Sarandë/ Përdhunohet e mitura 13 vjeçare

November 6, 2017 10:48

Sarandë/ Përdhunohet e mitura 13 vjeçare

Një 21 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Autori i identifikuar është Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, shkruhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij ka ardhur pas kallëzimit në polici të nënës se të miturës ,T.Q, 13 vjeçare.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,  parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal. /l.h dita

November 6, 2017 10:48