Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin Trump

July 12, 2018 12:29

Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin Trump

 

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti i vendeve të NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shpërndau foton me Trump.

Ndërkohë, liderët e NATO-s do ta kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan në ditën e dytë të samitit të dominuar deri më tani nga kërkesat e presidentit Donald Trump.

Të mërkurën, Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të angazhoheshin për 4 për qind të GDP në shpenzime ushtarake.

Ai po ashtu veçoi Gjermaninë në kritikat në lidhje me shpenzimet e saj ushtarake.

Liderët e NATO-s shpresojnë për tone më pajtuese të enjten, para se Trump të largohet nga Britania e Madhe.

Por, në një postim në “Twitter”, natën vonë, nga Brukseli, presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij.

“Miliarda dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, me kërkesën time, por kjo nuk mjafton”,  shkruante ai.

Më herët, Trump akuzoi Gjermaninë se ishte peng i Moskës për shkak të varësisë nga gazi rus, duke pretenduar se ajo totalisht kontrollohej nga Moska.

a.s/dita

July 12, 2018 12:29
Komento

18 Komente

  1. Arben July 12, 13:18

    Iken edhe 200,000 dollar nga parate tona.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik.

    Reply to this comment
  2. liri July 12, 13:21

    njeriu qe qesh – asnji nuk e do – rama = berisha = meta = … te gjithe kontribut direkt ne shkatarrimin e shoqerise shqiptare. shume me negativ se enver hoxha, megjithese jane produkt direkt i tij dhe sherbimeve sekrete fqinje. shpresoj te ikin sa me pare!

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro July 12, 13:31

    Qenka takuar me ate ” qe perbente rrezik per njerezimin nese zgjidhej president”!!!!! Ka ndryshuar Rama mendim apo Trump eshte ndryshe tani !!!???? Do te bente mire ta sqaronte kete pune dhe jo te fryhet me foton.

    Reply to this comment
  4. Referendum per arrestimin e koleres sali July 12, 13:52

    Ky eshte Ai qe do shtypte ramen si morr sipas komunisteve te partis derrave.
    Hiqeni sa me pare kete foto se do i bier te fiket komunistit kriminel karierist sali karaxhic

    Reply to this comment
  5. Kris 1 July 12, 14:31

    Takova nje pornostar fshati ka shkruar Tramp ne facebook

    Reply to this comment
  6. Toni July 12, 14:56

    Ka njerez qe kane shtylle kurrizirore. Ka edhe te tille qe jetojne si krimbi. Politikaret tane hyjne pa perjashtim te gjithe tek te dytet. Ky palaco qe nuk pati turp te shante nje person qe e zgjedh ne zgjedhje te lira dhe demokratike populli amerikan, ne dallim nga ndyresirat ketu qe bejne pazar votash me vende pune, para bile edhe me thase me miell, sot zgerdhihet kur ky person denjon ti jape doren. Turp per palacon, turp akoma me i madh per ne te gjithe, qe Amerikes ja kemi borxh ne jete te jeteve, qe nuk lejoi te na gllaberojne fqinjet e ndyre e te ishim shperndare si cifutet neper bote.

    Reply to this comment
    • USA citizen July 12, 17:46

      Toni butaku. nese ka fjale me te sakta qe Rama ka thene ndonjehere jane ato gjate fushates se zgjedhjeve te Presidentit te SHBA ku e etiketonte kandidadtin Trump nje rrezik per paqen e brishte ne bote, per komentet e tij raciste dhe prishjen e gjithe ekuilibrave boterore. Dhe keto jane vertetuar teresisht. Amerikanet dhe Tonet ta gezojne clown-in me orange toupee qe po e con Ameriken “nga fitorja ne fitore”.

      Reply to this comment
  7. Endri July 12, 15:05

    Shqptaret kane nje shprehje: “Kur Shqiptari jep fjalen, therr djalen”. Qe do te thote se jane nje kulture me principe, sepse principet nuk ndryshojne dhe po e dhe fjalen ne mbeshtetje te nje principi nuk ke nevoje ta ndryshosh, keshtu qe nuk ka rrezik te “theresh djalen”.

    Ndersa bythe-lepiresit nuk kane principe dhe vazhdimisht u duhet te lepijne ate qe kane peshtyre, sepse situatat ndryshojne. Dikur te dukej se ky tipi s’kishte asnje shanc te fitonte zgjedhjet dhe zgjodhe te peshyje aq lart sa ta shikonte gjithe bota se sa nuk e honepsje kete tipin qe edhe po ta kishe komshi s’do ja jepje kurre doren, dhe tani, jo vetem qe ja jep doren, por je aq i lumtur sa kete moment do ta ndash me gjithe kopene qe te vjen pas, “ja, nuk me mban inat, ma dha doren”, se qe ti vete je i lumtur t’ja japesh doren kjo as diskutohet, perderisa je ti qe e perhap kete fotografi dhe jo trampi.

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku July 12, 15:57

    Trumpi i kuptoi gabimet e veta, beri autokritike te forte parimore dhe vetem atehere lideri boteror i katundit buze Adriatikut denjoi t’i jape doren. Trumpi me shpejtesi botoi fotografite ne facebook, instagram, twitter dhe te gazeta e murit e Shtepise se Bardhe,

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA July 12, 15:58

    Qënkan leshuar te gjithë Vuvuzelat e SHQUP-it te peshtyjne Foton e Kryeministri Shqiptar
    me Presidentin e Shtetit me te fuqishem te Botes!
    Harrojnë Salizinjt
    se tani z.Trump perfaqson Shtetet e Bashkuara dhe respekti
    eshtë i natyrshëm dhe i kuptushëm.
    Edhe dikush tjerer te ish zgjedhur,
    ne këtë rast respektohet Deshira e Popullit AMERIKAN!
    Po ku e kuptojne këtë Salizinjt p r i m i t i v ë!?….

    Reply to this comment
    • Argjroi July 12, 17:10

      Me disa fjalë… Edi, për shkak të miopisë, po lëpin bështymën e tij…. pede….Trump Twitter: Takova një lider që kalonte kohën me meshkuj të tjerë laskuriq nê një qytet që quhet Gjrokastêr…

      Reply to this comment
    • lili July 13, 13:54

      Vjosa,halla ke mbetur ne stadin kur nje foto me nje leader te impresinon?
      Sorry,girl,shqiptaret me nuk impresionohen,sidomos jo kur shohin cka ka ndodh realisht e si u eshte sjell okolla ky deri sa e beri kete foto.Groteske,po se po po edhe patetike per nivelin tend e te tin…

      Reply to this comment
  10. . July 12, 17:04

    O Dita, e mbushet gazeten me balten e ketyre vuvuzelave te Sali Pisqolles!
    Pse keshtu?

    Reply to this comment
  11. Argjroi July 12, 17:04

    Me diss fjalë… Edi, për shall të miopisë, po lëpin bështymën e tij…. pede….

    Reply to this comment
  12. Gezimi July 12, 17:14

    Arrin me ne fund Rama ti jape doren atij qe dikur e ka quajtur “Turpi i qyteterimit”!
    Mire thone “Dora qe nuk kafshohet, puthet”! (ihshallah nuk e ka pa Soros kete foto)

    Reply to this comment
  13. asd July 12, 17:19

    Ky do me bind veten, apo do me na bind ne ?

    Reply to this comment
  14. Tonin July 12, 18:01

    Na çatë trapin ju opozita.Edi e meriton respektin nga Trump.Vetem ai,Edi Rama udhehoqi vendin deri ne anyaresim ne NATO.Prandaj e pret dhe SHBA

    Reply to this comment
  15. Aleksander Thana July 12, 23:03

    Antishqiptarizmi i saleqeneve dhe injoranca e shqiptareve, eshte pak te thuhet se eshte bere proverbiale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*