Salvini shkon shumë larg… krahason emigrantët me skllevërit

September 14, 2018 19:55

Salvini shkon shumë larg… krahason emigrantët me skllevërit

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, duket se ka shkuar shumë larg, duke i krahasuar emigrantët afrikanë me skllevër.

Salvini, që është në të njëjtën kohë edhe drejtues i partisë së ekstremit të djathtë, Lega Nord, e bëri krahasimin në një sesion me dyer të mbyllura të një konference për emigracionin dhe sigurinë, mbajtur në Austri, ku merrnin pjesë edhe zyrtarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për migrantë, sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat ndryshe”, tha Salvini në konferencë.

“Unë paguhem nga qytetarët që të ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë.

Ndoshta kjo mund të jetë e nevojshme në Luksemburg, por jo në Itali. Ne duhet të ndihmojmë fëmijët tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për të zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka reaguar menjëherë, madje me irritim, duke thënë se Salvini ka shkuar shumë larg.

Në Luksemburg, kemi pasur dhjetëra migrantë italianë. Ata vinin si migrantë për të punuar në Luksemburg, në mënyrë që ju në Itali të kishit para për fëmijët tuaj”, tha Asselborn.

Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.

l.h/ dita

September 14, 2018 19:55
Komento

4 Komente

  1. Aleksander Thana September 14, 20:10

    Pa permendur fjalen ” skllever”, per te tjerat ka te drejte.

    Reply to this comment
  2. Agim Anastasi September 14, 20:12

    Po emigrantet italiane qe jane kudo shumice ne Europe e deri ne Argjentine jane skllever ?! Jo Z. Minister nuk jane skllever por viktima te Globalizmit pa pune e pa te ardhme. Mos fol me urrejtje per ata qe po sakrifikojne jeten.

    Reply to this comment
    • KORÇARI September 15, 13:19

      Agim Anastasi, po ngatërron gjërat më duket (me dashje apo pa dashje nuk e di) , Italianët shkojnë jashtë si EMIGRANTË të rregullt dhe si të tillë , kanë të drejta të barabarta në punë dhe pagesë me shtetasit e shtetit ku kanë emigruar.
      Afrikanët NUK JANË EMIGRANTË , POR REFUGJATË dhe si të tillë do të përdoren si SKLLAVË nga punëdhënësit, ASHTU SIÇ U PËRDORËN EDHE SHQIPTARËT në Itali ,Greqi e gjetkë, ku PUNONIN NGA 12-13 ORË POR PAGUHESHIN PËR 4 ORË DHE KUSHTET E PUNËS DHE JETESËS ISHIN TMERRËSISHT TË KËQIJA .
      SALVINI KA 100%TË DREJTË, NË VEND QË TË IMPORTOJMË SKLLEVËR NGA BOTA ,SI KRAH I LIRË PUNE (Sepse në Realitet ky Është Qëllimi Real i importimit të Refugjatëve, Justifikimet se bëhet gjoja për humanizëm ,JANË PORDHË ME RRIGON, Humanizmi nuk shkon me Kapitalizmin), DUHET TË MEREMI ME FAMILJET DHE ME SHTETASIT TANË.
      BRAVO I QOFTË SALVINIT QË NDJEK KËTË POLITIKË , KËTA DEBILAT TANË DUHET TA MARIN SI SHEMBULL DHE JO TË DALIN E TË BËRTASIN SI TELLALLË SE SHQIPËRIA ,SHTETI ME 1.5 MILION BANORË , SHTETI QË KA NUMURIN REKORD TË EMIGRACIONIT NË EUROPË ,SHTETI I CILI ME ZOR ARRIN ,SHUMË HERË S’ARRIN FARE TË SIGUROJË KUSHTET MË ELEMENTARE TË JETESËS PËR POPULLSINË E TIJ , MUNDET TË STREHOJË 600 MIJË REFUGJATË.
      PËR SHQIPËRINË EDHE 50 MIJË JANË DIÇKA MË SHUMË SE TEPËR , SEPSE NGA1.5 MILIONË BANORË AKTUALË POTHUAJSE 800 MIJË JANË PLEQ E PLAKA (RINIA KA IKUR DHE VAZHDON TË IKË) , NJË PËRQINDJE TJETËR ËSHTË NË MOSHË MADHORE KËSHTUQË NJË NUMËR I TILLË (50 MIJË) PËRBËN RREZIK PËR STRUKTURËN ETNIKE TË KOMBIT SHQIPTAR, NDËRSA NJË NUMËR MBI 50 MIJË MUND TË QUHEJ LEHTËSISHT SI TRADHËTI E LARTË KOMBËTARE, PASI ÇON ME SAKTËSI ARITMETIKE NË SHPËRBËRJEN ETNIKE TË KOMBIT SHQIPTAR.
      KRYEMINISTRI HOMOSEKSUAL I LUKSEMBURGUT NDOSHTA I DO AFRIKANËT , POR SIGURISHT QË JO NGA HUMANIZMI, GJITHASHTU FRANCEZI MOSKOVISI ,I CILI PËRFAQËSON FRANCËN = SHOQËRITË SHUMËKOMBËSHE ,”TOTAL” ,ETJ ,NDOSHTA I DO AFRIKANËT POR SIGURISHT QË JO NGA HUMANIZMI.

      Reply to this comment
  3. KORÇARI September 16, 17:56

    Titulli nënçmues për Salvinin ,tregon qartë që artikullahkruesi punon për interesa të caktuara, të cilat nën petkun e humanizmit krijojnë koloni dhe SKLLAVËRI MODERNE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*