Sami Frashëri – grekëve të “Megali ideas”: “Ua thotë historia, kush jeni ju dhe kush janë shqiptarët”!…

Zylyftar Hoxha June 7, 2015 12:14

Sami Frashëri – grekëve të “Megali ideas”: “Ua thotë historia, kush jeni ju dhe kush janë shqiptarët”!…

Nga studimet më të fundit në arkivat osmane, të përkthyera dhe të botuara në Shqipëri, por edhe  Kosovë,  vepra e Sami Frashërit po merr një formë më të plotë. Nga disa gjurmime më të fundit është zbardhur tërësisht polemika e gjatë dhe e ashpër e mendimtarit tonë të madh me qarqet ideologjike dhe politike greke të asaj kohe, ku ai me argumente shkencore jep dëshmi të autorëve të lashtë, Plutarkut dhe Strabonit si dhe të dijetarëve të tjerë të mëvonshëm mbi autoktoninë e shqiptarëve në Epir. Gjysma e Iliadës dhe Odisesë është e shkruar në “shqip” nga Omeri, shkruan Samiu dhe shton se perënditë greke mbajnë emra “shqiptarë” (pellazgë). Jo me patetizëm, por urtë e qetë  ai u tregon grekëve se burrat e dheut shqiptar, Aleksandri i Madh, Pirroja, Aristoteli, Skëndërbeu, Ali Tepelena dhe familje të tjera të shquara, që kanë drejtuar perandoritë, me historitë e tyre kanë lënë gjurmë  të tilla, që grekët s’mund t’i fshijnë dot me gënjeshtra të trasha. Për këto e të tjera fakte, zëdhënësit e qarqeve shoviniste i përmendin Samiut bukën në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, që edhe atë s’ia dhanë ata. Për më tepër le të shohim se si Sami Frashëri mbron tezat e tij për çështjen kombëtare.

“Terxhuman-i Shark” kundër “Neologos”

Në kohën kur vepronte Samiu, pra në çerekun e fundit të shek. XIX, fuqitë e mëdha bënin plane për ndarjen e sferave të ndikimit. Ndërkaq shtetet e reja ballkanike bënin plane për zgjerimin e tyre, duke mohuar ekzistencën dhe në kurriz të kombit shqiptar. Fatkeqësisht një qëndrim të tillë mbante edhe Porta e Lartë. Duke parë qëndrimet e fuqive të mëdha dhe të Portës së Lartë, serbëve dhe grekëve iu hapën orekse të mëdha për të gllabëruar tokat shqiptare. Në këtë kohë Samiut iu desh të përballej fuqishëm me armën që kishte në dorë gazetën “Terxhuman- i Shark” kundër gazetës greke ”Neologos”, që dilte në Stamboll dhe që ishte hedhur haptas kundër shqiptarëve. Në një përgjigje analitike që i jep Samiu kësaj gazete thotë se është i detyruar t’iu kujtojë grekëve, duke shtuar shënimin (Kërkoj vëmendje), se kombi shqiptar është më i hershëm se ai grek, pale që sllavët nuk zihen në gojë, pasi kanë ardhur shumë më vonë në Ballkan.

Mos u lodhni të nxirrni të vërtetën, u drejtohet ai aspirantëve të Megalo Idesë, Idesë së Madhe, se e vërteta është në shesh. Ata që kanë lexuar, qoftë edhe një herë veprat që kanë shkruar historianët, gjeografët e udhëpërshkruesit e lashtë dhe ata të sotmit, e dinë të vërtetën, shkruan Samiu, dhe u përmend redaktorëve të “Neologosit” se duhet të kishin mësuar më mirë në shkollë hollësitë e betejave të Salaminës e të Maratonës për të mos nxjerrë në shesh injorancën e tyre.

Burra dhe jo barbarë

Në sulmet e gazetës greke vihet re një gjuhë e vrazhdë, një ndjenjë e hapur armiqësore dhe fyese, ndërsa përgjigjet e Samiut janë të matura, të thella, të argumentuara dhe me shembuj konkretë. Kështu, pretendimit grek se në Vorio Epir s’jetojnë më shumë se 220 mijë shqiptarë, myslimanë “përbindësha të tmerrshëm”, “turma barbare të gegëve”, siç i quan autori, Samiu i përgjigjet se ky vend i “përbindëshave të tmerrshëm” quhet Shqipëri, që famën e ka fituar që kur ka qenë pagane, një Shqipëri që e njeh historia dhe që s’ka asnjë njeri ta ketë turpëruar përpara njerëzimit.

Samiu rendit burrat më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria duke përmendur Aleksandrin e Madh, Aristotelin, që ka lindur në Maqedoni, Sinan Pashën nga Luma (1520-1596) pesë herë vezir (kryeministër), komandant i shquar ushtarak, që mori epitetin “Pushtues i Jemenit”; Qyprilinjtë që i dhanë Perandorisë Osmane pesë kryeministra në vitet 1656-1710; Mehmet Ali Pashën, shqiptar nga Kavalla, mëkëmbës i Egjiptit (1804-1849); Ali Tepelenën, etj, etj.

Ali pashë Tepelena dhe grekët

Grekët në gazetën e tyre “Neologos” përçmojnë figurën e Ali Tepelenës. Por Samiu nuk duron dot në njollosjen e një njeriu të tillë që i dha shumë Greqisë, i dha shembullin se si mund të shkëputej ajo nga Turqia, dha një kontribut konkret e të çmuar në Revolucionin grek. “Mençuria, zgjuarësia, trimëria, aftësia politike dhe shpirtmadhësia e Ali Tepelenës (Samiu nuk e përdor asnjëherë fjalën Pashë) kanë habitur Evropën, thotë Samiu. Kryerja e disa veprave pak mizore që i imponoheshin nga koha e atëhershme, nuk mund të shlyejë gjithë ato merita të tij dhe nuk ka si të njollosë një komb. A nuk ka pasur në periudhat më të qytetëruara të Greqisë së Vjetër e të Romës sundimtarë e komandantë, të cilët brenda një ore patën kryer aq akte dhune e barbarie sa bëri Tepelenasi gjatë tërë jetës së vet”.

Më tej, ai vazhdon se grekët duhet ta përmendin me respekt e nderim të madh emrin e Tepelenasit se ideja e shtetit të pavarur në pjesën jugperëndimore të Evropës Osmane për të parën herë i lindi në mendjen e Tepelenasit.

Shqiptarët, me zakone kalorësish

Në strategjinë greke për Vorio Epirin ishte injorimi dhe përçmimi i popullsisë shqiptare, veçanërisht asaj gege që, sipas grekëve, vrasin e presin pa dallim pleq e fëmijë. Samiu në gazetën “Texhumani shark” në vijim të polemikës jep këtë përgjigje; “Shqiptarët, jo vetëm që nuk kanë therur gra e fëmijë, por as armiqtë nuk i vrisnin kur i gjenin të paarmatosur. Këto sjellje e zakone të shqiptarëve, që i kanë patur vetëm kalorësit, dihen nga tërë bota. Prandaj këto shpifje nuk mund të ndikojnë te askush”.

Më tej Samiu thotë se nuk do të merremi me sofizma të stolisura, me fyerje e sharje që janë në kundërshtim me artin e polemikës dhe me etikën. Dhe si kalorës fjale, veç argumenteve e analizave për çdo gjë, kur e do puna ai harbutit i përgjigjet harbutçe, kur shkruan: “E sigurojmë “Neologos”-in se shqiptarët poshtërime të atilla nuk i pranojnë. Të paktën mund të hakmerren me një të pështyrë në fytyrë të atij që ka shkruar kundër tyre, në se ky veprim për të mund të konsiderohet poshtërim”.

Shqetësimi i Portës së Lartë

1Polemika me gazetën greke ka vazhduar gjatë, aq sa ka ndërhyrë edhe Drejtoria e Lartë e Shtypit e Portës së Lartë për ta ndërprerë. Dhe Samiu ka qenë dakord, por meqënëse “pronarët e letrave greke”, siç i quan ai autorët e “Neologos”-it, kërkojnë argumente shkencore dhe të provohet se Aleksandri i Maqedonisë, Aristoteli, Pirroja kanë qenë gjak shqiptar dhe se krahina e quajtur Epir, ka qenë e Shqipërisë, që nga koha e vjetër, Samiu thotë se jemi të gatshëm që me fakte që pranohen sheshit dhe me thëniet e dijetarëve më të shquar të Greqisë së Vjetër dhe të Evropës, të cilat vlerësohen si dokumente, ta bëjmë një gjë të tillë.

Pyesni bostanxhinjtë

Në një artikujt e tij të shumtë, Samiu është i detyruar të nxjerrë nga statistikat zyrtare të dhënat për popullsinë e sanxhakut të Prevezës, qytetit të Janinës etj, pasi zëdhënësit e Megalo Idesë nxirrnin se vetëm një e treta e popullsisë janë myslimanë dhe flasin shqip, të tjerët janë grekë. Por të dhënat numerike dhe harta që ka përpiluar Samiu është e saktë dhe e pakundërshtueshme.

“Po të kishte pyetur “Neologosi”, qoftë edhe një nga ata që shesin perime do të kishte mësuar se myslimanët e Epirit nuk e flasin greqishten”, thotë Samiu. Dhe vazhdon: “A mund të pranohet të thuhet se në sanxhakun e Beratit dy të treta flasin shqip dhe një e treta flet greqisht?” Le të na tregojë “Neologosi” një fshat, një shtëpi, një njeri që flet greqisht, në këto anë, me përjashtim të në fshati muhaxhirësh prej 25 shtëpish, që quhet Fajo Arta (Narta e Vlorës)” pas këtyre pasazheve nuk është vështirë të kuptosh përpjekjet e penëmprehtit Sami për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe nxitjen e masave popullore, që ato të bëhen zot të tokave shqiptare.

Avokat i shqiptarëve

Me gjithë urdhrin e Portës së Lartë për ndërprerjen e polemikës së ashpër të gazetës së Sami Frashërit “Terxhumani – Shark” dhe gazetës greke “Neologos”, kjo polemikë vazhdoi. Grekët si gjithnjë, me sharje e fyerje, nga ana tjetër Samiu me përgjigje dinjitoze, shkencore, të matura e të thella. Ai triumfon deri në atë masë sa edhe kundërshtarët e pranojnë humbjen.

Ja si shkruan Samiu: “Neologosit mua më quajnë “avokat të kërkesave të shqiptarëve”. Po të kuptoja interesat e shqiptarëve ndaras nga interesat e përgjithshme osmane, këtë atribut do ta pranoja. Mirëpo me interesat e shqiptarëve përfshihen edhe interesat e të nënshtruarave të perandorisë. Nëse konsiderohem mbartës i fuqishëm të jem avokat i interesave të veçanta të atdheut tim amë, i cili është një pjesë nga interesat e përgjithshme të të nënshtruarve, këtë atribut e pranoj me krenari, përgjigjet Samiu, në një nga replikat e tij të vazhdueshme në qarqet e caktuara greke.

 

 

Sami Frashëri

Sami Frashëri lindi në vitin 1850. Ai ishte vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit. Pas mbarimit të shkollës fillore të fshatit vazhdoi mësimet në gjimnazin e Janinës, ku mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie. Samiu me dijet e tij shumë shpejt do të linte gjurmë te të gjithë bashkëkohësit. Ai si shkencëtar dhe si shkrimtar shkroi mbi 50 e ca vepra, disa edhe shumëvëllimshme. Vetëm “Fjalori historiko-gjeografik” (Kamus-i turk) në 6 vëllime, ka 4830 faqe dhe se për ta përfunduar atë ai ka punuar për 12 vjet me radhë. Samiu njihet si romancier dhe dramaturg, si gjuhëtar i madh dhe filozof, si përkthyes dhe pedagog, si autor i një sërë veprash shkencore divulgative, si autor tekstesh për shkollat, si autor i manifestit të Rilindjes sonë Kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, si politikan largpamës, si ideolog. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, si një nga “gjeneralët” e mendimit shqiptar.

 

E vërteta historike e shqiptarëve të lashtë

2Në numrin (86) të datës 22.6.1878 të “Terxhumani Shark” Samiu dëshmon se krahina e Toskërisë që quhet Epir, që nga kohët e vjetra ka qenë Shqipëri dhe se Pirroja, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli do t’i kenë takuar racës shqiptare. Epir, shkruan Samiu, në gjuhën greke do të thotë stere, vendasit nuk e quanin me këtë emër. Grekët e vjetër këtë krahinë nuk e kanë numëruar Greqi, por e patën parë me pamje si “varvaros”, barbarë, do me thënë si tokë e huaj. Përderisa historianët grekë, – argumenton Samiu në shkrimin e tij, çdo pëllëmbë të tokës së Greqisë e kanë përshkruar me detaje dhe gjerë e gjatë, Epiri për shumë kohë ishte i panjohur për historinë. Kjo dëshmon se kjo krahinë konsiderohej si një tokë jashtë Greqisë.

Pasi flet për disa përzierje të gjuhëve dhe kulturave në zonat kufitare sidomos në krahinën greke të Eolisë, Samiu shpjegon origjinën e pellazgëve, të cilët kanë qenë para grekëve. Me ardhjen më vonë të helenëve pellazgët u shtynë në Thesali dhe prej andej në Epir. Kurse disa prej tyre kishin shkuar në Itali”. Meqënëse në kohën e dyndjes së tyre në Evropë, – shkruan Samiu, helenët ndodheshin në gjendjen e barbarisë, kishin pranuar besimin e pellazgëve dhe kishin marrë shumë gjëra nga gjuha e tyre. Nga përzierja e gjuhës së tyre, lindi në Greqi një gjuhë e cila me kalimin e kohës u nda nga pellazgjishtja. Këtu gjen mbështetjen shkaku pse gjuha e poetit Omer të “Iliadës dhe Odisesë” shihet si më e afërt me pellazgjishten si gjuha e filozofit Platon. Samiu përmend edhe një fakt tjetër lidhur me këtë çështje se emrat e perëndive greke, pothuaj të gjithë janë pellazgjisht dhe arrin në përfundimin se gjuha e vjetër e Epirit nuk ka qenë greqishtja, por ka qenë pellazgjishtja.

“Historishkruesi i Greqisë së vjetër, Pintarku dhe gjeografi Straboni e thonë qartë se Epiri përdorte një gjuhë të veçantë, se edhe në Maqedoni nuk flitej gjuhë veç kësaj. Straboni në gjeografinë e vet Epirin nuk e përmend në pjesën që i kushtohet Greqisë, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i ka trajtuar së bashku, – shkruan Samiu në përgjigje të “Neologos”-it. Duke vazhduar më tej ai jep argumente të tjera lidhur me gjuhën duke arritur në përfundimin: “E si të mos themi me bindje të plotë se këta janë stërnipat e pellagëve? Pra, mendoj, shkruan dijetari i madh, se kemi mundur të dëshmojmë që banorët e Epirit (si ata të Maqedonisë) kanë qenë pellazgët, se pellazgë do të thotë shqiptar, dhe se për këtë arsye Epiri që nga kohët e lashta ka qenë tokë shqiptare.

Edhe gjeografi i shquar Malte Bron vërteton këtë tezën tonë dhe e provon me fakte të pakundërshtueshme, – përfundon arsyetimin Samiu, duke vazhduar me një arsyetim tjetër: “Ndërsa, përsa u përket Pirros, Aleksandrit dhe Aristotelit, deri sa i pari është bir i tokës së Epirit dhe dy të tjerët janë bij të tokës së Maqedonisë, pse të mos pranojmë se ata kanë qenë shqiptarë? Dihet se edhe vetë grekët i quanin “varvaros”, d.m.th të huaj. Ligjëratat që ka mbajtur Demosteni kundër Filipit, atit të Aleksandrit, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite”.

Më tej Samiu tregon se kur ndodhej në Azi Aleksandri i pati folur njërit prej gjeneralëve të tij me një gjuhë që flitej vetëm në vendin e vet. Që të ketë qenë bullgarisht, thotë ai, dihet që bullgarët kanë ardhur vonë në Evropë. Nga Plutarku e Straboni kemi mësuar se Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët. Prandaj, gjuha e veçantë, që ka folur Aleksandri natyrisht do të ketë qenë pellazgjishtja, dmth, shqipja dhe vetë ai dhe mësuesi i tij, Zoti e di mirë, kanë qenë shqiptarë.

Sa për përkatësinë shqiptare të Skënderbeut është e kotë t’i hyjmë punës për të dëshmuar një gjë të tillë, përfundon artikullin e tij polemik Samiu.

 

Sami Frashëri – grekëve: “Kam ngrënë bukën time, s’më kini ushqyer ju”!

Aq poshtë ranë kalemxhinjtë filogrekë sa harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë historinë e familjes së shquar të Frashërllinjve, që krahas çështjes kombëtare, dha një kontribut të çmuar në administratën e atëhershme turke. Më e dallueshme në këtë drejtim ka qenë puna shkencore e Samiut. Po ndaj tij, gazeta greke e asaj kohe lëshon një lumë akuzash e sulmesh personale. Arrijnë deri atje sa i thonë se edhe mendjen e ka nga ata. Po ku kishte ky njeri një të metë. E vetmja, sipas grekëve, ishte se Samiu kishte harruar bukën që i kishin dhënë grekët, kur kishte studiuar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.

“Shyqyr zotit, thotë Samiu, nuk kemi patur nevojë për ta na ushqyer të tjerët”. Dhe vërtetë ai s’ka marrë bursë ose ndihmë financiare greke, por, siç dihet, për të shpenzonte vëllai më i madh i tij, Avdyli, që e kishte nën mbikëqyrje e kujdes. “Për këtë ka inat, thoshin kalemxhinjtë e fletushkës greke”. Por edhe këtë problem Samiu e qartëson mirë, duke thënë se nuk jemi rritur me edukatën greke, vetëm kemi mësuar gjuhën greke, në një shkollë greke. Ne nuk kemi ndjekur këtë shkollë për t’u ushqyer si “epitropos”, por për të marrë kulturë.

Më tej Samiu përmend se shkolla greke, edhe ato të Athinës janë ngritur nga toskët, siç është një nga ata, Zhapa, dhe mbahen me shpenzimet e tyre. Duke përfunduar Samiu shkruan: “Mos u dashka vallë që një njeri që ka qenë në një shkollë greke, e cila gjendet në territorin e perandorisë osmane ose edhe në territorin grek, të tradhtojë origjinën dhe kombësinë e vet, për të përkrahur pretendimet e padrejta të grekëve? A nuk do ta quante të ligjshme e ta miratonte “Neologosi” shërbimin që do t’i bënte një grek që ka studiuar në Petersburg, panësllavizimit në vend të interesave greke.

 

 

 

Zylyftar Hoxha June 7, 2015 12:14
Komento

5 Komente

  1. [email protected] June 7, 16:49

    njeri i madh !

    respekt !

    Reply to this comment
  2. heshtje June 8, 13:29

    Lindin rralle! Prandaj ndodhet ne panteonin e ndergjegjes me te larte te KOMBIT!
    Eshte shpirti, dashuria dhe mencuaria me e madhe shqiptare!
    GJITHMONE DO TE NDEROHEN NJEREZIT E MEDHENJ TE KOMBIT! JEMI KRENARE PER EMRIN QE I KANE DHENE SHQIPERISE!
    Poshte tradhetaret e maskarrenjte e gjithe tipeve dhe partive te qelbura shqiptare e antishqiptare!
    Shqiperia do te rroje , sepse eshte dhurate e ZOTIT dhe ai gjithmone do ta mbroje!

    Reply to this comment
  3. Tomorr June 8, 13:41

    Cfare artikulli! E kam lexuar me nje fryme! Shume faleminderit Zylyftar Hoxha.

    Babai im eshte nga fshati Kaltanj ne Erseke nga ku shihet fshati Frasher. Te gjithe fshataret ishin krenare me familjen Frasher te fshatit fqinj. ‘Ja i shikon ato male, aty eshte fshati i vellezerve Frasher, aty kane lindur’!!

    Reply to this comment
  4. Hekur June 8, 13:43

    Sa keq per Shqiperine si eshte katandisur keshtu pas punes se ketyre patrioteve te medhenj. Te ishin gjalle do thonin na e cuat mundin kot, more pisa, sepse u munduam qe ju te beni jete te mire, po paska qene kot per ju se vec po shkaterroni gjithcka.

    Reply to this comment
  5. protesilahu June 8, 16:14

    Po t’u thuash turqve qe,Samiu eshte shqiptar,te vrasin me gure!

    Reply to this comment
    • PO.PO December 8, 22:12

      Ne ate kohe, shqipja nuk shkruhej dhe luftohej eger , si nga turqit , ashtu edhe me eger nga Kisha Greke …, ndaj rilindasit tane , aktivitetin e tyre me te madh e kane ushtruar jashte vendit , ku edhe kane studjuar e jetuar .
      Pa shkuar me larg…, shiko indianet e sotem , qe e quajne indiane nene Terezen , sepse atje ka ushtruar aktivitetin e saj !

      Reply to this comment
  6. PO.PO December 8, 22:03

    Greket jetojne me mentalitetin e mesjetes se hereshme . Ata nuk e parafytyrojne njeriun te lire e te pa varur ne mendime . Edhe se , ne pjesen derrmuese te tyre , greket e sotem jane ardhacake nga Lindja e Aferme , Afrika Veriore , sllave e turke , ata maten me hijen e mengjesit ,ashtu si maqedonasit e sotem e quajne veten pasardhes te Aleksandrit te Madh ! Ndaj , si te tille , ata e shohin njeriun si skllav , ose me sakte si nje qen, qe per hir te nje krodhe buke, qe i kane hedhur dikur , ai “qen” , duhet te mbetet perjeteisht i blere prej tyre dhe as nje here vetvetja ! Asgje nuk ka ndryshuar edhe sot , pas qindra vjetesh ne mentalitetin e tyre arkaik te Kishes Bizantine !

    Reply to this comment
  7. toni December 8, 22:16

    Greket nuk kane thene asgje me shume se ato qe thote Saliu cdo te enjte ne parlament,une besoj se Rama si cun Tirone qe eshte dhe Greket do i trajtoj si ben me Saliun. me nje fjale pirdh se lirohesh.

    Reply to this comment
  8. demo December 8, 22:21

    Po mire,o mire!Kaq shume mundime ju deshen ketyre patrioteve,per ta shkeputur kishen shqiptaare nga thonjte e patrikanes greke,vjen ne krye te shtetit nje malok nga Vucidoli dhe e merr djallin grek perseri e ben pronar te kishes shqiptare. Po nuk ka zgjidhje kjo pune?Shteti e solli,,shteti e perzuri.Ta marrin e ta nxjerrin ne Kakavije.le ti varin nje medalje e nje shqelm bytheve dhe ta perzene andej nga erdhi.Gjykata Kushtetuese.Parlamenti shqiptar,Presidenti Qeveria duhet te marrin nje nisme per largimin e Janullatosit,sepse qendron ne Shqiperi ne kundershtim me kushtetuten-,Qendron ne krye te kishes ne kundershtim me nenin 5 te Statutit te kishes autoqefale shqiptare,qe nuk lejon ne krye te kishes. klerike qe nuk jane prej gjaku,fisi e fare Shqiptare dhe shtetas me nenshtetesi shqiptare.
    Kaq e veshtire qenka kjo?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 December 9, 11:00

      “Kaq e veshtire qenka kjo?”
      demo mendon se është e thjeshtë ti??
      jo mor shpirt se nuk është e thjeshtë!është tmerrësisht e vështirë!!
      ne nuk kemi kohë të merremi me janullatosin dhe punën e suksesshme që po bën ai për greqizimin e kishës ortodokse shqiptare,për greqizimin e jugut nga qeveria shoviniste gërke!!
      ne duhet të vritemi si e kemi pasur zakon tërë jetën me njëri tjetrin!!duhet të vritemi “pse më pe e pse smë pe”,”kanë qënë patriotë bashkpunëtorët e pushtuesit,apo kanë qënë jo tradhëtarë luftëtarët kundër pushtuesit”,”ka mbrojtur apo ka shitur shqipërinë enveri,apo zogu”!!këshut për sa kohë ne nuk kemi “vrarë kundërshtarët” shqiptarë, të gjithë jo të mbetet ndonjë i gjallë,nuk kemi kohë të merremi me gërkun!!
      kurse gërku e di çfar bën??quajti tradhëtarë vetëm shqiptarët e çamërisë që luftuan pro gjermanit,bile dhe ata që luftuan kundër gjermanit,pra të gjithë shqiptarët!!quajti patriotë bashkpuntorët grekë të gjermanit, që masakruan shqiptarë dhe grekë!!gërku nuk e shet vëndin e tij(pavarsisht se është shqiptar i pastër dhe aspak gërk si pertendon në bazë të ADNsë fetare)!!
      ata i janë nënshtruar kësaj ADNje të huazuar nga feja e “skllevërve” si e thotë arestidh kola!!ata kanë harruar ADNnë e vërtetë!atë të lashtësisë,që ata duan ta quajnë helene!!ADN që e kanë të përbashkët me ne!!por kot nuk i thonë se armiku më i tmerrshëm është vëllai!!
      sidoqoftë në radhë të poarë jemi ne vetë armiku më i madh toni!!nuk mendojmë asnjëherë të bashkohemi,mëndjen e kemi vetëm tek përçarja!!

      Reply to this comment
  9. Gjobeku December 8, 23:30

    Turqit e dine shume mire me eshte Shqiptar dhe e respektojne .. Respekt per ate Personalitet !. Pergjigje shume e sakte !!.

    Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic December 9, 08:35

    Vetem rritet autoriteti i shqiptarve dhe i kryeministrit te shqiperise kure Grekrit flasin dhe shkruajn keq per ta. Kure te lavdrojn ruju se e kan me hile, ndersa kur te sulmojne neve krenohemi me shume.

    Reply to this comment
  11. beni December 9, 08:47

    Po kta frasherllinjte ishin iraniane nga kultura qe hyne ne Territorien Ton nepermjet ushtris osmane?
    Po keta nuk Jan shqiptare or te Miere,shqiptare Jan ata qe mbajne krishterimin!
    Ky mündet te ket kontribuar per gjuhen shqipe ashtuquajtur si arumunet vllehe por kta nuk quheni shqiptare puro, por te Ken Mar shqiperimin?

    Reply to this comment
    • l ri December 9, 13:43

      Beni -qeni,qen ti e qen ai që të dhjeu ty.
      Simbolet e kombit,krenarinë e tij nuk ka lindur asnjë bylyyh bushtre si puna jote ti denigrojë.
      Shi rracën tënde sardo arabe nga vjen prej anadolli apo egjypti ,rracë pa asnjë identit,pra kopil këlysh kurve.

      Reply to this comment
  12. lola komimi December 9, 09:02

    Përshëndetje Dita.Ju falenderoj nga zemra për këtë shkrim. Në moment harroj kohën që po jetojmë e vetëm ndjej një Krenari të thellë,që jam pasardhëse e Rilindasve të mëdhej. Lufta ,Puna dhe Vepra e tyre, në një nga periudhat më të vështira e obskurantiste,që ka kaluar vendi , më bëjnë të kem besim e bindje që populli ynë,që kurrë nuk është dorëzuar, do të ngrihet përsëri , akoma më vital.

    Reply to this comment
  13. l ri December 9, 13:44

    ,,

    Reply to this comment
  14. Arben December 9, 14:45

    SAMI FRASHERI ESHTE NJERI I MADH

    SIC KA BERE VEPREN PER SHQIPERINE KA BERE EDHE VEPREN PER TURQINE, C’KA QENE, C’ESHTE E C’DO TE BEHET, E QE SOT ESHTE NE THEMEL TE SHTETIT TURK.

    KA BERE ENCIKLOPEDINE E PARE TE PERANDORISE OSMANE, KA THEMELUAR UNIVERSITETIN ME TE MADH TE STAMBOLLIT.

    VETE TURQIT E SOTSHEM JANE PASARDHES TE OSMANLLINJEVE DHE OSMANLLLINJ KANE QENE EDHE SHQIPETARET, TE ISHE OSMANLLI DO TE TE THOSHTE SE ISHTE NJE NJERI QE ZGJIDHJE ME VULLNETIN TEND TE ZBATOJE PARIMET E KURANIT, DHE NUK KA PATUR FARE LIDHJE ME PREJARDHJEN TENDE.

    VETE OSMANI, THEMELUESI I PERANDORISE ISHTE NGA NJE ZONE E VOGEL E AZISE QENDRORE DHE OSMANLLINJTE U FORMUAN SI IDENTITET FALE PUNES SE PANDALUR E TE MENCUR TE ATYRE NJEREZVE, NUK KISHTE LIDHJE FARE PREJARDHJA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*