Sasi rekord/ Kolumbia sekuestron 12 tonë kokainë

November 9, 2017 09:31

Sasi rekord/ Kolumbia sekuestron 12 tonë kokainë

Policia kolumbiane ka zbuluar 12 tonë kokainë në atë që konsiderohet si sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e vendit.

Lënda narkotike ishte groposur në 4 plantacione bananesh në veri të vendit, pranë rrugëve të përdorura për të kontrabanduar kokainë në SHBA.

Presidenti Huan Manuel Santos e përshkroi këtë si sasinë më të madhe të drogës të kapur gjatë një operacioni të vetëm policor.

Ky i fundit ishte pjesë e një ofensive kundër klanit të fuqishëm të gjirit, një bandë famëkeqe trafikimi të drogës.

Kokaina i përkiste Dairo Usugës, i njohur edhe si Otoniel, kreu i Klanit të Gjirit, një prej organizatave më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të kapin Otonielin për vite me radhë.

Policia tha se ata kishin arrestuar 4 persona, ndërsa vlerën e lëndës së sekuestruar narkotike e llogarit në 360 milionë dollarë.

Gjatë dy muajve të fundit, forcat e sigurisë kane konfiskuar 20 tonë kokainë në Antiokia.

November 9, 2017 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*