“Save the Children”: Uria dhe shfarosja, armët e reja të luftës moderne

September 10, 2018 17:04

“Save the Children”: Uria dhe shfarosja, armët e reja të luftës moderne

“Save the Children” ka arritur në konkluzionin se më shumë se një gjysmë milioni të mitur në zonat e konfliktit mund të vdesin si pasojë e mos ushqyerjes deri në fund të vitit, në rast se nuk marrin trajtim.

Duke shfrytëzuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara, organizata e bamirësisë parashikon se 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për trajtim, si pasojë e urisë që kërcënon jetët e tyre në zonat më të rrezikshme të konflikteve.

“Save the Children” thekson se këtë vit ka një rritje të tyre prej 20 për qindësh, krahasuar me 2016-n.

Sipas saj, vetëm një në tre fëmijë do të mund të marrë trajtim dhe si rezultat mund të vdesin 590 mijë fëmijë.

 “Në thelb, ne kemi parë një rritje drastike të numrit të fëmijëve të rrezikuar nga vdekja si pasojë e problemeve të lidhura me urinë”, tha Kevin Watkins, drejtor i “Save the Children”.

“Përdorimi i urisë si një armë lufte është bërë i zakonshëm, me pasoja shkatërrimtare për fëmijët. Nga Jemeni në Sudanin Jugor, dështimi në mbrojtjen e fëmijëve nga uria, po i vë ata në rrezik”, vijoi më tutje ai.

“Save the Children” flet për rënie kronike të donacioneve për zonat e konfliktit që çon rrjedhimisht edhe në rritjen e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve.

s.a/dita

 

September 10, 2018 17:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*