Sandrit do t’i duhet shumë punë…

December 20, 2018 14:43

Sandrit do t’i duhet shumë punë…

Mbas pesë vitesh Rama ja ka kuptuar,
talentin në një ditë Nëntori,
me ç’duket Lleshaj është ende i hutuar,
nga posti i papritur që mori!

Lleshaj e mori detyrën,
në një kohë pak a shumë të vështirë,
por do t’i duhet një punë titanike,
të arrijë performancën e shokut Fatmir!

Xhafës i rri më mirë se kujtdo,
kostumi serioz i shtetarit,
dhe në çdo moment mund të qe,
zëvendësuesi i parë i të parit!

Lleshaj është zgjidhje personale e Ramës,
nuk e ka “mirëkuptimin” nga Partia,
po shpesh në këto kohë rrëmuje,
nuk mjafton vetëm besnikëria!

Po flas për besnikërinë ndaj Ramës,
në karrigen e tij ministrore,
se me Partinë Socialiste,
Lleshaj nuk ka asnjë marrëdhënie shpirtërore!

Zgjedhjen e tij personale,
Ramës askush s’ja ka kundërshtuar,
por edhe pas rrëmujës së madhe,
Lleshaj e gjeti rrugën plotësisht të shtruar!

Rrugën e gjeti plotësisht të shtruar,
nga paraardhësi i tij Fatmir Xhafa,
po Lleshaj ende nuk është maturuar,
dhe në këtë rrugë mund të bëjë dhe gafa!

Per Lleshajn ende s’kemi ç’të themi,
se veç një muaj ka tek ministria,
por ai ende s’e ka kuptuar,
sa të ndryshme janë ushtria dhe policia!

Puna e ministrit është shumë e qartë,
ai vetëm politikat ka në dorë,
dhe s’duhet ta uli nivelin e punës së tij,
me dukjen e policëve nëpër semaforë!

Nuk është e thënë që ministrat,
të prodhojnë lajme përhera,
si puna e “urdhrit” të Lleshaj:
“Të fshihen nga sytë e publikut policat barkderra!”

Kësaj i thonë të ulësh pjacën,
ose pa shkuar akoma të fusësh ujë,
këto janë gjëra që zgjidhen me një telefon,
dhe nuk janë aspak lajme për bujë!

Ose ndërhyrja pa takt në ligjin për policinë,
që ushtarakët me drejtuesit e lartë i njehson,
por thamë që ushtria me policinë janë të ndryshme,
dhe ky nen absolutisht që nuk shkon!

Në paqe është relative të themi,
se X ushtarak është i zoti shumë,
e me policinë fare ndryshe jemi,
se është e matshme si punë!.

Megjithatë tek Lleshaj ka shpresa,
se mund të bëhet politikan i mirë,
nëse harron që ka qenë gjeneral,
do ta ketë dhe më pak të vështirë!.

Duke qëndruar larg rutinës së përditshme,
në gota uji mos ngrejë furtunë,
si urdhëri “për policët barkderra”,
si me u gjet Kola në punë!

Lleshaj nga opozita është i pa atakueshëm,
nuk ka asgjë që mund të akuzohet,
dhe nga të gjithë mund të jetë më i besueshëm,
dhe për së mbari do të performohet!

A.DUKA

December 20, 2018 14:43
Komento

4 Komente

  1. sapa December 20, 17:00

    Xhafaj ka edhe dicka tjeter gje qe se ka Lleshaj;zoteron disa pallate!

    Reply to this comment
  2. rimi December 21, 10:09

    S’keni thënë që ka edhe dy dyqane me sanitarenjë te pallati dhe një te ish banka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin