Saliu është një hardhucë dhe Rama është një…

February 17, 2018 12:12

Saliu është një hardhucë dhe Rama është një…

Arben Duka

Në gjykim të poezive,
në komente shpesh lexoj,
përse shokun Edi Rama,
sa Salën s’e ngas njëlloj?!

Njerëzit shkruajnë si të duan,
biles ka dhe ndonjë rroçkë,
thotë-se Ramës i mbaj anën,
se më hedh dhe ndonjë kockë!

Mirë do qe që të më jepte,
jo një kockë-po bisht me dhjamë,
po unë s’shkruaj asnjëherë,
me kërkesë të shokut Ramë!

Në këtë kohë pa dhele,
të liqtë dua t’i pëlcas,
të djathtët t’i bëj fërtele,
dhe të majtët mos i ngas!

Jo se fare s’i kam ngarë,
dhe për ta s’kam bërë një varg,
por e majta nga e djathta,
është vitet drite larg!

Nëse në vjershat e mia,
do të vija barazime,
do më pirdhej poezia,
do mohoja veten time!

S’ka njeri me mentë në kokë,
përjashto ndonjë gomar,
të thotë se Edi me Salën,
janë njëlloj e barabar!

Mbase s’jam tamam i saktë,
në ato që poshtë do them,
Saliu është një hardhucë,
dhe Edvini një zgalem!

Po tani si shumë janë shtuar,
që tek Rama kanë fiksimin,
edhe fasulet t’u digjen,
ja veshin fajin Edvinit!

Rama ka kusure plot,
pa problem bën një skandal,
po asnjëherë s’del nga vetja,
është gjithmonë origjinal!

Si mjeshtër i polemikës,
kundërshtarët i sfidon,
ndaj më mirë mos ngatërrohesh,
se për turp të turpëron!

Rama shpesh improvizon,
dhe për punët më të thella,
kurse Sala turfullon,
sikur dje ka dalé nga shpella!

Saliu me kohë ka marrë,
diplomën e një të marri,
dhe me Ramën janë të njëjtë,
sa ç’është akulli dhe zjarri!

Ramës i kam mbajtur anën,
gjer në notat më maxhore,
se lule bëri Tiranën,
që e gjeti nevojtore!

Po t’i zëmë gjërat me radhë,
që nga kohë e diktaturës,
Ramën e shikoj në mal,
dhe Salën tek bishti i urës!

Krahasoj Salën me Ramën,
sot në faqen gjashtë të “Ditës”,
si të krahasoj llagëmet,
me burimet e Selitës!

Në kohën që jemi njohur,
Ramën e kam pasur mik,
tani them se jemi ftohur,
por s’e mendoj si armik!

Unë kam parime të rrepta,
që më mbajnë ende burrë,
nëse prishesh me një mik,
ji fisnik-mos e shaj kurrë!

Vijon dhe në një ditë tjetër

February 17, 2018 12:12
Komento

78 Komente

  1. anticensurë25642654 February 17, 13:02

    “Unë kam parime të rrepta,
    që më mbajnë ende burrë,
    nëse prishesh me një mik,
    ji fisnik-mos e shaj kurrë!”
    ëëëëëëëë??
    parimet e tua që të mbajnë burrë??
    pëse se ke vënë tek “gojët e liga”mor ben??
    do të ishim shkrirë së qeshuri!!
    “nëse prishesh me një mik!?”
    atëherë do të thotë se nuk e ke më mik!!nuk ndan të njëjtat parime me të!!
    nëse ky mik është tradhëtar i vëndit tënd,i kombit tënd??
    me të vërtetë nuk duhet sharë!!
    i duhet dhënë ajo që meriton!!
    por ti as burrë je dhe as miqësinë nuk e di se çështë!!
    vetë hymini jonë e ka përcaktuar”burrërinë”!
    ti je larg dhe kundër falmurit tonë i bashkuar!!
    me tradhëtinë!!për fat të keq ke shumë shokë!!ke shumë tradhëtarë që me veprime dhe mosveprime po shesin shqipërinë!!
    të dhejfsha të djathtën e të majtën o ben legeni!!
    unë dhe ti kemi qënë miq(virtualë)të kam mbështetur që nga 2009 deri nga 2016,të kam kritikuar dhe kundërshtuar disa herë deri në dhejtor të 2017ës,por me këto që po bën ti!?
    do ta quaja veten bastard nëse do të zbatoja dy vargjet e fundit”nëse prishesh me një mik,
    ji fisnik-mos e shaj kurrë!”,sepse do të isha “fisnik” me ty dhe bastard me një popull të tërë,duke mbështetur në heshtje tradhëtinë!!
    ti ndoshta se ke problem të jesh bastard me popullin tënd dhe fisnik me ish mikun tënd!!
    UNË JO!!!!!
    do të preferoja të isha ai”ndonjë rroçkë” dhe “ndonjë gomar,” sesa një tradhëtar i ndyrë!!

    Reply to this comment
    • shqipe February 17, 14:52

      Lumemadhja ti, te shkoj jeta, traf e truf!…

      Reply to this comment
    • shqipe February 17, 15:02

      Eh! lumemadhja ti,te shkoj jeta traf e truf…Je bere mjeshtere ne mbledhjen e seleksionimin e fjalve me te flliqura kudo jane dhe vjen e i zbraz ketu pa u skuqur. kur argumenti mungon, sharjet te vijne ne ndihme ty. thuajm tani,qe komenti yt nuk eshte yti,por dikush tjeter eshte ai qe komenton ne emer tend! Ik me mire,mos prit qe zoti Thano, te te jap te shtymet,siç t’i dha dhe Mero Baze,qe kur shihte komentin tend,sikur e zinte zgjebja…mos u duk me ketu pari,boll je flliqur,shko laju is time…

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 17, 17:30

        qipe mi pedere,qeke informu mirë kësaj rradhe??
        uau,si me më pas mbajt qirinin mi zemra!!pale je dhe mashkull!!
        nga mënyra e të shkruarit,jo vetëm që nuk je mashkull,por je dhe femër beqire!!
        nga ato të ndyrat fare!!edukatën e ke nga familja,prandaj shkruan në mënyrë të tillë!?
        apo jo mi qipe leshi!!

        Reply to this comment
        • shqipe February 17, 21:08

          Si pas teje mashkulli u njoka nga femra nga te shkruarit?!Jo zonje a zjush,njhet ndryshe dhe une t’a kam thene dhe here tjeter, qe jam mashkull, madje nga te rrallet….Mbase s’do e besosh,por dikur nje mikesh,ja keshtu si zotrote,(Koh’ e monizmit M’u kruajt nja dy dite dhe te treten e bera te hidhte,(Te me falin Komentuesit), tri pordhe pas shoshoqes… Prandaj zjush a zonje c’fare je,mos me thuaj s’je mashkull,cudi,po qysh flisni pa prova xhanem?!…

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 February 18, 16:07

            “qe jam mashkull, madje nga te rrallet”
            eh tashti e mora vesh qipe!!
            je nga ata që janë,jo dhe aq të rrallë,nga 10-20%!!
            por shumë mundësi ka të jesh tek 10%!!
            prap shkrimi qipe shkrimi!!
            njeriu njihet dh enga shkrimi,qipe!!mënyra e të shprehurit!!ka qënë momenti,kur ke thënë se je mashkull,që më ka befasuar jashtëzakonisht!pavarsisht se prapë nuk e besoj!!
            ti shkruan me fjalor femre,qipe!!mund të kesh dhe hallate,qipe,por fjalori tënd më thotë se je FEMËR!!
            sado që të përpiqesh nuk të jep përshtypje tjetër!
            dhe unë nëse filloj të ndërroj mënyrën e të shkruarit,prap do të dal atje ku jam!ai që jam!!

    • Vladimir Dushniku,pensionist February 18, 02:08

      Leter e hapur kryeministrit te Shqiperise,zotit Edi Rama.

      O si nuk kam një grusht të fortë
      t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë”
      Migjeni:Recital i Malesorit.

      Eh sikur ta dinte Migjeni i madh,se keto vargjet e tij do te ishin akoma realitet i hidhur edhe ne ditet e sotme ne nje Shqiperi qe krekoset se eshte demokratike,do te ngrihej perseri nga varri !
      Zoti kryeminister!
      Me te drejten qe me jep Kushtetuta e RSH-se ,po ju drejtohen publikisht,meqenese te gjitha rruget e tjera te komunikimit me ju nuk kane funksionuar!
      Ju kemi votuar per te qeverisur vendin,por ne fakt ju,si gjithe para ardhesit tuaj , vetem e keni sunduar dhe vazhdoni ta sundoni kete vend!
      Dyshoj se ju dhe te tjeret qe keni grumbulluar rreth vetes jeni pushtuar nga deliri i madheshtise dhe ndonese jeni parti qe “grabisni” votat e fukarenjve te majte,ne fakt zbatoni ate qe populli yne nder shekuj e ka stigmatizuar me fjalen e urte se “bark ngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”!
      Keni kohe qe trumbetoni me te madhe se po punoni per te luftuar peshkaqenet,por ju nuk doni te shikoni se “karkalecat ” rrogtare kane bere e po bejne kerdine ne popull me shume se ata!
      Ju perbetoheni se po luftoni korrupsionin dhe padrejtesite ne sistemin e drejtesise,por nuk keni kuptuar akoma se te dy keto te keqia te medha qe kane rrenuar shtetin shqiptar deri me sot ,nuk e kane zanafillen vetem tek sistemi i drejtesise ,por se pari tek administrata e kalbur shteterore e supermbushur me militante te pa afte , qe nuk punojne per shtetin e sipas ligjeve, por sipas “maliqeve”!
      Deri dje e ndanit pushtetin me “vellezerit siameze” njelloj sic ndahej ne mesjete e me tej placka e luftes midis fitimtareve,ndersa tani ne “tepsine” vetem tuajen shteterore ekziston po i njejti mentalitet!
      Shkodranet kane nje fjale popullore ,qe i shkon per shtat administrates se sotme shteterore:”Te drejte ke,por gje nuk te takon”!
      Ne shtetin e sotem i eshte dhene mundesia cdo rrogtari,qe te shkele ligjet,te beje padrejtesi dhe korrupsion sa te doje sepse hallkat e kontrollit ne te gjithe piramiden shteterore nga lart e deri poshte nuk funksionojne.
      Kjo ndodh keshtu sepse ju keni nxjerre jashte perdorimit sensoret e nevojshem jetike, qe do te mund t’u tregojne juve se si funksionojne te gjitha hallkat e pushtetit tuaj : -Pritjet e popullit dhe letrat e tyre te ankimit!
      Kjo eshte e barabarte per nga rrezikshmeria me ate qe beri Sali Berisha ne 21 janar, qe pasi fshiu te gjitha regjistrimet nga serverat e kryeministrise , vuri ne aktrim jeniceret e tij ne drejtesi,shendetesi ,media etj dhe ju akuzoi personalisht se i kishit vrare ju te 4 protestuesit fatkeqe!
      Dhe ne se nuk do te ishte, per fatin e te gjithe popullit shqiptar dhe drejtesise , filmimi i te vetmit gazetar trim , Artan Hoxha,askush nuk do ta merrte vesh jo vetem te verteten e atij krimi shteteror ,por mbase as ju nuk do ishit sot kryeminister e pa cudi te madhe ndoshta do t’u kishin futur edhe ne burg.
      Ne se ju dhe administrata e juaj do t’i vleresonte me kete llogjike ankesat e popullit,ju do te zbulonit me mire, se cdo kontroll shteteror se si funksionon administrata publike duke i “prere koken” padrejtesive dhe korrupsionit,qe ne rrenje.
      Sot nuk ben pritje populli as kryeministri,as ministrat,as kryetari i Bashkise Tirane (me nje popullsi prej gati 1 milion banore ) dhe as drejtoret poshte tyre!
      Ju mund te justifikoheni me ate se keni mbushur institucionet shteterore me dhjetra apo qindra rrogtare qe vegjetojne ne te ashtuquajturat drejtori apo zyra te ankesave,te komunikimit apo maredhenieve me qytetaret, bile akoma me shume mund te mburreni me tollumbacen qe keni ne kryeministri me emrin sugjestionues “Shqiperia qe duam” , se keni te punesuar ne administrate qindra juriste,se komunikoni ne facebook me qytetaret etj, por se cfare efikasiteti kane patur keto zyra e keta rrogtare ne mbrojtje te ligjshmerise ,zgjidhjen e halleve te popullit dhe informimin e hallkave te shumta eprore ne tere piramiden shteterore lidhur me padrejtesite ndaj qytetareve dhe korrupsionin e pushtetareve,ky mund te quhet vetem nje deshtim i plote!
      Ju vete e pranoni se ka korrupsion ne administrate,por kjo eshte vetem pasoja,ndersa shkakun nuk e keni gjetur ose nuk doni ta gjeni per arsyet qe i dini vete.
      Eshte tashme aksiome,zoti kryeminister se nuk mund te lulezoje korrupsioni, ne se nuk ka shkelje ligjore, ne se nuk behen padrejtesi, ne se nuk sorollaten qytetaret ne zgjidhjen e problemeve te tyre!
      Dhe kjo vjen se ne te gjithe piramiden shteterore punesohen njerez militante,te pa afte,qe jo vetem nuk punojne per shtetin,por edhe nuk e kontrollon njeri punen e tyre!
      Deri me sot kemi degjuar se ju doni te kapni e te denoni personat e korruptuar,pra i kerkoni ata pasi te kene bere gjemen duke vjedhur shtetin dhe hallexhinjte e jo duke ua nxire jeten atyre sapo te bejne tentativen e pare kriminale!
      Dhe ne se doni seriozisht t’ia beni sketerre jeten te korruptuarve ne administraten shteterore,kete gje mund ta beni vetem duke ua bere “shesh me lule” qytetareve qe te ankohen ne cdo kohe,me cdo menyre,me te gjitha mjetet e ne te gjitha zyrat shteterore ku e gjykojne dhe besojne se do u japin drejtesi.
      Komunikimi i juaj ne facebook apo ne twiter nuk eshte nje mundesi ankimi per shumicen e popullit,pra per ata qe mund te jene viktimat me te mundeshme te padrejtesive e korrupsionit shteteror,por u sherben juve per konsum mediatik.
      Te ashtuquajturit shtet shqiptar ne keto 27 vjet nuk i vjen turp,qe me shume investigime dhe denoncime ka bere emisioni investigativ “Fiks fare ” i Top Channel-it me gazetare te afte e te perkushtuar ndaj detyres , bile pa qene as juriste se sa me qindra te tille ne administraten shteterore !
      Eshte kjo arsyeja pse qytetaret me shume kane besim te ankohen tek ky emision se sa tek shteti!
      Bile edhe rrogtaret tuaj dridhen kur u thua se do t’i drejtohem “Fiksit” se sa te ankohesh tek eproret e tyre te cdo rangu qofshin ata!

      Ilustrimin me te plote te ketyre denoncimeve qe po bej e gjeni me te gjithe shemtine e tij ne Bashkine e Tiranes.
      Jane sajuar aty dy drejtori me emertime bombastike si ajo e “Komunikimit me Qytetaret” dhe ajo e “Maredhenieve me Publikun ” ,qe fatkeqesisht vetem me qytetaret e me publikun nuk kane asnje komunikim e asnje maredhenie !
      Me kontretisht:
      Ne prill te vitit 2017 djali im beri kerkese ne UKT per mbylljen e kontrates se furnizimit me uje per arsye te largimit me banim dhe pune ne SHBA!
      Kesaj kerkese as sot (pas 10 muajsh) UKT-ja nuk i eshte pergjigjur me shkrese zyrtare ,per me teper qe vazhdon te dergoje edhe faturat per pagesen e taksave vendore.
      I jam ankuar edhe kryetarit te Bashkise Tirane z.Veliaj,qe me shume e shpenzon kohen duke mbjelle peme dhe nuk ka kohe te merret me letrat e popullit,por rrogtaret e tij ne vend qe te verifikojne bazen ligjore mbi te cilen kam bere ankesen dhe te vene para pergjegjesise rrogtaret arrogante te UKT-se,jane mjaftuar duke luajtur rolin e postjerit duke ia deleguar po UKT-se qe ta gjykojne ankesen time!
      Pra i luten “ujkut te pranoje se e hengri apo jo qingjin”!
      Me pas u jam ankuar edhe juve si kryeminister per UKT dhe Bashkine Tirane per kete shkelje ligjore dhe padrejtesi,por ne pergjigje te ankeses time drejtoria e Maredhenieve me Publikun ne kryeministri me njofton se edhe ajo me te njejten metode , ate te postjerit perdori , duke ia deleguar perseri UKT-se ta gjykoje ankesen time!
      Ne se do te njiheni ju apo juristet tuaj me korespondencen time disa mujore me UKT-ne,drejtorite e Bashkise Tirane ate te Maredhenieve me Publikun dhe ate te Tatimeve dhe Tarifave vendore,do te kuptoni se te gjithe keta rrogtare jane jo vetem te pa pergjegjshem profesionalisht,por edhe te pa afte juridikisht!
      Une ia kam arsyetuar ankesen time bazuar ne aktet ligjore e nenligjore aktualisht ne fuqi,ndersa justifikimet dhe kundershtimet e tyre i kane bere kacakshe,pa asnje reference juridike!
      Djali im i ka kerkuar UKT-se qe te mbylle kontraten me kete ndermarje me te drejten qe i jep Kodi Civil i RSH-se,neni 659,ne pjesen per kontratat,qe percakton se,”Kontrata eshte veprim juridik me ane te se ciles nje ose disa pale krijojne,ndryshojne ose shuajne nje maredhenie juridike”!
      Sipas ketij ligji UKT nuk ka asnje te drejte ligjore te vendose veton arrogante duke e kundershtuar ate pa asnje reference ligjore!
      Por edhe drejtorite perkatese te Bashkise Tirane,ne vend qe te ballafaqojne ankesen dhe referencat e mija ligjore ,mbi bazen e te cilave kerkoj drejtesine,me veprimet e rrogtareve te UKT-se,mjaftohen duke me dhene kete pergjigje skandaloze:
      _”Kontrata e lidhur me UKT-ne per nje godine te caktuar mund te mbyllet vetem ne rastin kur godina nuk ekziston me “!
      Nje pergjigje te tille,pa iu referuar realitetit dhe asnje akti ligjor apo nenligjor eshte e denje vetem per ndonje brigadier te ish kooperativave bujqesore e jo rrogtareve te nje Bashkie kryeqyteti e te nje shteti qe aspiron per t’u bere pjese e BE-se e qe paguhen me taksat tona me rroga milionere!
      Keta te mjere akoma nuk e dine se kontratat per furnizimin me uje nga UKT lidhen me kerkesen e vete qytetareve ,per cdo familje vecmas dhe jo per te gjithe godinen 10 kateshe!
      Pra si e tille kontrata mund te mbyllet qofte edhe nga njera pale,ne cdo kohe e pa asnje kusht.
      Nga ana tjeter,ku e gjejne referencen keta rrogtaret arrogante te UKT-se qe, ne vend qe t’i pergjigjen kerkeses se qytetarit per mbylljen perfundimtare te kontrates, na sugjerojne jo mbylljen por “pezullim kontrate” dhe kete sofizem e shesin si detyrim ligjor duke faturuar taksat vendore?!
      Kuptohet se e gjithe kjo loje me mos mbylljen e kontrates behet me qellimin djallezor qe te xhvatin qytetaret gjoja demokratikisht duke faturuar taksat vendore.
      Nga ana tjeter edhe pretendimi i tyre ,se djalit tim i takon (sipas tyre ) te paguaje taksat vendore,pa iu referuar aspak vendimit nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak Tirane,ne pjesen per taksat e pastrimit ,largimit te mbeturinave dhe tarifes se perkoheshme per infrastrukturen arsimore, verteton jo vetem pa aftesine e tyre juridike,por edhe arrogancen shteterore!
      Ja cfare percakton vendimi ne fjale:
      -“Tarifes se pastrimit dhe largimit te mbeturinave dhe takses se perkoheshme per infrastrukturen arsimore i nenshtrohen te gjithe familjet,personat fizike ose juridike,vendas ose te huaj,qe banojne dhe ushtrojne veprimtari ekonomike brenda teritorit te Bashkise se Tiranes”!
      Por djali im as banon e as punon ne Shqiperi dhe si i tille nuk i takon t’i paguaje keto taksa!
      Por rrogtaret e UKT-se dhe ata te Bashkise Tirane nuk dine ose nuk duan ta lexojne dhe interpretojne shqip kete percaktim,por hidhen “dege me dege” dhe me kthejne se fundi nje pergjigje karagjoze se,”Djali i juaj nuk hyn ne kategorite e personave qe perjashtohen nga detyrimi i pageses se taksave vendore”!
      Edhe per te qeshur,por edhe per qare eshte kjo pergjigje ,qe tregon mjerimin e tyre bashke me dhunen shteterore e mbrojtur me sofizma!
      Vertet djali im nuk hyn ne kategorite qe perjashtohen nga pagesa e ketyre taksave sepse nuk eshte as invalid e as pensionist dhe ai as e ka shtruar kete gje ne kerkesen e tij!
      Ai ka kerkuar mbylljen perfundimtare te kontrates e cila do te thote se nuk deshiron te kete asnje maredhenie kontraktuale apo detyrim me UKT-ne .
      Duke perdorur llogjiken e cartur te ketyre karagjozeve kam te drejten edhe t’i pyes:-“Po te vdekurit,zoterinj “humoriste”, meqenese nuk perfshihen ne kategorite qe perjashtohen nga ky detyrim,a vazhdoni t’i taksoni pas vdekjes” me taksat vendore ?!
      A ka juriste kjo Bashki,qe t’u mesoje ketyre rrogtareve te pa afte, se personat ,qe perfshihen ne “kategorite qe perjashtohen nga pagimi i taksave vendore” jane persona qe banojne detyrimisht ne teritorin e Bashkise Tirane dhe jane kliente te UKT-se,ndersa rasti i djalit tim nuk hyn fare ne kete arsyetim djallezor,se ai as banon e as punon ne Shqiperi!
      Por humoristet e Bashkise Tirane (konkretisht drejtori i DPTTV-se z.Arli Naska),kane harruar se ne nentor 2017,pas kembenguljes time te arsyetuar ligjore,u terhoqen ne arrogancen e tyre dhe me kerkuan me se fundi qe t’u vertetoj shkreserisht se djali im nuk eshte rezident ne Tirane,per t’a hequr perfundimisht nga detyrimi per keto taksa!
      Dhe kete nuk e bene qe ne prill 2017 kur u be kerkesa,por pas 10 muajsh duel shkresash me mua!
      Ia dergova me poste drejtorit te DPTTV-se, z.Arli Naska kontraten e banimit dhe vertetimin e institucionit ku djali im banon dhe punon ne SHBA,por nga rremuja qe kane ne koke dhe ne punet e tyre te perditeshme ,akoma pretendojne se nuk ia paskam derguar keto shkresa!
      Mire qe shkresat gjoja nuk ia paskam derguar,po shkresen zyrtare per mbylljen e kontrates ne pergjigje te kerkeses se bere para 11 muajsh,perse nuk e dergojne,ne menyre qe te hapim ceshtje gjyqesore me keta rrogtare te mjere?!
      Perfundimisht e kuptoj fare mire se tere kete rrumpalle antiligjore keta rrogtaret arrogante te UKT-se dhe te pa aftet e Bashkise Tirane,meqenese te gjithe jane treguar te nje “prerjeje”,e bejne qe te shmangin nje precedent te kesaj natyre,sepse dyshoj se keshtu do kene vepruar edhe me xhvatjen e miliardave leke nga miliona emigrante shqiptare qe as banojne e as punojne ne Shqiperi,por qe detyrohen me dhune te paguajne padrejtesisht keto taksat vendore,se ndryshe shteti demokrartik te burgos!
      Keshtu bejne keta te UKT-se edhe me mashtrimin qe bejne me faturat e ujit, te cilin na e faturojne per “uje te pijshem” kur ai nuk eshte i pijshem!
      Kjo gje i ka sjelle qindra mije banoreve te Tiranes,qe pervec pageses mujore per ujin e pa pijshem UKT-se ,qe shkon rreth 20 mije leke te vjetra per nje familje pensionistesh,te shpenzojne edhe rreth 100 mije leke shtese per te blere uje te pijshem dhe per gatim ,qe perben nje rrenim total te familjeve tona!
      Ia vlen, qe jo vetem KLSH-ja ,te ushtroje zbatimin e ligjshmerise ne UKT,por edhe Prokuroria e Pergjitheshme te hetoje per kete mashtrim me permasa skandaloze qe UKT i ka shkaktuar qytetareve per vite me radhe,ndonese vazhdojne te ngulmojne se do te rritin akoma cmimin e ketij uji qe e shesin per te pijshem!

      Reply to this comment
  2. info analitike February 17, 13:09

    Bejtexhiu eshte pjerdhur dhe Edi nje hajdut njesoj si Saliu dhe Likja tani ndonje rrocke do te me quaje salist.

    Reply to this comment
  3. apostol February 17, 13:11

    Si gjithemone MADHESHTOR ARTIST dhe mbi te gjitha BUREROR,ju uroj jete te gjate e shendet

    Reply to this comment
    • Tartufi February 17, 15:00

      Me vjen keq ,qe ke mbaruar !
      duke merisur ne bythe
      S plas njeri nga marezite
      me nje skllav,lidhur ne gryke.

      Do te me vinte turp,ti beja elozhe nje te parit te qeverisjes,sikur te me kishte bene dhjetra te mira ne krahasim me te tjeret. I pari i qeverisjes eshte krijuar te qeverisi dhe te shahet nga te gjitha anet,per te mos u bene nje shtipes i keq. Shtipsi i pa meshire krijohet nga
      te puthurat e kembes se tij nga zvaraniket ,qe i rine reth e rotull ,. Ai krijohet nga lufta e tyre kunder te tjereve ,
      qe nuk pranojne ti merisin prapanicen shtipsit.
      Urejtija per kundershtarin tend e kthyer ne nje skllaveri,per ate qe ti beson dhe ndjek nga pas eshte deshtimi me i madh qytetarise te nje populli. Nuk do shume mendje te mesosh vleren e legenit.

      Reply to this comment
  4. N.VJOSA February 17, 13:11

    M a d h e s h t o r…!
    Ti je F l o r i…!
    Ty te buron Mendja dhe goja Poezi!…
    Kushdo qe e njeh sadopak Poezine lirike shqiptare, e kupton se ti Arben Duka, e ke rreshtuar vehten ne Panteonin e Poeteve me te mire lirik shqiptar!
    Por ti je madhesdhtor edhe ne Poezine Lirike Qytetare, se ti shkruan perdite,( aq sa mund te krahasoj me fjalet e arta te te Madhit te poezise politike qytetare, Nolit tone te pavdekshem , kur i drejtohej Faik Konices per ” Albania”- n e tij, te cilen e percaktonte si Historine e shkruar te SHqiperise te fillimshekullit te 20-te!…)
    Do te lexosh politiken shqiptare te ketyre Viteve te trazuara te Tranzicionit Demokratik?…
    Lexo Poezine politike qytetare te Arben Dukes dhe do kuptosh te verteten e kesaj Historie te trazuar!…
    Ty te ka lezet Vargu!
    Ty te ka lezet Fjala!
    Ty te qellon Fjala si Gjyle Topi!…
    Eshte kjo arsyeja qe kundershtaret, midis te cileve ka shume , qe fati mund ti kete hedhur ne anen e gabuar te historis, te kundershtojne!…
    Por keto kundershtime jane dekorata per Ty, i nderuar Poet,
    se ti di ta mbash Ballancen ne anen e atyre qe mbaje mbi shpatulla Boten!
    Sa per Sali Monsten, Historia do ta vulos shume shpejt kete Esat Toptan te Shqiperise!
    Edi Rama eshte pa asnje diskutim Kryeministri me i mire i ketyre viteve te trazuara pas -90-es, qe po lufton si Hero ta hipi Albanien tone te shtrenje ne Trenin Europian…edhe pse i duhet te merret me nje Opozite tmerrsisht destruktive!
    Te pershendes o Flori,
    Ti ke lindur Poet!…
    Dhe te famshem te ka bere Poezia jote , te cilet shqiptaret ne raste jo te pakta, sic me shkruante nje Miku im nga ShBA dhe nje tjeter nga Greqia fqinje, shume nga vargjet e tua i dine permendesh!…
    Dhe ky eshte Vleresimi me i madh per nje Poet!…

    Reply to this comment
    • N.V. February 17, 13:18

      Korigjim:
      rreshti i gjashte, te lexohet “Poezine politike qytetare”…

      Reply to this comment
      • Ylli February 17, 18:30

        Shyqyr qe na sqarove ,se ishim ne merak !!!
        Tmerr te vinte e nesermja pa sqarimin e vargut gjashte.
        Ti vete o shoku Vjosa nuk ke kapacitet te kuptosh ku ndryshon sorkadhja nga dosa.Po te ka mbetur njeri qe te do te miren ,uroj te te mesoj qe keto vargjet me rime ,qe Ben Duka i nxjerre nga goja vrime ,nuk quhen poezi por bejtje.
        Poezi o i mjere dhe i dhjere ka shkruar Ali Podrimja ,Migjeni ,Ndoc Gjetja, Fishta ,Esenini ,Walt Witman ,Bajroni ,Getja ,E.A.Poe ,Emily Dickinson ,Kafavis e plot te tjere.
        Vemje si puna e ketij palacoje dhe te mjere si qenia jote ,jane te denuar nga jeta te jene …….
        bejtexhi sherbetor ,menderisht inferior.
        Te lutem mos na sqaro here tjeter ,se askush nuk eshte ne merak.Sinqerisht.Dhe mos ndalo te lexosh Duken sepse diten qe nuk do ta besh ,nuk ka me jete per ty.Jo per gje por ju te majtet e keni zakon vetvrasjen .Ja pyet Duken ,meqe eshte dashnor i se Majtes.

        Reply to this comment
        • N.VJOSA February 17, 19:49

          O Ydhi xha Saliut,
          Vertet e ke se do mesoj une nga ty se cfare eshte Poezia?!…
          Teorine e Letersise e kam mesuar e dhene provim, jo per te marre note kaluese, ohuuu, para 45 vjetesh dhe me profesore nga me te miret qe ka patur Shqiperia qe nga Kadareja, Driteroi, N. Jorgaqi, Xhaxhiu,Qosja, D.Shapllo etj etj, duke studjuar qe nga Letersia antike e deri tek rrymat moderne te koheve qe jetojme, me profesore me pervoje dhjetravecare, qe u kane rene thinjat , per te mesuar vertet se cfare eshte arti i Fjales Poetike, cfare eshte figura letrare dhe si e shpreh ajo ndjenjen poetike, perceptimin e figurshem te vet Jetes dhe botes qe na rrethon!
          Llojet e Poezis jane me dhjetra e qindra! Secili poet ka individualitetin e tij…!
          Po ju ushtaret e Sali Mortjes u jane errur syt dhe per ju atje ku ka drite shikoni erresire, ku ka Miresi, ju shikoni Ligesi, ku ka Optimizem ju shikoni pesimizem, ku ka Art ju shikoni shabllone, ku ka jete ju shikoni vdekje…
          Ti Ydhi Saliut nuk e dallon dot shprehjen e Artit nepermjet gjuhes se figurshme!…Ke permendur disa emra poetesh dhe mendon se ke pervetsuar dhe kuptuar poezine e tyre!
          Arben Duka ka nje jete te tere qe shkruan vetem Poezi!
          Por ty O Ydhi Pisqolla Qielli i Poezise eshte aq sa shikonte Bretkosa e Ezopit nga fundi i Pusit!…
          Hajt Trap, lexo ca leksione te Teoris se letersise dhe hajde debato me mua!…
          Keta Salizinjt tane jane kopetent per gjithcka, edhe pse Lufta e pist politike u ka veshur syte dhe u ka mpir trut…

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 17, 13:24

      net mavria
      çmund të më thuash??
      “Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur”
      kush është tu gënjy në këtë rast??
      ky gërku popullin e tij??
      apo
      ky toni që po merr leje për të filluar këto bisedime të mbylluara??

      ps:”dhe nje tjeter nga Greqia fqinje”,uauuuuu si rritet cilësia e përshtatjes!!
      nëse deri dje mund të ishe një kameleon euforik,sot je ngritur në shkallën më të larët të përshtatjes me situatën!je shëndruar në një oktapod!!besoj se e di që janë me mijra herë më të zotë se kameleonët?
      vetëm një gjë nuk e ke si ata!!zgjuarsinë!!ti me shumicë ke vetëm logorinë!!

      Reply to this comment
      • N. February 17, 13:50

        anticensure,
        nuk deshiroj te pergjigjem, deri sa ti te mesosh se si tu drejtohesh te tjereve, pa i ofenduar.
        Me kete gjuhe kaq agresive, ofenduese, edhe kaq sa po te shkruaj e ke ca si teper…

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 17, 17:37

          kësaj rradhe më ke pëlqy neto!!
          tamam okrapod!!pa kocka fare!!butak!!
          kjo gjuhë,është minimumi që mund të përdorë njeriu kundër tradhëtisë!!
          si,siiii????
          “Greqia fqinje”???????
          po deri dje çfarë nuk the mor butak!!
          ah po se harrova dhe për ilir floririn të njëjtat gjëra the deri në ditën e gënjeshtrave në 2013,pastaj e drodhe,për ta ridredhur një vit më parë!!për “xha saliun” ça nuk the për ta ridredhur nja dy herë këtë vitin e fundit!!
          e paske zanat këtë të dredhurën o net mavria!!mos ke qënë gjë gjimnast??
          ja dhe dy turpe të labërisë,dukë mavria dhe net taksia!!

          Reply to this comment
          • BLACK SWAN February 17, 18:28

            o ti nr triskes se bukes , ose tesera e partise
            perveç se te llomotitesh gjithe diten duke share e u jargosur pas tastieres , ke ndonje interes te lexosh , te hapesh sy e vesh ti nedertal ?? ne nje vendosje rendi boteror ,ku shume kufije hartash do ndryshojne sepse disa shtete do zhduken fare , çfare tradhetie flet ti zborist ???
            kur ke 1 milione shqiptare, ku 700 mij jane te lindur atje dhe e quajne veten grek , si ta quajme ndryshe fqinjin kur ne fakt e kemi fqinj ???
            he mor i dashur zborist na ndriço dhe ne injoranteve , e ke akoma ate pushken e drurit te zborit ,jo qe ti shpallim lufte kapitalizmit ???
            o zbori ;
            bota eshte ne globalizim , nje tv gjendet ne çdo shtet , per 24 ore te vjen kungulli i Holandes te dera e shtepise, ti ca kungull je dhe vete , po nejse , nepermjet tastieres ne 5 min jemi kudo ne krah te çdo globi , tani ti si na thua qe te bejme me fqinjet ??? ti je vend ne NATO, nedertal , detyrat behen ne Bruksel , nuk te tradheton asnje, rri i qete , konservo pushken e drurit dhe qetesohu !
            dhe lexo nedertal , sepse vetem lexim -kendim , dmth kultura do i beje shqiptaret te renditen ne vendin qe meritojne , ose me sakte te arrijne ate vend qe sera e ca debilave (si ty) na la pas .

            Bejtexhiu,
            ti nuk merr nga Rama asnje kocke, kjo eshte e ditur,
            nuk harxhohet Rama me skllever , i ka gratis ;
            ata si ti do jene gjithmone gaztor oborri !!!

          • T. Topi February 17, 21:35

            Akoma me kameleonin 24-karatesh ju,
            Qe s’ka lene lekur’ e flamur pa nderruar,
            Po a ka mbetur sot “ditar” pa e mesuar,
            Se nga dygishtor, KOQJA ne rilindjot eshte shnderruar ?

          • anticensurë25642654 February 18, 12:42

            uau mjelam e zezë shfaqet përsëri!!
            një e papritur!!
            ku ishe moj sorrë,në PS??
            të erdhi keq që ja jujtova net butakun gërkun fqinjë apo të urdhëruan të lehje??
            glopbalizmin e ke mi ndjerë me kohë,por këtë punën e shteteve që duhet të zhduken sie kisha dëgjuar mor qënje e niveleve të larta!!
            nuk më tradhëtoka kush??
            jo moj qënje që nuk je në gjëndje të ndash shurrën nga muti,këtë nuk e besoj!!e di përse??
            sepse ka shumë që më këshillojnë të hesht,të besoj se nuk ka tradhëti!!e kur ndodh një gjë e tillë do të thotë se tradhëtia është sa e afërt aq dhe e madhe!!
            kështu o robt ku i ke,taradhëtia është mes nesh!!kot naimi nuk shkurante se “në mes tënë kemi shumë armiq e tradhëtorë”,pra fjalët e tij janë të vlefshme dhe për sot!
            këta armiq e tradhëtorë,janë pak si tepër,ti e ben duka,tërë politika e futur në një thes,tërë media e ndyrë që shkruan sa plas për shkërdhimet e gridës për dënimet e skënderbeut(futboll)për dashnoren e nejmarit,por aspak për tradhëtinë e madhe!
            shikon 50 e tepër komente tek nderi personal i grifës a i atij rruspis mashkull,dhe nuk sheh tre kur i del gënjeshtra ramës për fillim bisedimesh,kur gërku thotë se kanë mbaruar!!
            neti hiperaktivin e lexon njëzet herë tek temenatë e duk tradhëtarit por nuk e sheh atje kur flitet për marrveshjet e gërkun!!
            ndoshta jemi me të vërtet një komb që nuk duhet të egzistojmë!sepse nuk kemi rrespekt për veten në radhë të parë,nuk mbrojmë vetveten në radhë të parë,merremi me thashtetheme në radhë të parë,vritemi për budallallëqe me njëri tjetrin në radhë të parë,e kemi për turp të jemi shqiptar në radhë të parë e shumë e shumë radha të para!!kështu që në radhë të dytë vjen tradhëtia,pranojmë të tjetërsohemi vetëm e vetëm që të mos egzistojmë!!
            dhe të gjitha këto radhët e para dhe të dyta,ti e të tjerë si ti i keni me shumicë!!
            unë dhe pak të tjerë,kemi kusurin,atë pushkën e drurit!!
            dhe këtë tastierën sot!tastierë që ju tërbon ju bastardëve!!
            duke filluar nga ky bastardi poet!nga ky labi i mutit,që ka për vëlla po atë labin tjetër net taksinë,e për kushëri një tufë pianecësh ish oficerë brrashnjarë që ju hanin racionet e fasuleve ushtarëve të shkretë!!
            ç’nivel pret nga njerëz që adhurojnë vetëm një gjellë,vetëm f