Samsung drejt Galaxy Watch

July 10, 2018 17:49

Samsung drejt Galaxy Watch

Mendohet se Samsung po punon së fundmi për një linjë të re orësh, e cila do të marrë emrin Galaxy.

Ky emër është zgjedhur pikërisht për faktin se është bërë i njohur nga linja e celularëve të markës.

Samsung i prezanton aksesorët e dorës zakonisht në fund të gushtit dhe deri atëherë pritet që të dëgjohen edhe në një sërë thashethemesh të tjera mbi orën e re.

Samsung ka sjellë së fundmi versionin e ngjyrës Sunrise Gold për smartphone Galaxy S9 dhe S9+, që doli në shkurt të këtij viti me ngjyrë të zezë mesnate, blu koralor dhe të purpurt jargavani.

“Njerëzit duan të shprehin stilin dhe personalitetin e tyre përmes teknologjisë dhe ngjyrës dhe këta smartfonë janë një pjesë e madhe e këtij personalizimi. Versionet e reja zgjerojnë ofrimin e ngjyrave të Galaxy S9 dhe S9+ me stile të gjalla që përqafojnë një ndjenjë moderne dhe klasike ” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics.

Ky version është regjistruar si pajisja e parë e Samsung, e cila e mbështjell smartfonin me një shkëlqim të ndezur e të hollë saten.

s.a/dita

July 10, 2018 17:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*