Sasi rekord droge e kapur në Ravena, në pranga 3 shqiptarë

November 14, 2017 12:31

Sasi rekord droge e kapur në Ravena, në pranga 3 shqiptarë

Policia e Ravenës në Itali ka kapur një nga sasitë më të mëdha të drogës të sekuestruar ndonjëherë në Ravenë.

Janë sekuestruar 2.2 ton drogë të llojit marijuanë dhe hashash.

Në pranga kanë rënë 4 persona, mes të cilëve 3 ishin shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit janë një italianë 26 vjeçar dhe shqiptarët e moshës 27, 53, dhe 21 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të gjithë shtetasit e arrestuar akuzohen për shpërndarje të lëndës narkotike.

Hetimet nisën në orët e vona të së enjtes në provincën e Ravenës, ku pas një kontrolli të territorit patrulla ndaloi një furgon rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Në furgon ndodheshin dy persona të cilët fillimisht bënë rezistencë, por pas ndjekjes së policisë u detyruan të dorëzohen./ l.h dita

November 14, 2017 12:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*