Sarandë, maskat grabisin një kazino, arratisen pa gjurmë

November 2, 2015 09:39

Sarandë, maskat grabisin një kazino, arratisen pa gjurmë

Një kazino në qytetin e Sarandës u grabit gjatë natës nga persona të pa identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku është grabitur një kazino “Astra”.

Policia sqaron se dy persona të maskuar me shall të zi, dyshohet se nën presionin e armëve të zjarrit, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të kësaj kazinoje, ku shuma e parave ende nuk dihet.

Brenda në këtë ambient kanë qenë prezent dy punëtorë të këtij biznesi bashkë me një klient.

Shërbimet e Policisë deri tashmë kanë shoqëruar 11 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Të gjitha Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Dita/

 

 

November 2, 2015 09:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*