Salvini: Mundësia e fundit për të shpëtuar Europën janë zgjedhjet

September 9, 2018 17:43

Salvini: Mundësia e fundit për të shpëtuar Europën janë zgjedhjet

 

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i sheh zgjedhjet europiane të muajit maj si një mundësi për forcat e ekstremit të djathtë që të kthehen në grupin kryesor parlamentar.

Salvini deklaroi një ditë më parë gjatë një forumi politiko-ekonomik në qytetin verior Cernobbio,se këto zgjedhje janë shansi për një ndryshim historik dhe mundësia e fundit për të shpëtuar Europën.

Këto koment, kreu i Lega Nord i bëri një ditë pas takimit me Steve Bannon që ka çelur në Bruksel një fondacion të quajtur “Lëvizja”. Qëllimi i këtij fondacioni është të lidhë elementët e ekstremit të djathtë në mbarë Europën.

l.h/ dita

September 9, 2018 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*