SAPO / Biznesmeni filantrop inkurajon studentët të vazhdojnë protestën. Sa më gjatë…

December 21, 2018 12:15

SAPO / Biznesmeni filantrop inkurajon studentët të vazhdojnë protestën. Sa më gjatë…

UNAZË / TIRANË: Në një reagim mediatik për CNN-Mamurras, biznesmeni, afaristi dhe filantropi Bashkim Ulaj është deklaruar dje në mbrojtje të protestës studentore.

“Studentët duhet të vazhdojnë protestat pa u ndalur. Ata janë shpresa e vendit, e rrjedhimisht, edhe shpresa ime. Mos më shihni kështu, edhe unë pjesë e vendit jam” deklaroi investitori, emri i dytë i të cilit është Baulja, sipas objektit të njohur që dikur mbushej plot me stolira dhe monedha me vlerë.

Ai i bëri thirrje kryeministrit t’ua plotësojë kërkesat të rinjve, por thirrja e afaristit të njohur kishte disa specifika. Ai argumentoi se kërkesat e studentëve duhet të plotësohen jo “një PËR një”, siç thonë të paduruarit, po “një NGA një”.

“Për ta bërë punën tamam, kryeministri duhet të plotësojë një kërkesë tani, tjetrën pas dy muajsh, e kështu me rradhë,” deklaroi biznesmeni dhe iu drejtua me pezm të dukshëm shefit në hije të opozitës: “Larg nga protesta ti gjakpirës, që ua more shpirtin të rinjve?”

Ndërkohë, Ulaj sugjeroi se studentët duhet të vijojnë mosbindjen.

“Protestoni non stop. Deri në maj, korrik, madje dhe gusht”, dhe garantoi, “bukë, salçiçe dhe ujë me gaz ju sjell unë. Ju jeni e ardhmja, ne me ju krenohemi. Ja, unë vetëm të rinj mustaqe padirsur kam punësuar në firmat e mia”.

Në këtë pikë filantropi i njohur kishte një apel të drejtpërdrejtë për popullin mosmirënjohës dhe çapaçul që ka nisur t’i bjerë në qafë një kryeministri brilant:

“A e dini ç’djalë keni në qeveri, more harbutër! Po ju nuk e meritoni, ju p’e lodhni, ju p’e plakni! Ku keni parë ju more, kryministër që t’i dhimbsen lekët e biznesit dhe t’ja merr buxhetit.”

Duke ulur zërin, u kthye nga kamera: “Kështu pra, të dashur studentë. Protestoni pa u ndalur. Sa të mbaroj dy lotet e para të unazës. Se pastaj ecën puna vetë…”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pa ulje-ngritje

December 21, 2018 12:15
Komento

6 Komente

  1. Kapitalisti drogaxhi December 21, 12:58

    Mashtrues klasik i nje shoqerie primitive kapitaliste Ky shitet shqiptareve si buznesman ! Sa qesharake ! Nje buznesman i ngritur nga kapitali i droges eshte shume i rrezikshem per shoqerine !

    Reply to this comment
    • robi December 21, 17:04

      Protestë me studentë me gishtin e mesit ngritur dhe me çantë 5000Euro e organizuar nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë dhe nuk lexon dot një numër me gjashtë shifra. Kjo është ide brilante që protesta të vazhdojë deri sa Nafije Dybeku Baxhella plagjiatura të vijë në pushtet dhe Epshurr Brahimkari dhe Kejdi dhembcakallja të udhëhequr nga Nafije të drejtojnë naziskinet e Mamurrasit për të marë pushtet

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 23, 08:28

    Sipas informacionit te “Gojeve te Liga” nga brenda qeverise,

    NARKOTRAFIKANTI FAMOZ I FALLSIFIKIMEVE HEROIKE, BASHO ULI DO TE ZEVENDESOJE BEDELIN BUDALLA DAMLLA GJIKNURI NE POSTIN E MINISTRIT TE UNAZAVE TE QEVERSE KANABIS ENVERO SATIVA QE DREJTOHET NGA NUDISTI FAMOZ I RINGORDHJES EKONOMIKE, EDI KAQOLI

    qe:

    Gjerat te qepen me ne fund njashtu sic duhet!

    Reply to this comment
  3. Stille Nacht December 23, 20:22

    Meso nje here shqip (dhe jo SHQYP more rrip) more injoranti i vetequajtur intelektual:
    nga 9 fjale ne rreshtin e pare te shkrimit tend vetem nje fjale (zevendesoje) ke shqip.
    Pika “intelektualit” qe shkruan ne malokcen e pagdhendur “NJASHTU”

    Reply to this comment
    • intelektuali December 24, 06:54

      O Stille Nacht! O Heilige Nacht!

      O Nata e Qete e Lindjes se Krishtit,

      O RRYP KATUNARI DRU ME PRE:

      Degjo intelektualin qe mesosh se njashtu shqypja ka shume ngjyra:

      SHYPJA JONE DA E MIRE
      SA E BUKUR SA E DLIRE!

      Reply to this comment
    • intelektuali December 24, 06:55

      O Stille Nacht! O Heilige Nacht!

      O Nata e Qete e Lindjes se Krishtit,

      O RRYP KATUNARI DRU ME PRE:

      Degjo intelektualin qe mesosh se njashtu shqypja ka shume ngjyra:

      SHYPJA JONE SA E MIRE
      SA E BUKUR, SA E DLIRE!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*