Samsung depërton tanimë në treg me unazën “e mençur”

September 9, 2018 19:50

Samsung depërton tanimë në treg me unazën “e mençur”

Samsung Electronics ka paraqitur më 20 shkurt në organizatën WIPO kërkesën për patentimin e një unaze “të mençur”, ndërsa më 23 gusht kompania gjigante fitoi miratimin për produktin e saj.

Unaza “e mençur” përbëhet nga dy sensorë, ku njëri është për prekje dhe tjetri mësohet se në mënyrë preçize mund të përcaktojë se çfarë lëvizjesh bëhen.

Unaza ka 12 zona të ndjeshme ndaj prekjes dhe mund të vendoset në cilindo gisht.

Përdoruesit mund ta kontrollojnë unazën me ndihmën e drejtimit, valëvitjes, fërkimit, rrotullimit ose përdredhjes së gishtit/gishtave.

Ajo mund të përdoret gjithashtu për kontrollimin e zërit, sigurisë ose kontrollimin e ndriçimit.

Krahas atyre që u përmendën më lart, unaza e Samsung-ut mund të përdoret gjithashtu për aplikimet VR.

s.a/dita

September 9, 2018 19:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*