Salla e Parlamentit apo stalla e …

Nga Bedri Islami May 23, 2014 19:13

Salla e Parlamentit apo stalla e …

 

Sallën e parlamentit të Shqipërisë mund ta shohësh si të duash, gjysmë plot apo gjysmë bosh. Mund ta shohësh gjysëm plot, pasi gjysma e atyre që janë në sallë kanë përsonalitetin, mendësinë, botën e tyre politike dhe herë pas here, edhe vizionin e tyre, të cilat së bashku ose veç e veç, herë përputhen e herë jo me ato që diktojnë shefat e tripalëshit parlamentar, PS, LSI dhe PD. Mund ta shohësh gjysmë bosh, pasi gjysma e atyre që janë në sallë janë thjeshtë shpirtra të vdekur, të cilët as vetë nuk e dinë përse janë në atë sallë, veç faktit se dikush i ka nominuar në një listë shumë emërore, ose, si ndodh rëndom, kanë përfituar nga gjinia femërore. Ata, veç e veç apo së bashku, mund t’i shohësh tek livadhisin nëpër korridoret e parlamentit, i sheh kur lëvizin me kartonat, ngjyrat e të cilëve janë sipas urdhrit që iu është dhënë dhe as nuk u është dëgjuar fjala. Thjeshtë kanë qenë e janë aty, kanë dëgjuar, kanë heshtur dhe kanë ngritur kartonin. Kjo është e gjitha ajo që kanë bërë në vite të deputetllëkut.

Në më shumë se 20 vite pluralizëm vendi që ka pësuar më shumë ndryshime është pikërisht parlamenti i Shqipërisë. Nga vendi i burrave të mençur e grave të dinjitetshme, përgjithësisht është kthyer në një stallë; nga mundësia për të thënë e për të bërë diçka në të mirë të kombit, është tashmë zezona e kombit; nga shëmbëlltyra e një vendi të emancipuar me ëndrrën evropiane, është bërë si një kapardisje afrikane e viteve ’60; nga vendi ku mund të ndriçohet një mundësi e së ardhmes, është bërë streha e mallkimeve. Askush nuk dëgjon më aty ide, askush nuk beson se prej tyre mund të vijë një perspektivë dhe të mbrojë një mendim të vyer. Burrat e shtetit të viteve të para pluraliste janë bërë tashmë burreca të vegjël, ku fjala e tyre e fundit është dinjiteti dhe askush nuk interesohet për hallin e atyre që i kanë votuar. Salla e mendimit është bërë tashmë mishmashi i së keqes. Nëse ka një njeri që beson tek kjo gjysmë gote bosh, ai qoftë.

Në parlament, është e vërtetë se ka njerëz të dinjitetshëm, plot mend, që sjellin me shëmbëlltyrën e tyre mbarësinë dhe dinjitetin. Burra të aftë dhe zonja të nderuara, por nëse numri i tyre po zvogëlohet në proporcion gjeometrik, mediokriteti po rritet po ashtu në proporcion gjeometrik. Zonja të parlamentarizmit si Arta Dade apo Mimoza Hafizi, figura të respektuara si Halim Kosova apo Visar Zhiti, po bëhen gjithnjë e më të paktë.

Nëse në atë sallë do të kishte qenë mundësia të rivinin të gjithë ata që ishin në fillimet e saj, pra ata që nuk janë më ose që kanë mbetur në strukur në vetminë e qoshes së humbur, do të ishin çmerituar se kush ka zënë vendet e tyre. Vendin e Alfred Serreqit e ka zënë Aldo Bumçi, vendin e Bashkim Koplikut e ka zënë Mul Noka, vendin e Emin Musliut e ka zënë Eduard Halimi, askush nuk mund të gjejë sozian e Petraq Kolevicës jashtëzakonisht të kulturuar, Agim Meros dinjitoz, Ferit Hotit brilant, Besnik Mustafajt apo Vath Koreshit, Robert Ndrenikës i ka zënë vendin Gerti Bogdani, Rushan Golemit i ka zënë vendin Albana Vokshi, në vendin e Mitro Çelës ulet tani Keltis Kruja (kush dreqin është ky) dhe duhet të të marrë vaji kur dëgjon ligjërimin “patriotik” të Nard Ndokës apo Arben Ristanit, për të mos ja dhënë ulërimës nga genti i strazimirëve apo gildat e guidat. Gjuha rrugaçe e zëvendësoi mendimin politik, sharjet e zunë vendin e ironisë së hollë të Teodor Kekos, bërtitjet e kanë zhvendosur bukurinë e fjalës së Natasha Lakos apo Moikom Zeqos; mungojnë në parlament figura të dinjitetshme si Aleksandër Meksi, Ismail Lleshi, Shaqir Vukaj, Ermelinda Meksi, Alfred Paloka, i cili ka lënë pas vetes një turbullirë paloke, Besnik Mustafaj, mungojnë ata që e shndërruan për herë të parë sallën e kuvendit në një panteon të fjalës së lirë. Tani, fjala është burgosur nga më shumë se gjysma e atyre që janë të pranishëm fizikisht.

Shpifjet janë tani gjëja më e zakonshme dhe për çudinë e të gjithë botës, askush nuk bëhet merak se çfarë shpifet çdo ditë të enjte. Qoftë edhe njëra nga këto shpifje të ishte bërë në parlamentin gjerman, austriak, britanik, e kudo ku vlerat janë konceptuale e reale, parlamenti do të mbyllte dyert e tij, do të pushonin kancelaritë, do të ngriheshin të gjithë peshë për të gjetur të vërtetën. Sikur një e qindta e akuzave dhe shpifjeve të Sali Berishës të kishte qenë e vërtetë, më shumë se gjysma e qeverive socialiste do të ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndonjë ministër do të kishte qenë me fat nëse do të ishte dënuar me vetëm dhjetë vite. Të gjithë ata, të dinjitetshëm apo jo, përmes gojës së Berishës, pikërisht në këtë parlament, kanë qenë vrasës, hajdutë, banditë, trafikantë, agjentë, mafiozë, të korruptuar, të pamoral, gjithçka, por asnjëri prej tyre nuk ka pasur as dhimbje koke. Përmes gojës së tij kanë dalë akuzat më të përbindshme, që për Fatos Nanon që e rrasi në burg, e deri tek Azem Hajdari që e dërgoi drejt vdekjes. Askush nuk i ka shpëtuar mërisë së tij satanike, as nënat, motrat, gratë e deputetëve kundërshtarë. Ai e ka gjetur kohën të merret me familjen e secilit që ka përballë, deri në tre breza e më tej, pavarësisht se përsërit shpesh kodin e nderit, të vetmin gjë që ai nuk e njeh. Parlamenti u bë vendi “kapeni atë maskara dhe nxirreni për zhelesh jashtë…”

Këtë gjuhë e kanë mësuar të gjithë të tjerët. Kur dëgjon ulërimat e Keltis Krujës të duket sikur nga gurmazi i Berishës ka dalë një gëlbazë politike, çjerrjet e Flamur Nokës të kujtojnë çakçirët e politikës me kobure në brez, por me barut të lagur; parlamenti i dikurshëm të duket tani si një qendër inteligjence kur dëgjon pëllitjet e njëpasnjëshme, krejtësisht në një vijë, deri në tonin e zërit me shefin e tyre. Disa nga deputetët bëjnë kujdes të venë theksin pikërisht tek ajo gërmë ku e ka vënë dhe shefi i tyre, të shqiptojnë si ai fjalëzimet e pafund. Dhe në fund të fundit, ndërsa para vitit 1990 kishim një parlament një gjuhësh, tani kemi një parlament që flet vetëm dy gjuhë, krejt të njëjta me shefat përkatës. Zërat ndryshe përbëjnë risi për median, për njerëzit, duket se ishte diçka jashtë logjikës, sepse jemi ushqyer për njëzet vite me një logjikë të prapstë, të vendosjes në rresht. Dhe “Para Marsh”.

Ndodhi shitja e detit. Askush nga deputetët e PD dhe të LSI, asokohe në pushtet të përbashkët, nuk e ngriti zërin. Të gjithë e miratuan, e quajtën arritje të madhe, iu duk si një dhuratë që bënte pushteti grek dhe harruan një fjalë të hershme, ardhur nga Homeri, se “ruaju nga grekët kur të bëjnë dhurata”. Deputetët u vunë në rresht për t’i mbushur mendjen njerëzve se ata kishin të drejtë, një makinë e tërë u vu në lëvizje kundër një njeriu dhe një të drejte, parlamentarët në pushtet dukej se po bënin një vepër të madhe, kur në fakt, duam apo nuk duam, ajo ishte veçse një shenjë tradhtie e mbuluar me buzëqeshje lulacake. Askush nuk mori ndëshkim, askush nuk u qortua, gjithçka shkoi në harresë dhe turpin që ra mbi parlamentin askush nuk e dëboi. Shefat heshtën, të tjerët heshtën po ashtu.

Në grupin parlamentar të PS ka një shembull, që edhe nëse nuk e do, ia vlen ta ndjekësh. Ben Blushi, siç duket, nuk e ka ndër mend të konformohet e as të vihet në rresht, megjithëse herë pas here dalja nga rreshti nuk është e dobishme. Për disa nga mendimet e tij mund të mos jemi në një mendje, por është një zë ndryshe. Asnjë parti politike e aq më pak grup parlamentar nuk mund të mbijetojë në një sistem demokratik, nëse ajo apo ai, nuk përgatit fillimisht brenda vetes opozitën e vet.

Në parlament ka edhe figura të spikatura që heshtin, ndoshta ngaqë, si thotë populli, “i zuri turpi”, kur dëgjojnë marrinat e ditës së enjte dhe nuk duan të bëhen palë. Nuk mund të besoj se në grupin parlamentar të PD-së të gjithë mendojnë si Berisha, apo mos Zot më keq, si Topalli, sepse atëherë do të ishte një katastrofë kombëtare. Rreth tij janë disa figura të egërsuara, as vetë nuk e dinë pse, që më shumë se tragjikë, janë qesharakë. Të bësh kauzë me to është njëlloj si të “mihësh në ujë”. Të bësh kauzë të përbashkët me parlamentarët e komisionit të jashtëzakonshëm të 21 janarit është si të bësh kauzë me një pjesë të krimit, sepse ata u përpoqën të mbulojnë krimin. Të bësh kauzë të përbashkët me pjesët e komisionit për Masakrën e Tivarit, është njëlloj si të jesh pjesë e talljes dhe e neverisë ndaj martirizimit të një pjesë vitale të kombit, tragjedisë së tyre. Mesazhi se tragjedia na duhet thjeshtë për momentin, të kujton se kjo është pjesë e psikologjisë politike pëdëiste dhe pastaj, askush nuk mund të jetë fajtor, nëse padashur të kujtohet tragjedia e 2 prillit dhe ata që qëndrojnë pas saj.

Parlamenti është vendi që i duhet më së shumti Shqipërisë. Jo vetëm se ëshë legjislativi, por edhe është quajtur tempulli i mendimit. Nuk është i tilë, ndoshta edhe nga fakti se në atë sallë janë bërë si tepër. Mendoni, 140 deputetë në një vend as 4 milionësh. Sipas këtij rregulli shteti gjerman, për shembull, do të duhej të kishte në parlamentin e tij një minimum prej s[ë paku 3.150 vetë. E mendoni dot këtë?

A nuk ka ardhur koha që duke menduar për ndryshimin e Kushtetutës dhe reformën territoriale, të ndryshojmë edhe sasinë e deputetëve që janë ulur aty, e ndoshta kështu ndryshojmë edhe cilësinë e tyre? Një parlament me 100 deputetë do të ishte mëse i mjaftueshëm. Një parlament ku sundojnë shpirtrat e vdekur dhe rrugaçëritë politike është gjithnjë i dëmshëm, por ndoshta duke u rralluar, partitë do të zënë mend që të dërgojnë aty vizionarë e jo mercenarë, eruditë dhe jo teneqe politike, mentarë dhe jo sharës, të dhembshur e jo vrasës, njerëz me shpirt të butë dhe jo të hallakatur mendërisht. Ka ardhur koha, në mos edhe ka shkuar, që parlamenti të rrezatojë dhe jo të egërsojë.

Kam drojën se e gjithë kjo është thjeshtë një dëshirë utopike e imja. Për sa kohë berishizmi do të jetë ide, praktikë dhe çjerrje, nuk ka Zot ta shpëtojë atë parlament nga sharjet, shpifjet dhe çnjerëzimi.

Nga Bedri Islami May 23, 2014 19:13
Komento

15 Komente

  1. KA QI May 23, 16:50

    SHKRIMI ESHTE INTERESANT POR LIND PYETJA:
    Per cilin parlament flet autori?Po qe se i referohet ketij tonit e ka gabim sepse parlamenti perfaqeson popullin e ky per 23 vjet nuk e ka perfaqesuar ate por lista partish e sekretarish.
    Po qe se permend edhe emra shqipetaresh me mbiemra Meksi e tere ata qe i quan ‘burra shteti’ perfshi edhe KOPLIKET apo KOPUKET jo vetem nuk kane bere gje per popullin por shumica ka vjedhur pjesen e vet.KA NDONJE ‘BURRE’ NGA ATA QE PERMEND AUTORI NGA GJERMANIJA QE TA KETE DHENE DOREHEQJEN VETE SI I MORALSHEM SI NDODH NE GJERMANI E NE GJITHE BOTEN?MORALI NUK KA NGJYRA TE MAJTA E TE DJATHTA E KUSH NDIHET I MORALSHEM SI DJALKA E KIÇOS LE TE THOTE KUSH ESHTE I KORRUPTUAR NE GRUPIN SOCIALIST E MOS LEHE SI ZAGAR DUKE THENE ‘KRYEMINISTRI’ TE MARRE KOBUREN E TE FUTET NE LAZARAT .

    Reply to this comment
  2. turi May 23, 16:58

    Zoti Islami a e keni pare kete video https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  3. kris May 23, 17:14

    Po ,Bedri ketu duhet filluar ndryshimi qe te ndryshoje shqiperia.Deputetet kane surratin e kryetareve te partive se ashtu I beri ligji electoral Rama Berisha.Ata mund te jene deputet se I don kryetari se crendesi ka populli.Populli ka vetem nje detyre qe ti ushqeje mire me taksat e veta sa qe te plasin e ne vend te megafonit te mbajne duart tek hallatet
    Ligji electoral eshte dhurata me e mire qe I bene Saliu dhe Rama plehrave te kombit.

    Reply to this comment
  4. P.A.B May 23, 17:34

    … Vendin e Alfred Serreqit e ka zënë Aldo Bumçi, vendin e Bashkim Koplikut…[artikulli]

    Meqe kam respekt per z. Islami [sic dhe thone shume lexues te tjere] mendoj se ne kete rast e “ka ulur doren” thjeshte ne krahasim. E aspak per te nxjerre z. Serreqi si nje figure me potencial Diplomatik, te ishte gjalle i nderuari zoteri sot, vete do pohonte se nuk ja ka thene per ate pune; z. Koplikun [qe per fat te familjes se tij] sot e kemi mes nesh, do pohonte te njejten; e keshtu me rradhe, deri tek z. Mustafaj, qe ju deshen ~ 20 vjet, te “lodhej” me z. Berisha. Ka vetem nje fakt, po perjashtojme cdo abuzim/ perkatesi politike e Interes; qofte dhe Fjales Shqipe asnje prej tyre nuk i ben nder! Parlamenti Shqiptar, qe vjen nga folja “parler” [Fr] te flasesh/ me fole/ ne 23 vite “liri/demokraci” nuk prodhoi nje Orator te vetem. Nje person qe i ben te gjithe ta degjojne, pavaresisht kendit e problemit qe trajton; ne retorike, komande te fjales e me nje brilance ne artikulim konceptesh. S’patem asnje te tille.

    —-

    Megjithate, duke lexuar per “vokshe-e-kruja, brace-e-balla” qe jane sot, romantika dhe koha sikur e zbehin pak te djeshmen, e ne balance te duken pak me mire. Pra per te mos kerkuar qiqra ne hell; i jap te drejte zotit Islami. Dicka qe nuk ka qene kurre mire (!) dhe fillimi falet se askush nuk dinte ndryshe, ka degraduar ne cdo aspekt. Po te mos pranojme kete atehere do kalojme ne pedantizem. Jam nje ngjarje, per ilustrim:

    Poeti Alfred Tennyson (Lord Tenyson tek “In your otherwise beautiful poem,”) thote:

    Every moment dies a man,
    Every moment one is born.

    Cdo moment nje njeri vdes
    Cdo moment lind nje njeri

    Charles Babbage (qe dha fillimet e kalkulimeve te programuara) i cili njihej per saktesi te cmendur (a zoti e di, ndoshta e beri dhe per humor) i shkruan nje leter publike:

    “Zoteri, nese kjo do ishte e vertete, popullsia e botes sot do ishte njesoj. Sasia e lindjeve eshte pak me e madhe se ajo e vdekjeve, me modesti ju sugjeroj qe kur ta pubblikosh poemen here tjeter ta korrigjoni”
    Cdo moment nje njeri vdes,
    Cdo moment lind 1 1/16 (e njeriut)

    Kete nuk ja bejme dot z. Islami, i cili per ti dhene sfond nje koncept te zi sot; po perdor pak “licence artistike” per te nxjrre [te pakten] te djeshmen ne Ngjyre Gri. Gri te Hapet.

    ***

    Plotesisht dakort me shifrat e supozuara te Parlamentit Gjerman qe do dilte me 3150 deputete nese do kishte raportet me Ne. Shq ka 140 per 3.000.000 banore dhe kemi 1 Deputet ~ 22.000 banore. Ne kete raport Parlamenti Britanik [qe sot ka ~700 deputete] duhet te kete 2818 te tille. Kjo nuk ka te beje vetem me “perfaqesine” dhe keq-perdorimet partiako-klanore por dhe me Financat Publike!! Mjaftojne 70-80 deputete, keshtu sic jemi kemi plot borxhe dhe nuk na e mban xhepi te paguajme per shifra te tilla.

    Reply to this comment
  5. Korabi,France May 23, 18:15

    Zoti Islami, ne pergjitghsi jam dakort me ngjarjet qe trajtoni ne artikull por nuk jam dakort me krahasimet qe keni ba me emrat.Jo se jane te mire keta qe permend ne ditet e sotme se une as brigadier ne kooperative nuk do t’i emroja.E kam fjalen per disa ish ministra apo figura piolitike te kaluara.Ne nuk kemi dale nga lufta kur erdhen ne politike por ata nuk bane asgja per nje demokraci te paster te tipit europjan.Megjithate te pershendes si nje analist guximtar qe i thua gjeratr troç.

    Reply to this comment
  6. Jozi May 23, 19:27

    PO ZBERTHEJ ATE FOTO AI NE KEB ESHT GOMAR SALIU AJO ULUR ESHT BUCE JOZEFIN QE KESHTU IBIE TE JET STALL KAFSHESH

    Reply to this comment
  7. Sallakja May 23, 19:41

    Ne parlamente jane bijte e popullit te zgjedhur ne menyre
    demokratike si ne gjithe boten e zhvilluar.
    Kjo eshte demokracia,kjo eshte liria e votes,kjo eshte liria e
    fjales,kjo eshte liria e te menduarit.
    Nuk jane inteligjente ? Nuk jane te kulturuar ? Jane te pa afte ?
    Jane vjedhes ?
    Gabim, e keni gabim.
    Jane ajka e popullit Shqiptar.
    Perfaqesojne denjesishte popullin tone

    Kush nuk e ka lexuar poezine e D. Agollit, ta kerkoje ne
    internet se e gjen. Fillon keshtu;
    Cezme e Radovecit……..

    Reply to this comment
  8. zeqo May 23, 20:17

    Bedri, ata qe permend ti si burra te mire parlamnetar, ata ishin qe nisen parlamentraizmin kurve ne drejtimin e kryeprostitutes sali berisha duke i mbajtur iso per kolltuqe. MMe kete shkrim e ke dhjere, nuk pastrohen dot me kete shkrim fytyrat e qelbura te pushtetit berishina neokomunist te vitit 1992. o zoteri Bedri, qe flet nga maja e jetes luksoze me miliardat e figura ne pazaret e armeve te UCK, na thuja per secilin nga nje veper konkrete qe kane bere dhe nuk ka nevoj te besh lista me emra qe populli i ka harruar e ti ua kujton. perse do mbahen mend keta, per zbatimin e ligjit 7051. Per sjelljen e janullatosit ne Shqiperi. per kthimin e pronave. per votimin e dkeretit per gjyqtaret e plepave. per masakrimin e gazetarve edhe djegjen e gazetave. per zhdukjen e biznesmeneve. apo per vepren madhore te ngritjes se piramidave? apo per ngritjen e firmes shqiponja qedhe atyre u vjen turp qe ti i permend, sepse e dine veten qe jane te dhjere ne raport me Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Reply to this comment
  9. Dardhari May 23, 20:39

    Kjo do ishte puna me e mire per vendin, sa me pak deputetet ne kuvend.

    Reply to this comment
  10. Tradita May 23, 20:42

    Enverin nuk e ngjallni dot… Me nje gazete si Dita. Harrojeni… Harrojeni… Sa do i veshtire te jete tranzicini. Zhvillimi i demekracise ne Shqiperi ishte mbreslenes thote Hillari Klinton o kolere e kuqe.

    Reply to this comment
  11. Ti May 23, 23:51

    Jane hutuar pleqte e shkrete, si Sala dhe Jozi. Nuk keni mend me per tu dhene te tjereve, edhe pak shkoni me bo vorbe. Sa me shpejt, qe te dy njeri pas tjetrit meqe su rrihet vetem.

    Reply to this comment
  12. dritan May 24, 08:19

    Githmon i kam pelqyer shkrimet e tuaja e i kam lexuar me endje. Per kete shkrim sot jam pjeserisht dakord me ju z Islami Dashamir shehu qe sot eshte ne parlamenert,,, zv kryeminister e kishim e asgje sberi, as per pronat e as per asgja le ma ai Mediue .Tashti qe Sala nuk eshte k /minister ,D Shehu sben se helbete prap po ai Sal e beri deputet cfare pret tij prej apo pse flet ashtu si para 30 vjeteve pa le ma kur thoni per Ferit Hotin ”brilant” qe te ndjerin as te vetet smund ta degjoshin kur fliste ne parlament bile e as Jozi qe shpesh i thoshte : ”ulu Ferit boll mbylle diskutimin”.
    Persa i perket numrit te deputeteve e mira vertet do te ishte te kish 100 vete. Jo si ato nga tipa Blushi qe kur si plotesohen deshirat shfryn ndaj Rames duke marre perdesyhin ne krah e me dy te tjere e fill e ne Bruksel per tu ankuar jo per Salen por Edi Ramen. Turp e sot pa pik cfare ti them un pa pik pjekurie thot ”pse ke frik me hy lazarat”, e po more jahu si lazarati sot jane ba shume komuna se keshtu e kishte kuptu Sala rritjen e mireqenise se popullit, duke mbjell DROGE e jo duke mendu per hapje te vendeve te punes . Turp. mos vall kujton se asht e veshtir per nje fshat me 4000 banor per tu bere zap. Ne asnje menyr. JO, Eshte pikerisht zgjuaesia e Rames e ministrit Tahirie kryepolicit Didi qe cdo gje ne kohen e duhur se keto jane plage te disa viteve e me mendesi te Sali Berishes qe ju kultivoni keto bime e mos punoni asgja, edhe ju perfitoni edhe ne marrim racionin tone, sepse as NE smund tju afrojme asnje alternarive pune vetem se ju votoni per ne pd. si puna e hapjes se universiteteve ne te gjtha qytete e Shqiperise qe hajt kater vjet i kemi te gjithe studenta e nja 4 vite te po e shtyni per per te korruptuar ndonje per vend pune qe te nxirrni ato lek qe keni me pagu per provime e per vendin e punes qe keni dhane e gjith shoqeria ne gjum e te gjith thone qe femija im ka mbaru shkolle e pa pune. Cudi.!!!!

    Reply to this comment
  13. jan May 24, 12:21

    TE GHITHA KOMENTET JENE TE BUKURA DHE M,E TE VERTETE BEDRIU JA KA FUTUR KETE RADHE KOT …POR KRAHASUAR TE SOTMIT ME DISA TE DJESHEN …KJO PO……… EDHE BEDRIU SI DHE NE E DI SE CFARE LEGENASH JANE TURP PER KETE PARLAMENT ……………ME FALNI NS JU SHQETSOVA

    Reply to this comment
  14. shqiptar May 24, 12:25

    Te vjen keq per nivelin mjeran te komentuesve militante,per shkrimin me shume nivel te autorit qe megjithese plotesisht I majte per habi ben analize brilante per kualitetet intelektuale te deputeteve te periudhes se fillimit te ndryshimit te sistemit komunist.

    Reply to this comment
  15. shqiptar May 24, 12:42

    Z.Îslami te mjaftueshem per kete vend te varfer jane edhe 60 deputete.ose edhe 40 sine kohen e Ahmetit dhe pa te drejte me qene ministra.le ta kene pagen sa tre fishi ketyrepor vec karrigeve kursehen edhe shume gjona te tjera,bile edhe veturat dhe ajri I condicionuar.hahaha

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*