Samiti i NATO-s duhet ta rikonfirmojë misionin e tij

November 30, 2019 13:14

Samiti i NATO-s duhet ta rikonfirmojë misionin e tij

Janusz Bugajski

Samiti i NATO-s në Londër i 3 dhe 4 Dhjetorit do t’u mundësojë liderëve të Aleancës të rikonfirmojnë rëndësinë e Aleancës pas sulmeve të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron. Deklarata e Macron se NATO ka (pësuar)”vdekje klinike” të kujtonte deklaratën e presidentit Trump se Aleanca ishte e vjetëruar. Sulmet e Trump çuan në një ripërqendrim të shpenzimeve për mbrojtjen të NATO-s dhe shtyrja e Macron mund të lejojë që Aleanca të rigjallërojë misionin e saj.

Është e rëndësishme të kihet parasysh se NATO u krijua për të parandaluar që Europa të sundohej nga ndonjë fuqi ekspansioniste, çfarë është edhe guri i themelit të aleancës trans-atlantike. Një Europë e sigurt është jetike për sigurinë amerikane dhe prania e saj ushtarake i mundëson SHBA-së të projektojë (kanalizimin) e fuqisë për të parandaluar kërcënimet dhe për t’u përgjigjur vendosmërisht nëse interesat e përbashkëta të sigurisë sfidohen.

Flatra e gjatë Lindore e NATO-s është gjithnjë e më shumë e ekspozuar ndaj depërtimit dhe përmbytjes nga një Moskë revizioniste, siç diskutohet edhe në një raport të ri për CEPA (Qendra për Analizën e Politikave Evropiane), e shkruar nga unë dhe ish komandanti i ushtrisë amerikane në Europë, gjenerali në pension, Ben Hodges. Rusia mund të jetë një fuqi në rënie por ajo paraqet rreziqe të konsiderueshme për fqinjët e saj. Kremlini e konsideron çdo boshllëk në unitetin e NATO-s si njëdobësi të shfrytëzueshme dhe bëhet më ambicioz kur kupton se kjo do të thotë ndarje mes aleatëve.

Macron vë në pikëpyetje atë që ai e sheh si një përkushtim në rënie të Amerikës ndaj Aleancës dhe (faktin)nëse NATO ende garanton mbrojtje kolektive. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur këtyre akuzave është duke vënë theksin mbi kërcënimet kryesore dhe duke ndërmarrë veprime konkrete për t’i adresuar ato. Samiti i Londrës do të përqendrojë vëmendjen e tij në rreziqet me të cilat përballet krahu më i prekshëm i NATO-s, ai midis Detit të Zi dhe Balltikut.

Aleanca duhet të jetë e përgatitur për pesë konflikte të mundshme, qoftë për të parandaluar përshkallëzimin (e konflikteve), për të shpërndarë konfliktet e armatosura, ose për tu mbrojtur kundër konfrontimit të hapur ushtarak. Së pari, Moska mund të përshkallëzojë luftën e saj kundër Ukrainës. Marina ruse mund të bllokojë portet e Ukrainës përgjatë Detit të Zi, përfshirë daljen kryesore në Odesa. Pasi ndërtoi infrastrukturën e saj detare në Krimenë e okupuara, Moska është në një pozitë të fortë (që i mundëson) të zbrapsë çdo kundërmasë të forcave të NATO-s në mënyrë që të hapënjë korridor detar. Ndikimi i një bllokade afatgjatë do të rezultonte në mbytjen ekonomike të Ukrainës, në promovimin e paqëndrueshmërisë shoqërore, në dobësimin e qeverisë në Kiev dhe në bërjen e tij më të ndjeshëm ndaj kërkesave politike të Kremlinit.

Së dyti, Moska mund të krijojë një provokim duke përfshirë rusët etnikë në Estoni ose Letoni për të justifikuar një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në emër të pakicave kombëtare gjoja të rrezikuara. Agjentët e mbuluar rusë dhe degët e dezinformimit mund të injektonin separatizëm, të ngjashëm me modelin e Donbasit ukrainas, në Estoninë Lindore (Narva) dhe Letoninë Lindore (Latgale). Disa skenarë subversive të (ndërmarra)njëkohësisht do të shkaktonin një sfidë të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe do të testonin nëse Aleanca ka unitet të mjaftueshëm për të nënshtruar grupet pro-ruse.

Së treti, Moska mund të destabilizojë Bjellorusinë duke kërkuar të zëvendësojë presidentin Alyaksandr Lukashenka me një besnik pro-Putin, nëse Bjellorusia shihet të jetë duke u drejtuar nga institucionet perëndimore. Putini gjithashtu mund të nxisë një unifikim më të ngushtë midis Rusisë dhe Bjellorusisë dhe të sigurojë një pretekst për një mandat tjetër presidencial të një shteti të ri, pasi mandati i tij aktual të skadojë në 2024. Lëvizje të tilla mund të shkaktojnë rezistencë nga Bjellorusia dhe të çojnë në një ndërhyrje ushtarake ruse më gjithëpërfshirëse. Prania e trupave ruse përgjatë kufijve perëndimorë të Bjellorusisë do të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Poloninë, Ukrainën, Lituaninë dhe Letoninë. Kjo do të rriste perspektivën që Moska të krijonte incidente për të vendosur forcat e saj në Bjellorusi dhe Kaliningrad.

Së katërti, rajoni separatist transnistrian brenda Moldavisë mund të përdoret për të përshpejtuar një konflikt me qeverinë e Moldavisë ose me Ukrainën apo Rumaninë. Sulmet e dezinformatave të Moskës kanë deklaruar se Kievi kërcënon ekzistencën e Transnistrisë. Njëkohësisht, ata pretendojnë se Bukureshti kërkon të aneksojë Moldavinë së bashku me (disa) xhepa territoriale brenda Ukrainës. Qëllimi i Moskës është të nxisë konfliktin midis Moldavisë, Rumanisë dhe Ukrainës dhe të vendosë themelet e ndërhyrjes për të mbrojtur popullsitë që flasin rusisht.

Së pesti, Moska mund të provokojë konflikte në Kaukazin e Jugut për të penguar zhvillimin e lidhjeve më të ngushta midis tre shteteve rajonale dhe Perëndimit. Ajo mund të minojë sovranitetin e Gjeorgjisë me një sulm të ri, duke e ndarë vendin me një korridor ushtarak midis territorit të okupuar në Osetinë e Jugut dhe Armenisë së pushtuar nga Rusia.

Putini gjithashtu mund të rindizte konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth rajonit të okupuar të Karabagazit,si një pretekst për të infiltruar trupat si “paqeruajtës” dhe të ushtrojë më shumë presion mbi të dy shtetet. Tensionet midis Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit gjithashtu mund të nxiten në avantazh të Kremlinit. Manovra të tilla do të shkëpusnin lidhjet e energjisë jo-ruse midis pellgut Kaspik dhe Europës, duke përfshirë Korridorin Jugor të Gazit nga Azerbajxhani, dhe do të forconin sulmet energjetike të Moskës në të gjithë Europën.

 

Dita 46, Albania

NATO SUMMIT MUST REASSERT ITS MISSION

Janusz Bugajski, 29 November 2019

NATO’s London Summit on 3-4 December will enable Alliance leaders to reassert the importance of the Alliance after recent attacks by French President Emmanuel Macron.Macron’s assertion that NATO is “brain dead” was reminiscent of President Trump’s statement that the Alliance was obsolete. Trump’s attacks led to a refocus on NATO defense spending and Macron’s dismissal can enable the Alliance to revive its mission.

It is important to remember that NATO was formed to prevent Europe’s domination by any expansionist power and is the cornerstone of the trans-Atlantic alliance. A secure Europe is vital for American security and its military presence enables the US to project power to deter threats and respond decisively if common security interests are challenged.

NATO’s long Eastern Flank is increasingly exposed to penetration and subversion by a revisionist Moscow, as discussed in anew report for CEPA (Center for European Policy Analysis) authored by myself and the former commander of the US army in Europe, retired General Ben Hodges. Russia may be a declining power but it presents significant dangers to its neighbors. The Kremlin views any gaps in NATO’s cohesion as exploitable vulnerabilities and becomes most ambitious when it perceives division among Allies.

Macron questioned what he sees as America’s waning commitment to the Alliance and whether NATO still guaranteed collective defense. The best way to answer these charges is by underscoring the major threats and taking actions to address them. The London summit will focus attention on the dangers facing NATO’s most vulnerable flank between the Black and Baltic Seas.

The Alliance needs to make preparations for five potential conflicts, whether to deter escalation, defuse armed conflicts, or defend against outright military confrontation. First, Moscow can escalate its war against Ukraine. The Russian navy can blockade Ukrainian ports along the Black Sea, including the key outlet of Odesa. Having built up its maritime capabilities in occupied Crimea, Moscow is in a strong position to ward off any countermeasures by NATO forces to open sea-lanes. The impact of a long-term blockade would be to strangle Ukraine economically, promote social instability, weaken the government in Kyiv, and make it more susceptible to Kremlin political demands.

Second, Moscow could engineer a provocation involving ethnic Russians in Estonia or Latvia to justify a direct incursion on behalf of allegedly endangered national minorities. Undercover Russian agents and disinformation outlets could inject separatism, similar to the Ukrainian Donbas model, in eastern Estonia (Narva) and eastern Latvia (Latgale). Several simultaneous subversive scenarios would precipitate a direct challenge to NATO and test whether there is sufficient Alliance cohesion to subdue Russian proxies.

 Third, Moscow could destabilize Belarus by seeking to replace President Alyaksandr Lukashenka with a pro-Putin loyalist if Belarus is viewed as veering toward Western institutions. Putin can also push toward a closer union between Russia and Belarus and provide a pretext for another term in office as president of a new state after his current term expires in 2024. Such moves could precipitate Belarusian resistance and lead to a more comprehensive Russian military intervention. The presence of Russian troops along Belarus’s western borders would be a direct threat to Poland, Ukraine, Lithuania, and Latvia. It would raise prospects that Moscow could engineer incidents to link up its forces in Belarus and Kaliningrad.

 Fourth, the Transnistrian separatist region inside Moldova can be employed to precipitate a conflict with the Moldovan government or with Ukraine or Romania. Moscow’s disinformation attacks have claimed that Kyiv threatens Transnistria’s existence. Concurrently, itasserts that Bucharest seeks to annex Moldova together with pockets of territory inside Ukraine. Moscow’s purpose is to stir conflict between Moldova, Romania, and Ukraine and lay the groundwork for intervention to defend Russian-speaking populations.

Fifth, Moscow can provoke conflicts in the South Caucasus to prevent the development of closer ties between the three regional states and the West. It can undercut Georgian sovereignty by a new offensive bifurcating the country with a military corridor between the Russian-occupied territory of South Ossetia and Armenia.

Putin could also reignite the conflict between Armenia and Azerbaijan over the occupied Nagorno-Karabakh region as a pretext to inject troops as “peacekeepers” and apply more pressure on both states. Tensions between Georgia and Azerbaijan can also be fanned to the Kremlin advantage. Such maneuvers would disrupt non-Russian energy links between the Caspian basin and Europe, including the Southern Gas Corridor from Azerbaijan, and bolster Moscow’s energy offensives across Europe.

****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

November 30, 2019 13:14
Komento

5 Komente

  1. IVONI November 30, 13:25

    Mjaft se na plaset shpirtin me kete NATO-n tuaj ..!

    Reply to this comment
    • Tartufi November 30, 16:15

      Jonus Bajga na shkruan dhe na para = lajmeron me fjalen
      [ mund ] per te na care trapishon e rezikut Rus ,,,qe as ka qene dhe as eshte…..por ne duhet te jemi te pregatitur se mund te na ndodhi nje dite ,,,se mund te sulmohemi keq dhe mund te pushtohemi dhe mund te vritemi !!!!! Me nje fjale keta qe na thone [ mund ] mund te na hane dhe kaken neve ,qe nuk besojme tek mund.

      Reply to this comment
  2. A.W. November 30, 17:19

    Januzi i mesuar tere jeten ta shohe NATO-n si ate bajlozin e perrallave, tani e ndjen qe fjalet e Trumo per bajloz te vjeteruar dhe se fundi te Macron qe ky bajloz ka pesuar vdekje klinike jane krejt reale dhe kjo e ben ate (Bugajskin) qeshatak ne deshiren per te vazhduar nje enderr dhe jo te pranoje nje realitet.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi November 30, 19:19

    Januzi akoma nuk e ka kuptuar, se ne genet e tij ka nje shumice genesh te njeriut sherbetor dhe i bindur, si shume bashkqytetare te tjere te tij. Ai gjithmone i eshte lutur te medhenjve, i ka mbajtur syte here nga qielli e here nga padronet e ndryshem, ne vend qe te pervishte menget e te punonte vete. Kjo e ka lene atje, ku te tjeret bejne lojra me ‘te! Dhe kur e ndihmojne, e ndihmojne per interesa te tyre, e jo te Jonuzit dhe bashkqytetarve te tjere te tij!

    Reply to this comment
  4. Limani November 30, 22:30

    Bugajski qënka polak. Unë personalisht s’kam njohur ndonjë polak, por , mbaj mend dy thënie për ta :
    1. Polakët janë një komb i lindur për të bërë trimëri të marra ( Karl Marks )
    2. Polaket janë sjellë si hiena….( Uinston Çerçill )
    Komunisti Marks dhe ballisti Çerçill konvergojnë në qëndrimin ndaj polakëve .
    Duke lexuar Bugajskin i kujtova këto , nuk e di si është vetë Bugajski !
    P.S.
    Për NATON jam me presidentët Tramp dhe Makron , më duken nga ata burra shteti që hyjnë në histori !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*