Rama prezanton këshilltarin për mbrojtjen: Kadare e donte President

August 23, 2013 13:43

Rama prezanton këshilltarin për mbrojtjen: Kadare e donte President

Edi Rama ka prezantuar emrin e këshilltarit për mbrojtjen. Ai do të jetë gjeneral Sandër Lleshi, i cili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë nga Arben Imami. Lleshi është një nga ushtarakët e njohur ndërsa ermi i tij u propozua nga Rama për president një vit më parë i sugjeruar nga Ismail Kadare.

Më poshtë prezantimi i Ramës për këshilltarin e tij:

 

Emrin e Sandër Lleshit e kam dëgjuar për herë të parë nga Ismail Kadare, i cili ia sugjeroi palëve si një kandidaturë të spikatur për President të Republikës një vit më parë. Më vonë munda ta çmoj përmes mediave kur denoncoi publikisht rrënimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe degradimin e rëndë të drejtimit të ushtrisë sonë. Dhe njohja nga afër erdhi kur pas zgjedhjeve e thirra për ta dëgjuar lidhur me gjithë çka kishte denoncuar publikisht, si edhe me idetë e tij për të ardhmen e dikasterit qendror të mbrojtjes si edhe të vetë Forcave të Armatosura natyrisht. Pas disa komunikimesh kuptova besoj, arsyet pse shkrimtari i shquar e kishte menduar si president të denjë për vendin këtë gjeneral të panjohur. I edukuar në perëndim, njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i fushës jo vetëm nga librat po edhe nga rrugëtimi i një karriere të gjatë – nisur si fëmijë i një familjeje të varfër nga veriu në derën e shkollës së mesme ushtarake “Skënderbej” dhe ndërprerë brutalisht në pozicionin e zëvendës Shtabit të Përgjithshëm nga arroganca e injorancës së pushtetit në ikje -, Sandër Lleshi ka pranuar të jetë këshilltari im për mbrojtjen në kryeministri.

August 23, 2013 13:43
Komento

18 Komente

  1. nendetesja 105 August 23, 13:54

    Z. Kryemonister pyeteni pak keshilltarin tuaj pse e hodhi firmen qe baza ushtarake detare e Durresit(porto-romano) te nxirrej nga plani i perhapjes se ushtrise shqiptare. Z.Lleshi a e dinte para se te firmoste, qe kete baze donin ta blini Shkelzeni i Lirise(aljishani) dhe i biri i gjeneral kolonel Hamovict te ushtrise se Titos? Autorizimi(leje hyrja) per tu futur ne baze Hamovici junior dhe ai serbi tjeter a ishte firmosur nga gjeneral lleshi?!

    Reply to this comment
    • Postieri August 23, 18:46

      # Nendetsja e Leshit dhe gjithe komentuesit trapa me dhe pa parti: Sander Lleshi e ka treguar me vepra qe i sherben vetem institucioneve te shtetit shqiptar. Ju budallenjte e Saliut e keni kot qe çirreni, nuk ndalet Rilindja pa ju shkallmuar brinjet juve dhe pushtetit tuaj mafioz.

      Reply to this comment
  2. JOZEFINKA TOPALLOVIÇI August 23, 14:13

    Ja çfare shkruante Gazeta Shiptare ne 2009 per Lleshin e Kadarese::

    Gjeneralët, Topi bllokon listën e Berishës
    » Dërguar më: 12/09/2009 – 14:13

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka bllokuar këto ditë dekretimin e tre gjeneralëve të rinj të ushtrisë shqiptare, propozuar nga Ministria e Mbrojtjes pak orë para ndërrimit të qeverive, duke dhënë sinjalin e rihapjes së konfliktit institucional mes institucionit të tij e Sali Berishës, kreut të ri të rimandatuar si kryeministër i vendit nga maxhoranca e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Burime të konfirmuara për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se shkak i bllokimit të listës me propozimet për dekretim të gjeneralëve të rinj është “zbatimi i procedurave ligjore”. Por burime të besueshme shtojnë se shkak i këtij bllokimi është përmbysja e listës së propozuar nga Komisioni i Veçantë i Karrierës, i përbërë nga gjeneralët aktualë të ushtrisë shqiptare (5 të tillë) dhe vendosja në krye të saj e tre personave që njihen si mbështetës të Berishës apo qeveritarëve aktualë. “Në kundërshtim me propozimet e Komisionit Shtetëror të Veçantë të gradimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, ku në listën e propozimeve renditja është bërë në bazë të kritereve ligjore e profesionale, shoqëruar me pikët maksimale, Presidentit i është dërguar një listë tjetër e përmbysur duke anashkaluar këto kritere, duke vendosur në krye të saj apo në treshen e gjeneralëve për dekretim, persona që renditen të 14-ët apo të 15-ët në listën e specialistëve”, – shtojnë për “Gazeta Shqiptare” burime pranë drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes. Nga të njëjtat burime konfirmohet se lista e përmbysur tek Presidenti i Republikës ka vajtur në fillim të javës, ndërsa bllokimi i saj është bërë menjëherë pas sinjalizimeve të ushtarakëve të lartë të ushtrisë shqiptare në Presidencë, si dhe interesimit të partnerëve ushtarakë euroatlantikë me mision në vendin tonë. “Në vend të emrave të Perikli Koliqit (Shef i Shtabit të Komandës së Forcës së Bashkuar), Foto Duros (Drejtor në Shtabin e Përgjithshëm) dhe Bardhyl Hoxhës, (Zëvendëskomandant i Komandës Mbështetëse) që me pikë kryesojnë renditjen në listën e 15 kolonelëve të propozuar për gjeneralë, janë vendosur Kristaq Gërveni, Sandër Lleshi e Xhemal Gjunkshi”, – shtojnë burimet pranë drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tyre, përmbysja e listës duke shkelur kriteret ligjore e profesionale, është bërë si shpërblim për ushtarakët madhorë që njihen si përkrahës të Berishës apo njerëzve pranë tij, apo kontributit të dhënë në zgjedhjet e fundit lokale për mbajtjen e pushtetit nga qeveria aktuale. “Në listën e propozimit zyrtar të dikasterit të Mbrojtjes për tre gjeneralët e radhës është Kristaq Gërveni, i anatemuari së fundi në media e nga specialistët ushtarakë si personi që tentoi të mbrojë ndryshimin e vijës kufitare ekzistuese me Greqinë; Xhemal Gjunkshi, Komandant i Regjimentit Komando, që përflitet se vuri në dispozicion të fushatës së fundit mjetet ushtarake dhe arsenalin tjetër në shërbim të PD-së dhe Sandër Lleshi, komandant i Doktrinave të Stërvitjes, që edhe pse u rendit i parafundit në listën e 15 konkurrentëve, është në treshen që pret firmën e Berishës për gjeneral. Për më tepër që ky i fundit nuk plotëson as kriterin fillestar të konkurrimit, atë të arsimimit profesional”, – shtojnë burimet e mësipërme.
    PROPOZIMET
    Në bazë të strukturës organizative të Ushtrisë e kritereve të vendeve anëtare të NATO-s, ushtria shqiptare duhet të ketë 8 gjeneralë. Aktualisht ajo ka vetëm 5 dhe konkretisht: Maksim Malaj, Gjeneral Brigade e Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë; Gjeneral Brigade, Agim Lala, Gjeneral Brigade, Viktor Berdaj; Kundëradmiral Kudret Çela dhe Gjeneral Brigade, Vladimir Qiriazi. Grupi i gjeneralëve apo siç njihet në vendet aleate “Familja e Gjeneralëve”, do të plotësohet dhe me tre të tjerë. Në përputhje me ligjin dhe me Urdhrin e Posaçëm të Ministrit të Mbrojtjes, për këtë qëllim u vu në punë komisioni i testimit profesional e meritave që kryesohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Maksim Malas, në përbërje të të cilit janë dhe 4 gjeneralët aktualë të ushtrisë shqiptare. Në praktikën e vendeve anëtare të NATO-s, detyrimi i gjeneralëve për të pranuar anëtarë të rinj në “familjen e tyre” është jo vetëm ligjor, por së pari dhe moral. Në këtë praktikë, fjala e tyre është “ligj” dhe nuk ka asnjë pikëpjekje me politikën. Burime të konfirmuara nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se ky komision punoi gjatë e me përgjegjësi për vlerësimin e listës së gjatë të konkurrentëve, duke bërë dhe vlerësimin përkatës me pikë për çdo kriter e çdo konkurrent. Në fund, me përgjegjësinë e ligjit dhe të moralit ata firmosën listën përkatëse. Në vlerësimin e tyre me pikë lista kryesohet nga Perikli Koliqi, Foto Duro, Bardhyl Hoxha, Arqile Kokëdhima, Dhori Spirollari, Selim Troçi, Syrja Gjoka, Kristaq Gërveni, Bektash Petoshati, Çesk Mhillja, Xhemal Gjunkshi, Abaz Lleshi. Pas firmës së gjeneralëve, lista me kandidatët për gjeneralë iu dorëzua ish-ministrit të Mbrojtjes, Oketa dhe eprorëve të tij. “Pikërisht para komunikimit nga Berisha të kabinetit të ri qeveritar, një listë çuditërisht e përmbysur ku në krye të saj vendosen Lleshi, Gjunkshi e Gërveni, me firmë e vulë niset nga Ministria e Mbrojtjes për tek Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nga i cili pritet dekretimi i tre gjeneralëve të rinj”, – shtojnë burimet e mësipërme.

    Reply to this comment
  3. theodor drajzer August 23, 14:37

    qeveria ne diete ka nevoj dhe per keshilltare, jam kurioz se cili do jete keshilltar per artin ne pergjithesi dhe pikturen ne vecanti …..

    Reply to this comment
  4. juli August 23, 14:40

    Edi pse je kaq i nxituar me kete kanidature? Ku e gjete nje nga burracaket, hajdutet e kamufluar
    Ky eshte si Xhemali, ka fituar me tendera, ka shtepi, dy vila, objekt ushtrie, ka mbi nje miljarde leke. te gjitha te vjedhura. Ka llogari bankare ne gjermani austri e zvicer.

    Pyet pak Ismail Lleshin pse e ka shkarkuar Sandrin kur bente fushate per SALIUN me makinen e ushtrise??
    Po pse o rilindje??
    Pse e felliq Rilindjen
    Pse felliq voten e popullit me felliqesira.

    Une jam me te vertete malsore por me te kamufluar me te pashpirt dhe me dredharake nuk kam pare

    Reply to this comment
  5. salah August 23, 14:53

    Urime Bujar Nishani!

    Reply to this comment
  6. Taip August 23, 15:10

    O Edi Rama fillove nga lajthitjet dhe gafat ! O zot, po cfare bene ! Ore po mire kur thua se Kadareja i rrjedhur e paska propozuar per president, po ti a je ne vete me komentin dhe vleresimin qe i bene ! Shkofshe mu ne hale. Mos u merzit se ke per te pare cfare do keshe nga ushtaraket ne zgjedhjet lokale dhe mos harro zgjedhjet e radhes, bile te parakohshme do luftojme qe te jene ! Po e fillove me cmenduri o njeri! Ne qe punuam e luftuam me shpirt, qe menduam se fituam te pakten lirine dhe ti na ve ne krye PD-istet me te ndyre, ti merr Uriah Hippin per keshilltar !!! Ore kokrra e idiotit, cfare po bene ! Ti merr keshilltar per mbrojtjen nje nga kryehajdutet e ushtrise, nje nga arkitetktet e shkaterrimit te ushtrise, nje nga me intrigantet dhe hipokritet e ushtrise !!!!???? Ore po a je ne vete, kur thua qe ka shkolla ne perendim dhe eksperience, po kush ti thote keto !!!??? Po a e kupton qe ke thene marrezira qe ushtaraket nuk kane per ti falur kurre!!! Une qe po te shkruaj kam qene nje nga njerezit qe kam besuar tek ti dhe te kam dashur si zotin ! O zot sa po me zhgenjen !! Ky vend qenka vendi i bekuar vetem per llumin !!!! O zot, po si gjeni njerzit me te zese dhe i sillni ne krye !!!! Edi Rama me shpirt dhe deri ne vdekje do luftojme te te heqim qafe edhe ty shumme shume me shpejte se kriminelin qe kishim deri tani .. nqs nuk do ti korigjosh urgjentisht keto gafa dhe skandale qe fillove te besh.. Harram e pac ndihmen, mundin dhe djersen tone ! merre aty nje nnga kryendyrsirat dhe me te paaftit e ushtrise qe di vetem nje gje: dinakrine dhe ligesine ! Dhe e merr se na doli i persekutuar se e hoqen ata qe e ben gjeneral kur nuk e meritonte kurre ! Turp 100 here per ty Edi Rama ! Ti mund te mos pjerdhesh per cfare shkruajm ne, por dije se po nuk e korigjove kete vendim, gjalle nuk kemi per ta falur dhe shpejt do t’ia shikosh hairin !!! E pabesueshme ! Ja di mire historine dhe eksperiencen e kontributed sandrushkes o edi rama ! Shikoje pak kontributet ne vitet e para te demokracise, shiko pak ngjarjet e 97 se me pas eshte lule!!!! Turp, turp, turp 1000 here turp… po na zhgenjen shume keq….

    Reply to this comment
  7. xhixhua August 23, 15:22

    Keshtu qenke edhe ti o edi rama! Ruajna zot! O njerez qe e njihni sander zeze hajdutin e zi, njeriun pa shpirt, pordhacin medioker, nje nga ushtaret me besnik te PD qe ka punuar, luftuar dhe harxhuar me shpirt per PD, cojini nje mesazh ED trapit sepse paska shkuar per lesh.. Po nga sandri do marresh keshilla per ushtrine o edushke edwin ram ? A ke mendjen ne vend? Po deri tani gjeneralka keshilloi Imamicen dhe kur e pa qe nuk po i delnin llogarite mire e “tradhetoi” familjen dhe u be “heroi” i joti dhe i socialisteve !!!!! O edi rama, po verifikoi njerzit para se ti marresh o mavri, se po na shokon !!! Ta dish se me njerzit e mbrojtjes i ke humbur 100 piket automatikisht. Po deshe mos beso !!! Po pse nga ato mutrat e hipokrizise qe tha sandrushka ne televizion u magjepse dhe u sygjestionove o Ed Rama ??? Na dhjeve, po qe se je keshtu si po tregohesh… Ne besuam, por ne kete vend me duket se zgjidhka pune vetem REVOLUCIONI !

    Zoti te ruajt mendjen per me tutje, o Ed rama!

    Reply to this comment
  8. vetetima August 23, 15:28

    Ke gjetur ushtarakun me te felliqur.

    Reply to this comment
  9. Gramoz August 23, 16:38

    eshte e pa besushme ky sipas komentuseve qe e njohin mire ,,i bie qe ky eshte kale troje i futur qellimisht jo zoterinj para foles mos u trembni ,,mos elejoni qe te arije puna deri ketu denoncojeni edhe publikisht nje gjeneral me nje pasuri te tille nuk ka asnje vend i n a t os ju lutemi denoncojeni ky do te jete rezik per ramen por edhe per qeverine zoterinj ju jeni te revoltuar me te drejte por mos fyeni veten tuaj duke mos e bere publik kjo gazete eshte e jona dhe nepermjet kesaj ju mund ta arini qelli min tuaj ju lutem se jo vetem po te gjithe ne kete rast jemi te zhgenjyer ky sharlatan kerkon te mbroje pasufine ne kete mynyre ,,dhe dalja ne medje e tij eshte kamuflim mbase rama nuk e njeh mire ne detaje por dhenia informatave tuaja qofte ilegale mund qe rama te reflektoje beheni tuajen

    Reply to this comment
  10. fidai August 23, 17:16

    o Edi Rama, cfare po ben, a je ne vete? Pse, po ta tha Kadareja dhe eshte e sakte? Po a e di ti se pse ta propozoi Kadareja per President? a ja bere pyetje Kaderse? mesoje o vellai siamez i Berishes: Sandushka kur ishte ne Gjermani, sa here qe Kadareja shkonte atje per konferenca shtypi, apo per leksioene plot te tjera, ky sandusha, kur ishte atasheu yne i hiqte Kadarese hotelin, ushqimin se dhe e levizte me makinen e tij. Kadareja, si gjirokastrit tipik negativ ne shpirt, qylin e ha shume dhe e shperbleu duke ta propozuar ty, por jo duke shpenzuar nga xhepi i tij. Dhe ty , duke mos pyetur se kush eshte Sandri i vertete, iku i Jozefines dhe i Saliut, u ngazelleve nga Kadareja dhe nga qe Sander Lleshi u be trim d kritikoi Ministrine e Mbrojtjes kur e larguan nga ajo ministri Ku ishte me pare ky trim, pse nuk i tha publikisht, apo trimat pas beteje te pelqejne ty edi Rama? Pyet se si i ka vene pasurite dhe do mesosh se ka me shume se ty.

    Reply to this comment
    • Ushtaraku i ShPergjithshem August 23, 23:08

      Fidai,ushtarakeve nuk u lejohet te dalin ne publik,duhet ta dini se ka nje status qe i ndalon.Kur dalin ne rezerve jane te lire te flasin.Per te gjykuar nje ushtarak nuk eshte e lehte,duhet te lexosh c’fare ka shkruar ai per eproret,ministrin,kryeministrin ,presidentin.Nqs ka kundershtuar per problemet qe nuk shkojne eshte i respektuar,jo cdo problem mund te behet publike.Brenda forcave te armatosura zjen debati nuk eshte ashtu si behen komentet,po ku ishin ushtaraket me pare?Aty jane ne krye te detyrave,diskutojne,debatojne ,propozojne,disa mendime e propozime miratohen ,disa jo.Eprori ka te drejten e urdherit dhe ne qofte se eshte brenda ligjit do ta zbatosh.Per abuzimet qe behen ,sigurisht ato behen te kamufluara dhe vetem organet kompetente mund ti zbulojne.
      Pjesa me e madhe e ushtarakeve nuk jane partiak,ata duhet te kene kariere te vazhdushme ,prandaj nuk ,pyetja me ke jane ushtaraket.Vleresoni ata nga puna qe bejne jo nga jane dhe me ke jane

      Reply to this comment
  11. Titi August 23, 20:07

    Te gjitha keto komente i ben ie njejti njeri, vetem me emra ta ndryshem

    Reply to this comment
  12. KEY August 23, 20:17

    Zgjedhje naive apo?! Spikatja juaj nga Kadareja qe hodhi nje gur ne lum se i kishte detyrim per mirembajtje apo njohje e pabese para zgjedhjeve kur ky i ashtuquajturi Gjeneral volli vreere per te gjithe Forcat e armatosura, per “punen e tij” dhe vecanerisht te kolegeve te tij te ndershem sapo prishi marrdheniet me PD. Ky vetem ushatarak nuk ka qen, ka shfrytezuar cdo akses te saj, nuk eshte se nuk mund te jet kur hodhi balt mbi FA, integrimin e saj, strategjine e NATOs, zhvillimin e institucionit te mbrojtjes, mbi operacionet qe i drejtonte pikerisht vet dhe mbi gjithcka qe shqiperia sot e ka aset. Nese i keni pas edhe ju ndonje detyrim Z.Kryeminister, ja shlyet duke i dhen nje karrige por mos e degjoni as kur fle gjume ne zyre (se eshte totalisht i paafte per pune, koha do ta provoj) se ndryshe keshillimet per mbrojtje do tju fusin ne nje luft te pamoralshme me veten…Asnje nga ata qe kan punuar me kete “Palo Gjeneral” nuk do t’jua kishin rekomanduar nje helm te till keshillues! Zoti Ju dhente fuqi ti kuptoni te dobtit dhe te panevojshmit shume shpejt!

    Reply to this comment
  13. verifikuesi August 23, 21:12

    .
    Po te hapen aktet – kontollet e Drejtorise se Kontroll Revizionit te Ministrise se Mbrojtje,ne periudhen qe ka qene Komandant i shkolles “SKENDERBEJ”,zoteria do te kete shume shkelje financiare ne punen e tij si drejtues,e do te jete akoma debitor.
    verifikojini se ka edhe kopje ne digasterin per zonjen Ministre.

    Reply to this comment
  14. oficeri.vlore August 23, 22:53

    Ja çfare shkruante Gazeta Shiptare ne 2009 per Sander Lleshin:

    Gjeneralët, Topi bllokon listën e Berishës

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka bllokuar këto ditë dekretimin e tre gjeneralëve të rinj të ushtrisë shqiptare, propozuar nga Ministria e Mbrojtjes pak orë para ndërrimit të qeverive, duke dhënë sinjalin e rihapjes së konfliktit institucional mes institucionit të tij e Sali Berishës, kreut të ri të rimandatuar si kryeministër i vendit nga maxhoranca e dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Burime të konfirmuara për “Gazeta Shqiptare” pohojnë se shkak i bllokimit të listës me propozimet për dekretim të gjeneralëve të rinj është “zbatimi i procedurave ligjore”. Por burime të besueshme shtojnë se shkak i këtij bllokimi është përmbysja e listës së propozuar nga Komisioni i Veçantë i Karrierës, i përbërë nga gjeneralët aktualë të ushtrisë shqiptare (5 të tillë) dhe vendosja në krye të saj e tre personave që njihen si mbështetës të Berishës apo qeveritarëve aktualë. “Në kundërshtim me propozimet e Komisionit Shtetëror të Veçantë të gradimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, ku në listën e propozimeve renditja është bërë në bazë të kritereve ligjore e profesionale, shoqëruar me pikët maksimale, Presidentit i është dërguar një listë tjetër e përmbysur duke anashkaluar këto kritere, duke vendosur në krye të saj apo në treshen e gjeneralëve për dekretim, persona që renditen të 14-ët apo të 15-ët në listën e specialistëve”, – shtojnë për “Gazeta Shqiptare” burime pranë drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes. Nga të njëjtat burime konfirmohet se lista e përmbysur tek Presidenti i Republikës ka vajtur në fillim të javës, ndërsa bllokimi i saj është bërë menjëherë pas sinjalizimeve të ushtarakëve të lartë të ushtrisë shqiptare në Presidencë, si dhe interesimit të partnerëve ushtarakë euroatlantikë me mision në vendin tonë. “Në vend të emrave të Perikli Koliqit (Shef i Shtabit të Komandës së Forcës së Bashkuar), Foto Duros (Drejtor në Shtabin e Përgjithshëm) dhe Bardhyl Hoxhës, (Zëvendëskomandant i Komandës Mbështetëse) që me pikë kryesojnë renditjen në listën e 15 kolonelëve të propozuar për gjeneralë, janë vendosur Kristaq Gërveni, Sandër Lleshi e Xhemal Gjunkshi”, – shtojnë burimet pranë drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tyre, përmbysja e listës duke shkelur kriteret ligjore e profesionale, është bërë si shpërblim për ushtarakët madhorë që njihen si përkrahës të Berishës apo njerëzve pranë tij, apo kontributit të dhënë në zgjedhjet e fundit lokale për mbajtjen e pushtetit nga qeveria aktuale. “Në listën e propozimit zyrtar të dikasterit të Mbrojtjes për tre gjeneralët e radhës është Kristaq Gërveni, i anatemuari së fundi në media e nga specialistët ushtarakë si personi që tentoi të mbrojë ndryshimin e vijës kufitare ekzistuese me Greqinë; Xhemal Gjunkshi, Komandant i Regjimentit Komando, që përflitet se vuri në dispozicion të fushatës së fundit mjetet ushtarake dhe arsenalin tjetër në shërbim të PD-së dhe Sandër Lleshi, komandant i Doktrinave të Stërvitjes, që edhe pse u rendit i parafundit në listën e 15 konkurrentëve, është në treshen që pret firmën e Berishës për gjeneral. Për më tepër që ky i fundit nuk plotëson as kriterin fillestar të konkurrimit, atë të arsimimit profesional”, – shtojnë burimet e mësipërme.

    Reply to this comment
  15. arben August 24, 08:08

    EDI THIRRI MENDJES, SPEKULLATORET JANE ME TE RREZIKSHEM SE S.BERISHA. TA KESHE TE QARTE SI DRITA E DIELLIT Q NJE NDER TA ESHTE EDHE SANDUSHI.

    Reply to this comment
  16. e njoh September 21, 17:49

    njeriu me servil me dinak,,, mbase do ta kuptosh gjat kohes qe do punoni bashk,, ka plot njeres te mire te punes dhe me zemer qe mund te zgjidhje. skam pas asnje lloj lidhje me sandrin thjesht e njoh dhe po jap mendimin tim te paster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim