Po të vijë puna tek vetëmbrojtja, Zeni dhe i jati nuk i gëzojnë paratë

May 31, 2016 10:40

Po të vijë puna tek vetëmbrojtja, Zeni dhe i jati nuk i gëzojnë paratë

Pas një postimi të djeshëm në Facebook, ku thoshte se i janë shtuar mesazhet kërcënuese, DITA intervistoi Izet Haxhinë, ish-truprojen e familjes Berisha.

Ndër të tjera zv.kryeredaktori i DITA, Alqi Koçiko i bëri z.Haxhia pyetjen e mëposhtme:

-Izet, a ndihesh seriozisht i kërcënuar nga ato që siç thua, janë kërcënime të dirigjuara nga Shkëlzen Berisha? Dmth, beson se vijnë prej tij apo prej të atit? Apo tani frenat e familjes po ‘ndërrojnë duar’?

Haxhia përgjigjet:

Unë nuk kam patur frikë të jatin e këtij qoses me emrin Zeni, që të mos ja hamë hakun, është një kriminel i lig dhe i pabesë. Megjithëse kanë shumë lekë të bëra me gjakun e shqiptarëve dhe me tradhëtitë ndaj këtij vendi, plus që kanë shumë kamikazë të rinj e të vjetër, mua nuk më trembin edhe pse jam i vetëm në këtë betejë për të vërtetën.

Unë i njof mirë sa u vlen lëkura të atit dhe të birit; dhe duhet të jenë ata që duhet të kenë frikë prej meje. Nuk jam kriminel, por po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them të dyve se nuk do t’i gëzojnë paratë e bëra me gjak shqiptari.

Se për çfarë është duke përgatitur i jati për të birin, e di mendja diabolike e dhëndrit të Serbisë, por ata bashkë me veten e tyre janë duke varrosur politikisht edhe PD; një parti që është kthyer në një mburojë e krimeve të familjes më kriminale e antishqiptare, asaj Berisha. Koha do ta tregojë dhe do më japë të drejtë.

Dita

******

Basha dhe Shkëlzeni

Basha dhe Shkëlzeni

Më poshtë, postimi i djeshëm i Izet Haxhisë:

Ka shumë kohë, por sidomos kohët e fundit që janë shtuar mesazhet që më vijnë nga anonime në Facebook, të mbushura me sharje, ofendime e kërcënime.

Duket qartë që janë të dirigjuara e drejtuara nga një dorë e vetme, që eshte ajo e Zenit të Salehut apo Zen Qoses. Në betejën time për të vërtetën unë kam qenë i hapur me fakte e dëshmi të përjetuara nga ana ime dhe vetëm me të vërteta.

Por këtyre minjëve të haleve të kanaleve të UDB-së që bashkohen me kanalet e pista të SHQUP-it, nuk u ka interesuar kurrë e vërteta, por në luftën e tyre të pisët janë mbështetur vetëm tek dezinformimi, shpifja dhe mashtrimi. Kanë pothuajse 17 vjet që kanë hedhur në qarkullim për militantët e tyre lloj lloj shpifjesh e akuzash, që nga ajo e nxjerrjes në pritë të Hajdarit e deri tek ato të sotmet që qënkam në shërbim të Ramës e qënkam blerë e marrë para nga ai dhe mediat e tij .

Apo shpifje të modelit alla UDB që unë qënkam spiun i saj apo edhe i sigurimit famëkeq të shtetit. Gjithë këto shpifje e akuza kanë për qëllim që të sfumojnë të vërtetat që kam thënë në lidhje me antishqiptarin më të madh dhe liderin e tyre, dhëndrrin e serbisë, tek pjesa e atyre militantëve të PD, që akoma i besojnë të keqes më të madhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të PD, që është dhëndri i Serbisë. Gjithë ato gjëra që kam bërë në jetën time, të këqija apo të mira, unë nuk kam vuajtur apo vuaj nga kompleksi i fshehjes apo heshtjes ndaj tyre.

Ai që vuan nga kompleksi i së kaluarës është pikërisht lideri i tyre. E kaluara e tij e errët dhe plot mashtrime e lidhje të fshehta e të dyshimta, është makthi i tij i përditshëm, që e bën atë edhe më mashtrues e armik me të vërtetën dhe me ata që e thonë këtë të vërtetë, apo me ata që ai nuk i ka në dorë apo në dosjet e tij të shumta që gjenden në duart e tij, të dhuruara me bujari nga patronët e tij në Beograd dhe shtojcat e tyre të shërbimit të tipit Gazidede e Ajazi.

Dosje të cilat dhëndrri i Serbisë i përdor si shantazh e presion ndaj atyre që mund të ngrenë kokë kundër tij. Jeta dhe veprimtaria ime janë të hapura dhe pa asnjë të fshehtë apo lidhje të dyshimtë. Unë as nuk kam patur nevojë të djeg regjistrat e gjendjes civile në vendlindje, siç bëri Dhëndrri i Serbisë në ’97 në Tropojë, me anë të bashkëpunëtorit të UDB Bislim Demiraj, që më vonë kreu edhe aktin e vrasjes së dy heronjve të UÇK, Ilir Konushefcin e Hazır Malajn, dhe për këto shërbime Dhëndrri i Serbisë kur erdhi në pushtet, ia bëri motrën Shefkie Demiri gjykatëse të besuar të tij të çëshjeve që kriminalizonin atë dhe të birin.

Unë në betejën time ndaj kësaj mortaje të vendit tonë nuk jam nisur e as frymëzuar nga urrejtja personale apo ndjenja e hakmarrjes, por vetëm nga e vërteta. Hakmarrrja po vjen e do të vijë nga ky popull që do ta hedhë dhëndrrin e Serbisë dhe ata mjeranë që i mbajnë ison në koshin e plehrave e tradhëtarëve të këtij kombi.

May 31, 2016 10:40
Komento

25 Komente

  1. Arber May 30, 17:47

    Bravo, trim i Tropojes se vertete! Po ta gjeti anen Shkelzen Berisha, mishin copa-copa do te ta beje: pra mos i ler kusur!

    Reply to this comment
  2. Shqipja May 30, 18:19

    Izet qofshi I nderuar.Zoti te dhente jete e shendet try e familjes tende.
    Si qenie njerezore ne jemi te prirur per te bere gabime faje apo mekate.( eshte pa tru kush me don ndryshe).
    Pra day Zoti na pranon ashtu si jemi e na fal me shume ne qe gabojme .me mire te flasesh se ti maresh me vete ne vare.
    Kush nuk ka tru e nuk e do vendin e ska gjak Shqiptari te gjykon ty.te kam urryer me perpara por te vleresoj e te dua ke me shume Vlera ti se keta qe goja nuk Kane bere “krime”.
    Me kujtohet Namik Hoti kur tha nuk Zbret nga kali Po nuk e vrave
    Shqiptare mos gjykoni Izetin por doni shtet te mbijetoje atdheu apo doni shkaterim qe do sali krimineli e banda e UDB Serbe.

    Reply to this comment
  3. LLALLA May 30, 18:20

    HALLALL! LLALLA

    Reply to this comment
  4. Jäger 81 May 30, 18:23

    Ti mire qe i thua more mik, po pse nuk çfare i pengon keta qe jane ne pushtet qe ta rrasin brenda ate kelyshin qe ti i ke sherbyer.

    Reply to this comment
    • xuke May 31, 10:25

      Pergjigja e kesaj pyetje eshte e thjeshte: Amerika i pengon, me sakte ambasadoret qe emerojne ketu ata qe kane ngrene miliona nga taksat e shqiptareve bashke me salinjte, iliret dhe edvinet me kompani

      Reply to this comment
  5. ARBER May 30, 18:50

    O Izet: Nuk dua dhe s’mundem te them se je nje njeri budalla,por ruaje veten nga ata qen te pa bese qe te jane ven nga mbrapa.Ti ke shume eksperience ne jete.Por kurr mos ju le ketyre plehrave rast te poshterojne ty.Sa per famijen e piset dhe te ndyre Berisha,duro dhe pake se ora po ju vjen.Mos e rrudh veten e as mos i nenvlefteso.Te uroj c’do te mire.

    Reply to this comment
  6. fteri May 30, 19:28

    sy peshka qeni na qënka bërë trim ,por vetëm njëher të ishte përball jushë edhe shurrën në brekë do e bënte.

    Reply to this comment
  7. Aleanca e 1prillit, 2013. May 30, 20:17

    Bravo Izet Haxhia qe po ja perplas ne sy te vertetat sali udb, sherbetorve te tij. Respekt per burerine tende.

    Reply to this comment
  8. ibret May 30, 21:45

    Cne ky plehra ne shtyp? Kane luaht mendsh gazetat? Ibret, meso si gatuhet salepi se do re duhet.

    Reply to this comment
  9. Mario May 31, 03:48

    Izet, iku koha jote! Cfare ke qene? Bodyguard? Berisha ka njohure shume njrez…ka pasur shume bashkpuntore…pse vetem ti llap? Ke fituar azil, rri rehat shiko jeten tende. Apo ndoshta po jeton ne mizerje?! Ska kuptim tjeter kjo urrejtja jote…ka rrjedhur shume uje…tung!

    Reply to this comment
    • PO.PO May 31, 17:14

      Mario eshte dora e majte e kryebanditit te Vicidolit,me ate qe ai fshin prapanicen , por edhe pse eshte keshtu , Mario eshte i kenaqur me kete status , si qen besnik i
      bajraktarit .

      Reply to this comment
  10. Labi Vlore May 31, 10:04

    Izet.Te pabeset Jane frikacake dhe skane burreri.Zeni eshte ne hall ngaqe ka kryer shume krime.Tash qe baba Sali Killeri ra nga fiku(pushteti) ka ik te fshihet ne Malibu sebashku me Karminen,nusen e re te shtepise se krimit.Mos e rruaj fare nga Zeni se “Qeni qe leh nuk te ha” por kerkon te haje mut.

    Reply to this comment
  11. Mollosi May 31, 10:57

    Edhe ti je kriminel , njejte si Saliu dhe Shkelzeni.

    Reply to this comment
  12. mesila May 31, 11:36

    kua kua ra kua,krrau krriu krrau krriu

    Reply to this comment
  13. Korabi May 31, 11:44

    IZET FSHIHU NE MES 3 MILJON SIRJANEVE QE

    JANE NE TURQI.

    Reply to this comment
  14. Simon May 31, 11:45

    Te dy kreminela jeni.

    Reply to this comment
  15. tradita May 31, 12:25

    ha… ha.. as nuk ju shkon ndonjehere ne mendje. te merren me ty. Ti qen roje ke qene dheh gjithkush e largon qenin e keq. Sa keq per Gazeten Dita qe ne fund te fundit Berishen e ka kundershtar politik por nuk duhet te degradohet deri. ketu. Te perdor qenin pe rte kafshuar te Zotin. Po cfare malesori je ti qe vetem leh…. Pervec disa enveristeve te gjith ete perbuzin. Ti qen roje ke qene.

    Reply to this comment
  16. demo May 31, 13:30

    Pushka tu befte top,Izet!Avni Rustemi beri ate qe dukej e pamundur.Esat pashen nuke ndeshkoi dot Turqia dhe shqiptaria per shitjen e Shkodres dhe vrasjen ne prite te Hasan Rizase..Nuk e ndeshkoi dot Austro-Hungaria per kallauzin e ushtrise serbe neper Shqiperi,nuk e denoi sulltan Abdyl Mexhiti per rrezimin nga froni,nuk e denoi Ismail Qemali,per formimin e qeverise se Durresit,nuk e ndeshkoi princ Widi etj.,por kur dukej si djalli i pandeshkueshem,nje Avni Rustemi nga Libohova,ja rrezoi djallezine ne halet!

    Reply to this comment
  17. Dashnori May 31, 14:10

    Izeti : Gam, Gam, Ham, Ham…….Hum, Hum.

    Shqiperia i Futi Hun.

    Reply to this comment
  18. LORA May 31, 16:08

    Faleminderit Izet.
    Tash,nen ritmin e publikimit te vertetave te plota dhe te pakontestueshme,je duke dhene nje kontribut te vertete shqiptarizme, ne shperberjen me rrenje te bandes se geshtenjave te Tropojes.,,,,qe e zhyti me krye ne hi Shqiperine dhe shqiptaret ,per dy dekada.
    Shqiptaret patriote i ngroh ky kontribut i yti dhe jane me mend e zemer ne krah me ty.

    Reply to this comment
  19. laveri May 31, 16:58

    ti je dy her kriminel, sa vjet punove me kriminelat ,

    Reply to this comment
  20. hamit May 31, 17:05

    Si leh Izeti nuk ka lehur asnje qen malsie. E ty te lumte fyti Izet garipi.

    Reply to this comment
  21. fteri May 31, 17:58

    ****Kush me ndërgjegje hidhet ,
    në rrezik për hire të mirësisë ,
    dhe nuk friksohet për atdheun ,
    ky njeri është i burrëruar ,dhe pikrisht ,
    kjo është burrëria e dashuria atdhetare ,
    që po shpalos IZET HAXHIA.!!!.Ky
    djalosh është atdhetar do mbështetje ,
    mbarë popullore..PIZVENGAT ta mbyllin
    halenë !!!****Sot Shqipëria vuan shumë,jo
    për shkak të njerzve të këqijë,
    por për shkak të heshtjes së njerzve
    të mirë.Deri tani populli nuk dinte se,
    çfar ndodhte në prapaskena kriminale
    të S.Berishës,të gjithë këtyre vrasjeve ,
    ose si lidhej Saliu me prokuror dhe
    gjykattësit dhe si shpërblim u caktonte
    në detyra të “drejtësisë”.Ka ardhur
    koha që populli ti dijë ,por edhe të
    japë KONTRIBUTIN ,kundër barbarisë
    të S.Berishës te prokurorëve dhe
    gjykatësve të “gjithëpushtetshëm”
    të tipit feudal që janë mbyllur në
    kështjellën e krimit të S.Berishës.
    Qeveria ja ka borgjë qytetarve ,
    arrestimin e S.Berishës ,dhe
    REFORMËN ne drejtësi me çdo ,
    KUSHTË.Opinjoni shqiptar ja ka dhënë
    dënimin S.B ,me varja në litar,po ta
    përmbante ligji shqiptar.***************

    Reply to this comment
  22. Arturi May 31, 22:28

    Nuk tutet Izeti, jo. E njeh mire sali-komikun, i cili, ne 1997 mbushte breket perpara … Majko-buzequmeshtit!
    Lere pastaj Xeni, kopili i Xhelilit, ishte aq trim sa ia rrasen kusheriren per grua. 😉

    Reply to this comment
  23. Aleksander THANA June 1, 01:33

    beje fora o izet qe te mbetesh i madh ne histori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*