Salihi sulmon De Biasin: Më lanë jashtë Kombëtares për rrethana të dyshimta

May 23, 2016 11:13

Salihi sulmon De Biasin: Më lanë jashtë Kombëtares për rrethana të dyshimta

Hamdi Salihi nuk e ka pritur mirë faktin që nuk është grumbulluar nga Kombëtarja për të marrë pjesë në Europian.

Ai ka sulmuar trajnerin e Kombëtares dhe FSHF-në.

“Unë nuk i kuptoj kriteret e Gianni De Biasi-t. FSHF duhej të më jepte një shpjegim. Disa persona të caktuar më lanë jashtë Kombëtares.

Ky nuk është faji im, por i rrethanave që s’kanë të bëjnë fare me futbollin”, thotë sulmuesi shkodran.

Por, edhe pse ka qenë pjesë e Kombëtares në eleminatore, Hamdi Salihi nuk ka luajtur pothuajse fare, pasi sulmuesit e aktivizuar nga De Biasi kanë qenë Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku.

Ndaj dhe lënia e tij jashtë Kombëtares nuk përben ndonjë çudi, për të menduar teori konspiracioni.

May 23, 2016 11:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim