“Sapo doli nga burgu ku mbahej padrejtësisht”, identifikohet një viktimë

November 26, 2019 09:42

“Sapo doli nga burgu ku mbahej padrejtësisht”, identifikohet një viktimë

Kristian Preçi, është një djalë i ri i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë.

Fatkeqësisht ai u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kristiani ishte banorë i Thumanës, zonës që u godit më shumë nga tërmeti, me tre pallate totalisht të shembur, nën rrënojat e të cilëve u gjetën viktima, ashtu sikundër pati edhe lajme të mira për të shpëtuar brenda atyre rrënoja. Por Kristiani nuk pati atë fat. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë avokati i tij.

“Sot humbi jetën nga tërmeti Kristian Preçi banor i Thumanës, klienti im që fitoi pafajësinë pas 5 muajsh burgim të padrejtë. Ngushëllim familjarëve, qoftë i parajsës. Kristiani ishte një djalë i mrekullueshëm. Iku shpejt”, shkruan avokati.

 

November 26, 2019 09:42
Komento

1 Koment

  1. Ana November 26, 16:53

    E pac dheun e lehte djalosh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim