Salihi bën me zemër shkodranët: Rikthehem për titullin

December 3, 2017 12:07

Salihi bën me zemër shkodranët: Rikthehem për titullin

 

“Ujku” Hamdi Salihi fanellën e ndërron, por zakonin gol s’e harron. Sulmuesi ynë legjendar po i shqyen rrjetat edhe në futbollin austriak, aty ku aktualisht luan te Wiener Neustadt, edhe pse nuk është më në kulmin e karrierës.

Mbrëmjen e së shtunës, ish-lojtari i kombëtares shqiptare foli në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku dha mendimet e tij për këtë sezon të Kategorisë Superiore dhe tregoi për jetën e tij në Austri.

“Do të jetë e vështirë për rivalët e Skënderbeut, sepse ata po vonohen për ta kapur me pikë ish-skuadrën time. Partizani dhe Kukësi vazhdojnë të kenë probleme dhe shumë shpejt do e pranojnë fatin e tyre”, – u shpreh shkodrani, i cili deri vjet ka luajtur në Korçë.

“Do të ishte ëndërr ta fitoja një titull me Vllazninë. Vërtet që do të kishte qenë diçka shumë e madhe. Tirana? Duhet të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Besoj se do të organizohet shumë shpejt, sepse e shoh konkurruese. Nëse do të kisha zgjedhur një skuadër shqiptare për të luajtur, emri i saj do të ishte Vllaznia”.

Salihi shpesh e ka quajtur “shtëpi të dytë” Austrinë dhe duket se nuk ka ndryshuar aspak mendje. “E dija që do të ndihesha mirë, unë dhe familja, por nuk e kisha parashikuar kaq mirë edhe në aspektin sportiv. Dihet se oreksi vjen duke ngrënë dhe çdo javë që kalonte ishim të bindur se do të bënim mirë. Jemi në rrugë të mbarë për t’u ngjitur. Këtë herë kalojnë tre ekipe, dy drejtpërdrejt dhe një me ‘play off’. Kjo na shton shanset”.

December 3, 2017 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*