Samiti i Vjenës do të shoqërohet me një ndeshje futbolli

August 20, 2015 06:12

Samiti i Vjenës do të shoqërohet me një ndeshje futbolli

Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë.

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”, raporton Tanjug.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Isa Mustafa, si kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

August 20, 2015 06:12
Komento

5 Komente

  1. faro August 20, 11:16

    Ide e bukur! Lajm per nje te ardhme europiane! Cili eshte ideatori? I lumte!
    Keto jane mesazhe qe shtypi duhet ti beje jehone!
    Flm Gazeta Dita!

    Reply to this comment
  2. liri August 20, 11:36

    ARBEN AHMETAJ NJE DREDHARAK QE DI TE LEPIJE MIRE BY;;N MIR VETE QENKA I ZGJUAR SHUME ?????????????????PO DHE GRUAN E PASKA TE MENCUR/ FEMIJET TANE TE SHKOLLUAR /FEMIJE EMIGRANTI NE KOHEN E ENVERIT TE NDJEKUR E TERORIZUAR NGA SIGURIMSAT /TECILET I BENIN INXHINIERIT FATKEQ Z NL PRESION QE NE GRUPIN E SAJUAR MERTE PJESE DHE BURI IM / NUK KANE VENDE PUNE PER FEMIJET TANE / VENDET I ZENE AHMETAT/ KAM QENE MILITATE E PS jam e semure kam ardhur nga gjermania per te bere propogande DHE VOTUAR per EDIN UNE DHE FAMILIA IME/ RI NE GJERMANI PER TU KURUAR DHE PER TE NDIMUAR DJALIN EPAPUNE /TANI NA LUAJKA DHE FUTBOLL RAKITIKU QE SA U BE MINISTER I NDROJ CERIA

    Reply to this comment
    • liri-2 August 20, 12:45

      e njifke mire Arben Ahmeten moj liri.
      Nje qurrash qe rrinte te dajti per te kap ndonje turis, se anglisht ka mbaru, po rruges se politikes u be minister ekonomie
      si b.lepires ka qene shume I talentum’
      ashtu me te lepir I merrte ato dollaret e turisteve, dhe kushedi cdreqin ka perkthy, se iu hap rruge e gjate ne karrieren ekonomike.
      shife ku eshte dreqi nga mi u be macok

      Reply to this comment
  3. lato August 20, 11:43

    Rama kapiten skuadre.Ja,ku u zgjidh edhe “halli” i gazetares se Klanit per liderin ballkanik.

    Reply to this comment
  4. mirel August 20, 12:48

    epo kjo eshte tallje e hapur em shqitaret
    I trajtojne si topa futbolli per te bere pak shfaqe ku zbaviten evropianet.
    ska me turp te behen karagjozlleqe te tilla- lojera gladiatoresh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*