Samit për dialogon Kosovë-Serbi, Gjermania dhe Franca: Mocioni ndaj Qeverisë Kurti të rishqyrtohet ose të shtyhet

March 25, 2020 16:15

Samit për dialogon Kosovë-Serbi, Gjermania dhe Franca: Mocioni ndaj Qeverisë Kurti të rishqyrtohet ose të shtyhet

 

Ministritë e Punëve të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë janë shprehur të shqetësuara me situatën politike në Kosovë.

Sipas tyre, Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, andaj kanë bërë thirrje që mocioni i mosbesimit i përgatitur nga LDK të rishqyrtohet ose shtyhet.

“Ne mirëpresim qëllimin e kryeministrit Kurti për të rifilluar dialogun me Serbinë dhe të përfshijë të gjithë aktorët në mënyrë që Kosova të flasë me një zë. Vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës në 20 Mars për të hequr tarifën 100% të lëndëve të para është një hap i parë i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Ne presim që tarifat të pezullohen plotësisht nga 1 prilli dhe ne presim që Serbia të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve”, thuhet më tej.

Gjermania dhe Franca kanë deklaruar gjithashtu se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.

Në ndryshim nga qëndrimet e SHBA, Gjermania dhe Franca shprehen se vendimi i qeverisë Kurti ishte i drejtë dhe një hap i parë në drejtimin e duhur.

“Mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është një çështje e sigurisë europiane, ndaj edhe BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë përpjekjet për lehtësimin e saj sapo palët të bien dakord për të nisur bisedimet” thuhet në deklaratë.

Në këtë kuadër ajo që po ndodh në Kosovë është një puç i hapur me sponsorizimin e amerikanëve.

 

l.h/ dita

March 25, 2020 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank