Sarandë/ Shkon me pushime me njerëzit e nuses, por dhëndrit nuk i mbajnë nervat dhe…

August 6, 2017 17:24

Sarandë/ Shkon me pushime me njerëzit e nuses, por dhëndrit nuk i mbajnë nervat dhe…

Një 23-vjeçar nga Kosova i është drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar bashkë me familjen e nuses, por gjërat me sa duket nuk kanë shkuar mirë. Teksa ishin duke pushuar në Sarandë, ata janë përfshurë në një sherr brenda familjes, i cili ka degjeneruar në dhunë fizike e përdorimin e mjeteve të forta nga ana e 23-vjeçarit kundrejt bashkëshortes dhe familjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në lagjen Nr.1, të qytetit të Sarandës.

NJOFTIMI I KOMISARIATIT TE POLICISE SARANDE

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.

August 6, 2017 17:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin