Salvini- Brukselit: Emigrantët do shkojnë në Shqipëri, doni apo s’doni ju

September 1, 2018 12:44

Salvini- Brukselit: Emigrantët do shkojnë në Shqipëri, doni apo s’doni ju

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri.

Në 20 vitet e fundit jemi mësuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vjetësh, kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri.

Por Europa thotë jo pasi ata duhet të shkojnë atje vetëm nëse duan. Në teori, këta njerëz po i largohen luftës por ne që i mirëpresim duhet t’i lëmë të zgjedhin edhe hotelin.

Nëse Shqipëria i mirëpret atëherë ne do t’i çojmë. Kaq! Nëse Brukseli është dakord, ne do ta bëjmë. Edhe nëse nuk është dakord, ne do ta bëjmë gjithsesi“, tha Matteo Salvini.

Disa ditë më parë, qeveria shqiptare iu përgjigj thirrjes së asaj italiane duke marrë 20 prej emigrantëve nga 150 të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në Catania.

Lajmi është përshëndetur nga autoritetet italiane dhe nga vetë Salvini, i cili u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp. Përveç 20 emigrantëve që do të marrë Shqipëria, 25 do i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të strehohen nga kishat në Itali.

Pas lajmit se disa prej emigrantëve do të strehoheshin në Shqipëri, BE tha se emigrantët do të vijnë vetëm nëse emigrantët pranojnë, dhe jo me forcë. Kjo pasi Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe nuk është as vendi i parë ku kanë zbarkuar emigrantët.

Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara. Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare“, tha zëdhënësja e Bashkimit Europian Natasha Bertaud.

o.j/dita

September 1, 2018 12:44
Komento

5 Komente

  1. intelektuali September 1, 13:57

    Dergoi o Matteo Dallkauku, dergoi Edi Kaqolit:

    JO VETEM EMIGRANTET NGA AFRIKA, POR EDHE PLEHRAT E ITALISE, SIC KISHIT BERE PLAN DO KOHE ME PARE

    sepse:

    Ne Shqypni ka nje popull aq BUDALLA dhe aq injorant

    SA EDHE ARMET KIMIKE TE ASADIT PER PAK SA NUK I PRANUAN SI KARAMELE BAMIRESIE

    Nga mareveshjet ne terrin e nates te Edi Kaqolit.

    Reply to this comment
    • Lexues September 1, 18:52

      Mateo eshte dallkauk…
      Edi Rama edhte Kaqol, sipas ketij Nastradin “intelektualit” tone….
      Vetem Nastradini yne eshte i mençur…!
      Medet, medet çfare te ben Kosherja kur i kane ikur bletet….
      Eshte problem i madh kur te pikon tavani….!

      Reply to this comment
  2. Epiriot me Zemer e Shpirt September 1, 14:39

    na dergo edhe gruan o fashisti poshter.Ti bejme hyzmet edhe asaj ,se ju rrace bjer’dorsash jini.Fol e te shkerdhefsha faren edhe sojin ,kur gjen kaqola keteyre aneve.Mbajivete o qelbesire fashiste ,cfare kusuri kemi ne?Ju plehera qe skeni kerkuar ende falje per krimet tuaja ketyre aneve.Po mire keni saa te ketemustafa kruja e mrilika kokrra malokesh pa personalitet edhe dinjitet kombetarkeshtu do sileni ju.Se Epiri ju ka mbajtur per hyzemqare,e keni tradite hurin e epirit ne sume ju pepinaqer.

    Reply to this comment
  3. Edi September 2, 08:55

    Pse merreni me Salvinin? Ai ka te drejte qe kerkon ti postoje emigrantet gjetke, ceshtja eshte pse ky derdimeni Ed Rama del si kerri para gomarit e kerkon emigrante? Gje qe askush ne Europe nuk e do, te jete Edi yne me i zgjuari? Por shyqyr qe BE nuk po bie dakort qe ato emigrante tie dergohen ne Shqiperi. Me nje rrot [email protected] si Rama, ka rrezik qe te kerkoje te gjithe refugjatet ti strehoje ne Shqiperi, shquhet Rama per [email protected]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*