publikoi një tjetër video me protagonist sërish Fredi Alizotin, i cili kësaj radhe implikon drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ardi Veliun, që e kishte orientuar për të pranuar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës.

Në lidhje me këtë video, avokati i Alizotit nuk ka preferuar të japë ndonjë qëndrim të klientit të tij, por ka pranuar se Fredi do të pyetet dhe do të japë versionin e tij në zbardhje të së vërtetës:

“Klienti im ka dhënë dhe do të japë shpjegime të tjera për të gjithë ngjarjen nga fillimi deri në fund, me qëllimin e vetëm për të zbardhur të vërtetën”.

o.j/dita

October 11, 2018 14:55
Komento

1 Koment

  1. Babale, Babole dhe vetem Babole October 11, 15:51

    Ne burg qelbesirat. Po bashke me ta edhe “arkitektet” e ketij montazhi te shemtuar si Salihajni, Bardhi dhe Lulash Bythfishkuri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*