Schumacher raportohet ‘i vetëdijshëm’

September 11, 2019 15:20

Schumacher raportohet ‘i vetëdijshëm’

Pak ditë më parë, Michael Schumacher u transferua në spitalin Georges Pompidou në Paris, ku iu nënshtruar një terapie që ka filluar të përdoret rishtazi në mjekësi.

Me sa duket terapia po jep efekt, sepse, sipas asaj që raportohet të ketë thënë një pjesëtar i stafit mjekësor për Le Parisien, Schumacher është i vetëdijshëm.

Një prej kirurgëve i cili po trajton ish pilotin, tha se terapia e tij përfundon sot dhe Schumacher do të transferohet përsëri në shtëpinë e tij në Luzanë, Zvicër.

Në shtëpinë e tij, Schumi mbahet me apartura dhe media nuk lejohet.

Familjarët, gjithshtu, nuk japin informacion rreth gjendjes fizike të ish pilotit të Formula 1.

e.ll./dita

September 11, 2019 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*