Saliu të vetëdënohet?

April 1, 2016 10:41

Saliu të vetëdënohet?

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita! Ej, shqiptarë, zgjohuni! Këta nuk duan reformë në drejtësi. Si ka mundësi që ne besojmë se kjo klasë politike po rreket të bëjë shtet? Si mund të besojmë që këta duan të vetëdorëzojnë paratë e vjedhura, të vetëgjykohen, të vetëdënohen dhe të vetëburgosen? A ka ndonjë njeri me pak mend në kokë të besojë këtë përrallë, kur e di mirë se n.q.s do të bëhet një reformë e ndershme, me gishtat e njërës dorë do të jenë ata që do t’i shpëtojnë? Prandaj nuk duhet t’i lëmë të tallen më, prandaj duhet të ngrihemi në revoltën tonë qytetare. Por jo me Saliun, ju lutem, por me të drejtën tonë atdhedashëse dhe detyrimin për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë. Si mundet të mos ngrihemi kur këta e thonë hapur se për ta partia është më e shtrenjtë se Shqipëria? Edhe këta ikën me valixhe druri në Tiranë, por tani vijnë me makina që i ndërrojnë si mbreti gratë. Dhe ne presim drejtësi nga këta!

April 1, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*