“S’dua as bukë, as lekë”, i moshuari në lot: Më jepni një çadër të fus kokën, kam 5 ditë pa gjumë

December 1, 2019 11:33

“S’dua as bukë, as lekë”, i moshuari në lot: Më jepni një çadër të fus kokën, kam 5 ditë pa gjumë

Thirrje të dëshpëruara për ndihmë vijnë nga një i moshuar nga Durrësi, banesa e të cilit ka pësuar dëme dhe ai ndodhet në mes të katër rrugëve.

Qytetari prek me fjalët e tij, ndërsa kërkon një çadër që të fusë kokën pasi po bën 5 ditë pa gjumë.

Mes lotëve dhe britmave 70-vjeçari shprehet se askush nuk ka shkuar në pallatin e tij që të bëjë një vlerësim të gjendjes, nëse është i pabanueshëm apo jo.

“Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë (qan). Nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di, a do të jetoj brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës. Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”, tha i moshuari.

j.l./ dita

December 1, 2019 11:33
Komento

4 Komente

  1. Hosteni December 1, 11:56

    Eh mor xhaxha….!!! Ku ke bere denoncim ? Te ai drejtori i plicise qe vidhte ndihmat ? Apo tek ajo tyryfycka qe ndjehet “e lenduar” dhe qe dha doreheqjen ? Apo tek ai qe ka shtepine si gjysma e shqiptareve, qe nuk cohet nga gjumi naten kur bie termet, qe ne mengjez para pasqyres mendon si te talle trapin, te vesh citjane apo jo. Na thuaj ku ???

    Reply to this comment
  2. Dori December 1, 21:14

    Une bera gati nje krevat portativ me carcafe e jastek te lare;
    njoftova nje ekip te ushtrise, por nuk erdhi njeri ta marre.

    Reply to this comment
  3. Adih December 1, 23:29

    Tmerr ,ma keputi shpirtin..

    Reply to this comment
  4. Tironsi December 2, 04:26

    Kjo eshte e tmerrshme dhe e padegjuar ndonjehere Hallexhiu kerkon ndihme ku te fuse koken nga rraskapitja e madhe e pagjumesise,dhe nuk doli nje njeri qe ndiqte intervisten e ketij te moshuarit ta ndihmonte Turp i madh per nje te moshuar qe eshte lene ne meshire te fatit Dhimbje e tmershme kur sheh para syve nje te vdekur por i pa varrosur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim