Salla e re e koncerteve te Liceu, Ermonela Jaho: Ne ëndërronim të këndonim në një ambient të tillë

April 4, 2019 12:57

Salla e re e koncerteve te Liceu, Ermonela Jaho: Ne ëndërronim të këndonim në një ambient të tillë

Artistja shqiptare me famë botërore, sopranoja Ermonela Jaho vlerëson ndërtimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik “Jordan Misja”, të inauguruar dje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sopranoja Joho e cila është edhe një nga produktet e Liceut Artistik “Jordan Misja”, nërpërmjet një postimi në twitter është shprehur se dikur ëndërronte të këndonte në një sallë të tillë diku nëpër botë ndërsa artistët e rinj shqiptarë mund ta jetojnë tashmë këtë ëndërr në vendin e tyre.

“Nëse ne ëndërronim të këndonim në një sallë të tillë diku nëpër botë, artistët e rinj do fillojnë ta jetojnë këtë ëndërr në vendin e tyre. Ta gëzoni, ta gëzojmë të gjithë dhe u mbushtë me shumë dashuri dhe pasion të buruar nga shpirtrat e artistëve të së ardhmes”, komenton Jaho në tëitter.

Ndërtimi i sallës së re të koncerteve e pagëzuar me emrin e kompozitorit “Tonin Harapi” është një premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës për një sallë të denjë për artistët e rinj që përgatiten për të shfaqur talentin e tyre në Shqipëri, por edhe nëpër botë.

o.j/dita

April 4, 2019 12:57
Komento

5 Komente

  1. nipi hasanit April 4, 15:08

    e pergezojme zonjen Jaho me talentin e saj per krenarine e kombit ne skenat me ne ze te botes.
    .
    doja ti beja vetem nje verejtje jo te vogel
    ne nje interviste te saj te dhene para 3 vjetesh NE NJE NGA GAZETAT ME TE MEDHA AMERIKANE zonja e nderuar kishte deklaruar se NE SHQIPERI FUTESHE N EBURG PO TE MESOJE GJUHE TE HUAJ…ne nje kohe qe babai Ermoneles edhe pse ushtarak kishte mesuar ne nje gjuhe te huaj perendimore..
    .
    Thjesht na kujtohet thenia e zonjes Vlahutin e BE qe si torrollacke deklaronte ne kazane se NE KOHEN E ENVERIT FUTESHE NE BURG PO TE NDEGJOJE CILENTANON
    ..
    edhe nje here

    zonja Ermonela suksese po kur ju pyesin kazanet e zinj te botes mos e nxini ate vend se te ai rasti i AVIONAVE KOMUNISTE.
    ..si te themi per ty SOPRANO KOMUNISTE

    Reply to this comment
    • Feniks April 6, 01:15

      Kjo Ermonela doli artiste pa kete salle,qe nuk eshte bere pr te rritur nivelin artistik,por thjesht per imazhin mashtrues te Rames dhe Veliajt!
      Se salla ka plot,por jane bosh nga spektatoret!
      Nuk i ben salla artistet,por artistet sallen!

      Reply to this comment
  2. demo April 4, 19:24

    Kilja bukes 20 leke.U zente buka syte!
    Nje buke kushtonte 40 leke,mendohej se ishte 2kg.Nje gjys buke kushtonte 20 leke,mendohej se ishte 1kg.Meqenese NE e kishim,por bota s`e kishte,kur arrestonin ndonje fakir,populli thoshte:I zente buka syte!Kilja bukes 20 leke.
    Jaho po luan me buken,qe ne e kemi,por bota s`e ka.
    E enderronim nje salle te tille neper bote,(e beri realitet Erioni me Partine).Lyceu e ka,bota s`e ka!!!!!
    Ik moj delenxhie,hypokrite,demagoge,,mos te them ndonje fjale me teper.
    Erioni po mbjell peme ne Farke,se me duket ka mendje te keqe tek kodrat e liqenit,aty afer ke pallati brigadave,,,aty do t`i ckule ca peme,,do mbjelle pallate beton laker arme,llac e tulla turshi.,

    Reply to this comment
    • salatomiku dixhital April 4, 20:50

      Jam dakort qe nuk eshte ndonje veper e madhe kjo qe thote operetxhesha por Edi me Erionin po bejne dicka qe te pakten turizmi eshte ne progresion gjeometrik
      Ju lutem kujtoni Boratin e Kazakistanit qe premtoi me ‘kanun” qe do bente keto mrekullira dhe sigurohej vendi dyte pas Gjermanise
      .
      -parlameti i ri
      -stadiumi i ri
      -xhamia e re
      -rruga e Arberit
      -rrethrrotullimi ne unaze
      -h/c skavices
      -h/c devollit
      -mullinjte e eres ne karaburun
      -centrale atomike per tu bere superfuqi
      -hekurudha tirane-pekin
      -superfuqi arroresh
      -mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
      e deri te tramvaji i Lulit

      Reply to this comment
  3. Amore Vero ... April 5, 18:26

    Rrespekt per kte Artiste te fameshme te Operas Boterore

    Emanuela ,me pelqen jovetem per pozivitetin qe ajo

    percjell ke qytetaret e vendit te vet .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*