Salihi-Olayinka, ndaj Lokomotivës për golin e parë në E.League

December 9, 2015 17:01

Salihi-Olayinka, ndaj Lokomotivës për golin e parë në E.League

Në Kategorinë Superiore ata formojnë dyshen sulmuese më të mirë të kampionatit me 21 gola të realizuar pas 15 javëve të para, por në grupet e Europa League ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, edhe pse mundësitë për të shënuar nuk u kanë munguar. Bëhet fjalë për Hamdi Salihin dhe Piter Olayinkan. Ironi e fatit, dy sulmuesit e Skënderbeut që po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në këtë sezon ne kampionat, ende nuk kane shenuar në grupet e europa league. Falë golave të bomberit shkodran korcarët siguruan pjesëmarrjen historike në grupet e Europa League ndërsa Olaynika u rikthye te kampionët e Shqipërisë vetëm për dy ndeshjet play-off të Championsit ndaj kroatëve të Dinamos së Zagrebit, por në pak kohë të dysëbashku kanë formuar një dyshe ëndërrash, që në Shqipëri e madje jo vetem do ta kishte zili cdo skuadër.

Në kampionat ata e kanë e gjetur rrugën e rrjetës pothuasje cdo javë por në Europa League ende nuk kane shijuar britmen e golit, pavarsisht lojrave të mirë që kanë zhvilluar. Në këtë kontekst sfida ndaj Lokomotivës së Moskës e fundit për Skënderbeun në grupet e Europa League është rasti ideal për Salihin dhe Olayinkan që të gjejnë golin e tyre të parë në këtë kompeticion. 4 golat që ka shënuar Skënderbeu deri tani tani në Europa League, mbajnë firmat Sabien Lilajt, Bakary Nimagës dhe Bajram Jashanicës, por nëse Salihi dhe Olayinka do të kishin qenë më efikasë edhe në këtë kompeticion, korcarët mund të kishin realizuar shumë më tepër. Në ndryshim nga kampionati shqiptar në grupet e Europa League shkalla e vështirësisë për të bërë një gjë të tillë është shumë e madhe, por Olainka dhe Salihi mundësitë për të shënuar i kanë patur. Në debutimin ndaj Besiktashit vetëm nigeriani e nisi ndeshjen që nga minuta e parë me Olainkën që në pjesën e dytë pati një mundësi ideale për të shënuar.

Në Moskë ndaj Lokomotivës luajtën të dy titullarë me Salihin që në atë takim iu mohua goli në më shumë se një rast nga portieri i ekipit rus. Në Lisbonë ndaj Sportingut Olayinka nuk ishte pjesë e Skëndërbeut  pasi mungoi për shkak te pengesave proceduriale, ndërsa ndeshja e Salhit ndaj portugezëve zgjati vetëm 24 minuta pasi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari. Në fitoren historike ndaj portugezëve me shifrat 3-0 në Elbasan Arena, 32-vjecari mungoi për arsye skualifikimi ndërkohë që talenti nga Afrika ishte një nga më të mirët në fushë për korcarët edhe pse nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Edhe përballë Beshiktashit në Stamboll, kjo dyshe krijoi disa raste të pastra shënimi por si Salihi ashtu Olainka gabuan në goditjen e fundit. Radhën tashmë e ka sërish Lokomotiva dhe për ta kjo e Enjte është rasti ideal për të realizuar në Europa League. Salihi në fakt ka deklaruar shpeshherë se e dëshiron me cdo kusht një gol me korcarët në grupet e këtij kompeticioni. Për të marrë një tjetër fitore  dhe për të mbyllur grupin H të Europa League në mënyrën më të  mirë, Skënderbeu ka nevojë për golat e shkodranit dhe nigerianit në përballjen ndaj skuadrës ruse.

December 9, 2015 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*