Samiti europian, Italia kërkon Shqipërinë në tryezë

March 15, 2016 20:31

Samiti europian, Italia kërkon Shqipërinë në tryezë

Në përgatitje të Samitit Europian të krerëve të shteteve, ose qeverive të BE-së, 28 ministrat europianë miratuan mekanizmin e ndihmës emergjente europiane, me 700 milionë euro në tërësi, si dhe diskutuan për migracionin, tregun e brendshëm dhe marrëdhëniet me jashtë të BE-së.

Me insistim të Italisë, ashtu si javën e kaluar, Shqipëria u bë sërish pjesë e tryezës së Këshillit.

Ne, si Itali, insistuam, që të merret përsipër angazhimi për raste të ngjashme krizash, apo fluksi në pika të tjera të kufirit të jashtëm europian. Sot flitet për Turqinë, por e njëjta vendosmëri dhe energji të dëshmohet edhe në pjesë të tjera të kufirit të jashtëm dhe ne si Itali kemi folur shprehimisht për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, sepse këto vende janë të zbuluara dhe ne morëm mbështetje për këto. Le të shohim nëse do të ketë referencë specifike për vendet apo për referencë do citohet se dëshmohet e njëjta vëmendje dhe vendosmëri për aspekte tjera në lidhje me kufirin e jashtëm”, deklaroi Sadro Gozi, Sekretar shteti për çështjet europiane në Itali, raporton TCH.

Të premten, komisioneri Avramopulos pritet të vizitojë Tiranën, për të diskutuar me autoritetet vendase për menaxhimin e krizës së migracionit dhe luftën kundër trafikut ilegal e terrorizmit.

March 15, 2016 20:31
Komento

1 Koment

  1. E VERTETA March 16, 04:03

    Avramopulua ben mire te mos vije fare se nuk na duhet. Avramo mavria mori para sa u dend tani le ti pergjigjet sipas shumes qe morri jo te na i postoje ne. Po ashtu dhe italia ju dogj barku ketyre tani kaq pa pritur per ne. Qeveria jone qendro e forte dhe mos hap deren se po e bere do hapesh probleme qe kurre sdo te largohen.Si greqia dhe italia kane potenciale ekonomike qe ti bejne balle gjithckaje, pastaj ata jane pjese e BE ne nuk jemi . Deri dje qe ne luteshim te na benin anetar te BE na nxirrni 1001 aresye se nuk kemi bere detyrat sipas tyre dhe tani papritur na duan ne tavoline per te na dhene probleme pas problemesh kur ne nuk perballojme dot cfare kemi ne vend. Ikni more zoterinj tutje dhe na lini ne hallet tona e mos na shtoni me shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*