Samiti i Brukselit, hyjnë vetëm 28 liderë e pa sinjal telefonik

May 28, 2019 15:31

Samiti i Brukselit, hyjnë vetëm 28 liderë e pa sinjal telefonik

Krerët e Bashkimit Europian pritet të mblidhen sot për një samit të jashtëzakonshëm, sipas burimeve diplomatike. Por ajo çka bie më shumë në sy eshte se e drejtë hyrjeje është vetëm për 28 liderët dhe asnjë sinjal telefonik.

Udhëheqësit e BE do të takohen në përpjekje për gjetjen e emrave për postet më të larta të bllokut, përfshirë edhe presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian rezultuan me humbje për partitë kryesore.

Kjo mbrëmje pune me shumë mundësi do të jetë për të bërë vlerësimet e para pas zgjedhjeve europiane, në funksion të emërimeve në postet kyçe të institucioneve BE-së.

Ndërkohë nuk do të ketë konkluzione me shkrim, por në fund të takimit krerët e shteteve do t’i referojnë presidentit të Këshillit Europian hapat e ardhshëm për zgjedhjen e posteve kryesore.

 

b.b/dita

May 28, 2019 15:31
Komento

1 Koment

  1. Jovan bregu May 29, 02:24

    Iku koha kur Merkel, Macron e servilet e tyre benin si te donin me fatet e Europes. Tani do te degjohet edhe zeri i popujve Europian pervec zerit te financiereve Europian. Ky eshte sinjali qe na dhane zgjedhjet per institucionet europiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim