Sarandë, tenton të grabisë turistin gjerman në Parkun Kombëtar, pranga 24-vjeçarit

July 20, 2014 09:26

Sarandë, tenton të grabisë turistin gjerman në Parkun Kombëtar, pranga 24-vjeçarit

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Sarandës ditën e djeshme, pasi akuzohet se tentoi të grabiste një turist gjerman, që po kalonte disa ditë pushimi me të njohurit e tij në qytetin bregdetar. Burime zyrtare të Komisariatit thanë se vunë në pranga Alban Doçin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në hyrje të parkut Kombëtar. Por prezenca e uniformave blu në atë zonë të njohur turistike dhe të frekuentuar nga turistët e huaj, bëri që grabitja jo vetëm të dështonte, por të arrestohej edhe agresori. Turisti gjerman denoncoi autorin dhe dëshmoi se nuk ishte lënduar apo t’i ishte grabitur ndonjë send material. Vetë turisti arriti të bënte rezistencë, ndërsa alarmi i dhënë dhe prezenca e policisë bënë të mundur rrethimin dhe kapjen e grabitësit të dyshuar. Mësohet se i dyshuari nuk është banor i Sarandës, por duket se sezoni veror dhe plazhi kanë qenë një oaz i mirë gjuetie për të sulmuar turistët.

 

July 20, 2014 09:26
Komento

1 Koment

  1. Jozefina July 20, 10:19

    Malok duhet te jete ai , kurresesi malesor 😉 Kapni prej zhelesh qe futni n,birruc … Pese minuta pushim 😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin