Saviano: ISIS kontrollon drogën në Lazarat

July 25, 2016 11:13

Në një analizë të gjatë të gazetarit italian, Roberto Saviano, i njohur për botimet e tij në lidhje me mafian, duke shkruar mbi çështjen e legalizimit të drogave të lehta, flitet dhe për kanabisin në Shqipëri.

Në shkrimin e tij, të botuar në të përditshmen “La Republica”, ai arsyeton se legalizimi i drogave të lehta do t’i hiqte një mundësi të mirë financimi grupeve terroriste, që sipas tij tashmë kanë marrë nën kontroll trafikimin e marijuanës. Shembull sipas Savianos është edhe Lazarati, të cilin ai e konsideron si kryeqytetin botëror të marijuanës.

Lazarati, në Shqipëri, kryeqyteti botëror i marjiuanës, ka përfunduar nën kontrollin e grupeve kriminale që mbështetin Daesh (term i përdorur për Shtetin Islamik). ISIS tashmë kontrollon një prodhim prej 5 miliardë dollarësh. Po, “bari” dhe hashashi janë shndërruar në burime finacimi të organizatave fondamentaliste. Legalizimi i tyre do të ishte një mënyrë për t’i hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë di euro çdo vit”, shkruan ai./tvklan

July 25, 2016 11:13
Komento

15 Komente

  1. erdi July 25, 11:23

    akoma merreni me Savianon ,ai sic thone italianet gia e incolionito.

    Reply to this comment
  2. kris 1 July 25, 12:07

    ja fut kot!Ne sa dekoruam Vishon

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 25, 12:22

    DROGA DHE HASHSAHI SHQYPTAR JANE SHPIKJE E PARTISE SE PUNES

    Ja ku keni nje shkrim per te VERTETEN e zanafilles se droges dhe hashahit shqyptar qe financoghej nga Mafia italiane ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes qe te mos tregoni brockulla per ISIS-et imagjinare te sotem qe kontrollojne enveristat me pushtet te mocem. Ja shikoni ISIS-in e Enverit qe vepronte si ISIS-i i sotem fanatik me kryetar babain e Luan Rames te LSI-se se Like Floririt, shiko edhe ti o Roberto Saviani qe te kuptosh se fanatizmi islamik eshte fare njesoj si fanatizmi bolshevik i Partise se Punes:

    “Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar”.

    Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.

    Jana ArsovskaLibri që është një botim i muajit Maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deti në ditët tona.

    Autorja që është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë e ka bazuar librin e saj, në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga, dhe organizatat kriminale që janë në botë.

    SYRI.net ka vendosur që të sjellë disa pjesë të këtij libri, duke nisur nga krijimi i mafias shqiptare në vitet ’60 me bekimin e Enver Hoxhës dhe deri në ditët tona.

    Krimi i organizuar gjatë komunizmit në Shqipëri

    Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991.

    Sikurse shumica e vendeve post-komuniste, Shqipëria qe shtëpi e një rrjeti të gjerë njerëzish të cilët në të kaluarën kishin punuar për shërbimet ushtarake kombëtare, shërbimet sekrete, apo për policinë. Në fakt, shërbimet e brendshme sekrete dhe policore ishin një pjesë kyçe e regjimit komunisto-absolutist. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC) për 2008-n, Policia e Shtetit në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit ka vepruar gjerësisht mbi ligjin.

    Dhe me kalimin e kohës, vepruesit e nëndheshëm dhe shërbimet e sigurisë në rajon i bashkuan forcat për krijimin e një aparati të gjerë informativ. Agjencisë e sigurimit të periudhës komuniste gjithashtu zakonisht ndërvepronin me kriminelë profesionistë, përfshi edhe shumë prej tyre që ndodheshin në Europën Perëndimore, të cilët joformalisht përdoreshin si informatorë apo veprimtarë (Leman and Janssens 2006).

    Jana Arsovska-libriSipas raporteve të policisë, këta njerëz përdoreshin për një larmi detyrash të sigurisë shtetërore, si kontrabandë nafte, armësh dhe drogërash dhe për të vrarë disidentët e larguar.

    Në Serbi, për shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSO-në – një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë (Samuels 2010).

    Në Shqipëri, disa veprimtari të krimit të organizuar, gjithashtu të papërcaktuara si të tilla, toleroheshin nga shteti edhe gjatë kohës së komunizmit sepse ato gjeneronin fitime extra për shtetin, plotësonin kërkesat e konsumatorëve që nuk garantoheshin dot nga ekonomia zyrtare dhe ndihmonin në destabilizimin e shoqërive kapitaliste. Shërbimet e sigurisë së brendshme shpeshherë merrnin pjesë në veprimtari të tilla të paligjshme.

    Për shembull,e dhe pse nuk është e dokumentuar mirë, duket se ekzistonin marrëdhënie ndërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar, Sigurimit dhe krimit të organizuar (Leman and Janssens 2006; CSD 2004).

    Një raport konfidencial i inteligjencës i përgatitur nga një oficer ndërlidhjeje më 2008-n tregon se, duke nisur që nga vitet ’60, shteti komunist shqiptar bëri marrëveshje të fshehta me disa organizata kriminale italiane, duke iu lejuar atyre që të futnin cigare kontrabandë në territorin shqiptar.

    Raporti i inteligjencës tregon se më 1966, Shqipëria iu mundësoi kriminelëve italianë rrugë shpëtimi nëpërmjet Detit Adriatik. Gjithashtu mafiozëve italianë iu lejohej të përdornin aeroportet shqiptare, ku ata magazinonin cigaret kontrabandë. Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje në Shqipëri u krijua një njësi speciale, e quajtur “101K”. E vendosur në fshatin Rrushbull, pesë kilometra larg portit të Durrësit, njësia përbëhej nga oficerë të policisë kufitare shqiptare. 101K-ja ruante anijet plot me cigare që niseshin nga Durrësi, si dhe mbikëqyrte depot e cigareve që ndodheshin në Rrushbull.

    Sipas raportit, Ilir Mustafaraj, një ish-zv/ministër shqiptar (aktualisht zv/ministër i Brendshëm), ka raportuar se vetëm gjatë një viti të vetëm nga fundi i viteve ’60, mafia italiane i pagoi 22 milionë dollarë të thata shtetit shqiptar. Paratë shkuan në buxhetin e shtetit dhe disa prej tyre përfunduan në buxhetin e ministrisë së Brendshme. Në fakt, raporti bën të ditur se helikopterët Alouette që vazhdojnë të përdoren në Shqipëri edhe sot u blenë në vitet ’80 me paratë e mafies italiane, shkruan Syri.net.

    Mersin Rama, djali i të cilit, Luan Rama, ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nga 2002-shi në 2003-shin, ka qenë komandanti i elitares “101K”. Marrëveshja ndërmjet mafiozëve italianë dhe shtetit shqiptar dyshohet se u negociua nga Qazim Myftiu dhe Lorenc Neshati, dy agjentë të rëndësishëm të Sigurimit Shqiptar të cilët më vonë emigruan për në Zvicër dhe iu garantua azil politik.

    Bazuar te raporti i inteligjencës belge, duket se një tjetër veprimtari kriminale në Shqipëri ishte kultivimi i “Papaver somniferum”, bima e lulëkuqes nga e cila nxirret opiumi dhe shumë opiate të tjera të rafinuara. Pasi fermerët e mblidhnin opiumin, ai i dorëzohej shtetit komunist, i cili raportonte se droga do të përdorej për qëllime mjekësore, por raportet e brendshme bënin me dije se sasia e opiumit të kultivuar e tejkalonte ndjeshëm nevojat legjitime mjekësore të popullit shqiptar, shkruan Syri.net.

    Dëshmitarët raportojnë se prodhimi kishte qëllime eksporti për vendet e tjera, dhe raporti investigues belg se pretendon se udhëheqja komuniste argumentoi se duhej përdorur “për të helmuar shoqëritë kapitaliste, në mënyrë që komunizmi të triumfonte”.

    Gjithashtu edhe disa lloje të tjera të krimit të organizuar lulëzuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Për shembull, njerëz me lidhje të strukturuara krijuan një sistem paralel për furnizimin me ushqime, të cilat qenë të pakta në atë kohë, duke e çuar nga dyqanet te konsumatorët me çmime shumë më të larta. Bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm – prodhues, shoferë, menaxherë shitjesh, dyqane lokale, klientë, e kështu me radhë, – ishte i nevojshëm për të krijuar një sistem të tillë të shpërndarjes ushqimore.

    Reply to this comment
  4. intelektuali July 25, 12:23

    DROGA DHE HASHASHI SHQYPTAR JANE SHPIKJE E PARTISE SE PUNES

  5. Monika Kryezeza July 25, 12:25

    Saviano ka te drejte por ngaterron emerin e ‘rrepublikes’ ajo nuk quhet Lazarat po Bathore dhe 25 vjet eshte pjese e shtetit xhihadist,ku si baba shpirteror ka Sali Neronin,bashke qUrravises Like floririn e pederastin pasiv Basha dhe ‘Inkolioniton’ si gastor te oborrit Edvinin!

    Reply to this comment
  6. Çentrale July 25, 12:58

    Futja kot se mbase te blejne ndonje liber
    Po ja fut edhe Tos Lubonjes o grupi

    Reply to this comment
  7. Shushica July 25, 13:40

    Saviano nuk i njeh shqiptarët.Lazzarati ishte një qëndër e tmerrshme e kultivimit tĕ drogës,por mafia shqiptare nuk është ideologjike ,nuk influencohet as nga allahu,as nga zoti as nga djalli….Mafia shqiptare ka vetëm një ,zot, paranë ,është anarkike,me grupe të vogëla tĕ mbyllura ,e pamĕshirëshme,pa kupolë kordinatore.Dhe mbi tĕ gjitha,nuk jep asnjë qindarkë për ISIS,nuk ngatĕrrohet me njerëz normalë ,nuk i interesojnë vrasjet dhe zhuma mediatike.I dashur Saviano,fol pĕr ato që njeh,na lër ne të flasim për mafien tonë ,sepse është vĕshtirë të pĕrshkruash anën e errët tĕ Shqipërisë pa jetuar në vënd.

    Reply to this comment
  8. SHKERDHEN -VIQIDOLI July 25, 14:41

    i takoka qe per 8 vite e ka kontrolluar PARTIA DEMOKRATIOKE kam thene une se partia demokratike eshte = me isis kerko mero ne blogje se une jam i sigurte se partia demokratike edhe LSI-ja jane pjese e asaj kolere

    Reply to this comment
  9. fteri July 25, 16:52

    *****Padrejtësitë dhe pa përgjegjësitë e klasës caktuar politike dhe ekonomike të mëdha botror e kanë çuarë dhe e çojnë njerzimin në luftë të pa shmangëshme botrore i kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha ekonomike e njerzore popujve të botës .
    Kjo ka ndodhur në luftën e parë dhe të dytë botrore , KJO KA NDODHUR edhe me ardhjen e Hitlerit në fuqi, kushë e financoi dhe e fuqizoi Hitlerin ? -“Dillon ,Read and Cornpany ” një nga bankat më të fuqishme të New-Yorkut etj..etj.janë pikrishtë këto milarda dollar amerikan e stërlina angleze që ranë si shi i florijt në gjermanin naziste në vitet 1925-1939 që NGRITI industrinë e luftës dhe Hitleri shkaktoi një katastrofë ushtarake të pa shembulltë në histori të globit që i kushtoi njerzimit miliona viktima.
    Sot duhet të jetë e qartë z.DEGA se fuqitë e mëdha ,shtetet e mëdha botrore të zhvilluara janë ideologët organizatorët shfrytëzuesit, financuesit përfituesit dhe grbitësit më të mëdhenjë të drogave ,të armëve ,të naftës ,të metaleve ,të makinerive ,të progdhimeve bujqësort ,të tregëtisë armëve dhe drogës dhe cigareve ndaj vendeve të tjera të varfëra.e botës së dyrë e të tretë.
    Nuk ishte SHqipëria e vogël në brigje të adriatikut me E.Hoxhën në krye.që rronte me drogë e këto pisllëqe që ju përmendi por shqipëria rronte e pastërt me dijnjitet me forcat e veta .për popullin e vetë në shërbim të popullit të vetë që në shqipëri ne vitin 1990 nuk kishte asnjë narkoman e drogagji asë trafik droge në SHqipëri por dukuri erdhën nga interesa e shtete kapitaliste rrethë shqipërisë në atë kohë.
    Politika e shfrytëzimit kapitaliste te shtypjes ,e diskreminimit dhe e tregëtisë së armëve ,trgëtisë drogës degjenerimit dhe tregëtisë së femrave ËSHTË NË NATYRËN KAPITALISTE ,JO SOCIALISTE.,kjo u kthye në tagjedi për të varfërit në gjithë botën edhe sot kjo politikë shfrytëzimi kapitalistë rëndon mbi kurrizë të shqiptarve ,si shtypja ,mjerimi,diskreminimi,shfeytëzimi ,tregëtia e drogës degjenerimi ,trafiku njerzor.
    SHtetet e mëdha e të fuqishme TË GLOBIT kanë qënë dhe sot janë PARTNER ,por dhe njëkohësisht ,RIVALË të fortë njëri me tjetrin .Në tregun botrorë të drogës,të tregëtisë paligjëshme të armëve ,të naftës ,të gazit natyral të irakut ,nga tregu i pa barabartë dhe shfrytëzimi E GRABITJA e vendeve të varfëra e në zhvillim në gjithë botën.
    Atëherë kushë janë O-ALBAN DEGA përfituesit RELË të shfrytëzimit të tregëtisë të kondrabandës drogës ,cigareve etj siç thua ti kapitalizmi botror apo ishte shqipëria e vogël ku nuk kishte asnjë drogagji ,asë drogmen ,asë narkoman deri në v.1990 shqipëria ishte vendë totalishtë i pastërt !.
    SHqipëria në kohën e E.Hoxhës z. ALBAN Dega ! , ishte altar i bukurisë dhe pastërtisë shpirtërore më e bukura e botës dhe nuk mundë ta mposhtë asnjë sharlatn apo mercenar shqiptar i vjetër apo rafugjat i sotëm mbasë 90 -tës ,as gënjeshtrat dhe libri i JANA Arskovska pedegoges Kalif/ SHBA -së dhe R.Savino që shikon qimen në sy të komunizmit E.Hoxhës dhe nuk shikon traun në sy të kapitalizmit.!?..
    Këto persona bëjnë akuza të pa vërteta janë : . …………..FALSIFIKATOR TË HISTORISË !………………….
    z. ALBAN Dega ! këta ,dashakeqëse të flliqur nuk e trajtojnë objektivisht dhe me ndërgjegje të së vërtetës historike asë drogën e Lazaratit ,dhe së kontrabandën e drogës e cigareve në komunizëm kushë janë shfrytëzuesit ,organzatorët dhe përfituesit REALË ???? !!etj. Flisni drejt KJO JU NDRON. ! ..
    Duajeni atëdheun si veten ,duajeni ,Një ditë tradhëtia e sahan -lëpirja në dhe të huaj merrë fundë ….Por prap do tu mbetet dashuria për atdheun ,mbetet si altar në gjoksin e atdheut..Do tu mbetet rinija bardhësia e çiltërsia në kohën e E.Hoxhës .
    Vajzat flutura ,të bukura
    vijnë e shkojnë si rreze drite,
    si valë ëmbël deti,
    si kaltërërsi qielli ,
    si pejsazh i pa parë…etj..etj…
    Tek ju ka vajza lakuriqe ,drogëmene ,tradhëtare ,përdhunime,vrasje ,gënjeshta mashtrim .shfrytëzim ky është raliteti në botën e sotme po të doni ju a,jap me shifra dhe fakte kushë janë grabitësit e vërtet global e rajonal ku është korrupsioni dhe vjedhja ,ku është droga e krimi ,armët kushë i shetë për të vrarë njerëz të pa fajshëm , kushë janë shfrytëzuesit , përfituesit dhe nxitësit më të mëdhejë dje dhe sot në botë.?..Kushë është përbinëshi i drogës.?

    Reply to this comment
  10. fteri July 25, 17:49

    MË FALNI REPLIKA I DREJTOHET Intelektualt.!

    Reply to this comment
  11. maks July 25, 19:14

    jo cdo fjal qe nxejrr savjano esht fjala zotit te pa gabueshem edhe ky ka rrjedhur dhe flet ndonjehere percart

    Reply to this comment
  12. Arjan July 25, 20:00

    Ca jane keto idiotlliqe mo? Hajt rrene hajt. Na cat koken me Lazaratin. U bekan 5 miliard dollar me hashash ne nje vend ku gjithe buxheti eshte 4 miliard. Po ik more pirdhu! Lek bejne drograt sintetike dhe kimike, qe prodhohen ne laboratore e gjithe Europes. Disa grame kokaine apo lsd jane sa nje thase hashash. Te gjitha vendet Europiane kane vende ku kultivojne hashash ne menyre ilegale. Madje Qeverite perkatese e dine,por nuk bejne ze, sepse s’i intereson. Ne Danimarke ke Kristianian qe ndonese eshte nje vend ilegal s’e prek njeri. Ne Spanje ka fshatra pa fund qe prodhojne hashash e njejta gje dhe ne Itali. Keto sulmet ndaj Lazartit jane thjeshte per shkak te prishjes se tregut te vendosur Europian. Hera e pare qe Europianet ndjen konkurence nga Shqiperia.

    Reply to this comment
  13. dash July 25, 20:54

    Po del Pak nga realiteti o Saviano me gjithe respektin,fizikisht eshte e pamundur kjo qe thua, sepse Lazarati ne fund te fundit eshte vetem nje fshat i vogel shqiptar,te flisje per ndonje fshat kinez ndoshta do ta kishim besuar(me ndonje milion banore magari)

    Reply to this comment
  14. Mira July 25, 21:36

    Gazeta mos e hiqni kete fjale nga konteksti. Ky kete lloj shpifje e ka bere ne kuader te legalizimit te hashashit ne Itali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*