Se kush janë zagarët, e dinë mirë shqiptarët…

August 12, 2016 16:37

Se kush janë zagarët, e dinë mirë shqiptarët…

Për të bërë punën,
punën e bekuar,
të shikoj gjithë lajmet,
jam një i dënuar!

Dhe për ta kuptuar,
më të plotë lajmin,
herë shikoj Top Njuzin,
herë ABC-KLANIN.

Thashë-të shohësh lajmet,
je një i dënuar,
se ndesh me një gjuhë,
të degjeneruar.

S’jam ndonjë që njihem,
për nerva çeliku,
por duhet të njihen,
miku dhe armiku!

S’e kam me çdo lajm,
që del në eter,
po me deklarata,
që shqupishtja nxjerr!

Me një gjuhë vulgare,
që të nxit të vjellat,
sa që thua-ende,
nuk kanë dalë nga shpellat!

Kuptohet pa fjalë,
se do dhëmbin sytë,
kur e njëjta gjë,
jepet për shtat’ ditë!

Ngrihet për shtatë ditë,
e njëjta furtunë,
jo nga një i vetëm,
po nga shtatë kllounë!

Sikur të pallohet,
diku një urith,
këtë “krim” PD-ja,
me Ramën e lidh!

Sikur në Vermosh,
të humbasë një dhi,
PD-ja me Ramën,
e lidh përsëri!

Shpifje dhe gënjeshtra,
sa të çahet koka,
dhe më i pështiri,
është Edi Paloka!

Jo se fjalët mirë,
s’i artikulon,
por se bën të fortin,
dhe na kërcënon!

Dje edhe pardje,
kokrra e qelbashit,
paska numëruar,
rrënjët e hashashit!

Thotë me kompetencë,
kaq rrënjë e kaq degë,
ndaj s’ka dalë më kot,
të qafsha-moj shegë!

Duket që të ligën,
ky e ka në gen,
fjalën “kriminel”,
e ka si refren!

Narkotrafikantë,
vrasës edhe horr,
pale kur ngre zërin:
“Ramën do ta shporr!”

Pastaj kemi Gridën,
që s’i ndahet Ramës,
sa t’i nxjerri fundin,
fotos me Obamën!

Dhe kjo deklamon,
me një zëth të ngritur,
po nga krimi i madh,
asgjë nuk ka qitur!

PD i mendon,
si yje të ndritshëm,
po në fakt janë bërë,
krejt të neveritshëm!

Gënjejnë kaq ndyras,
sa dreqi t’i hajë,
sa që i kupton,
dhe më budallajë!

Tani kanë mbetur,
të dhier në shtigje,
se nga qeveria,
ka shumë pak përgjigje!

Rama për çdo gjë,
nuk bën më replikë,
ndaj PD-ja vë,
të njëjtën muzikë!

Të njëjtën muzikë,
të njëjtin avaz,
dhe shtohen e shtohen,
fjalët plot maraz!

Kur një thes gënjeshtrash,
ti zbraz në milet,
dhe mundet të ketë,
ndonjë të vërtetë!

Po as kjo s’besohet,
kur e thotë ky stan,
sidomos kur thuhet,
nga shoku Ristan!

Duke u lëkundur,
në ekran kur del,
Ristua edhe fjalët,
i bën kaçurrel!

Le pastaj kur del,
koka e Lulashit,
që keq u është qepur,
topeve të dashit!

Jo bien tani,
jo bien pastaj,
po të shkretat tope,
nuk bien kollaj!

Pamja e Lulashit,
krejt euforike,
kur na vë si kusht,
qeverinë teknike!

Mblidhe veten djalkë,
se jemi në Gusht,
dhe ti s’ke fuqi,
të vësh asnjë kusht!

Po këtu nuk kemi,
krizë politike,
të kërkojë Lulashi,
qeveri teknike!

Po ta kërkojë Meta,
është tjetër punë,
ndaj Lulka në gotë,
kot që ngre furtunë!

Po Meta nuk do,
ndaj është siguri,
se zgjedhjet do bëhen,
nga kjo qeveri.

Le të hedhë SHQUP-i,
shkëmbinj edhe gurë,
po PS-ja zgjedhjet,
s’i ka vjedhur kurrë.

Dihet kush ka vjedhur,
dhe jo vetëm votën,
në nëdhjet e gjashtën,
lemerisën Botën!

Dhe gurët e rrugës,
kusarët i dinë,
ti-o Luli Flama,
a s’vodhe Bashkinë?!

Nuk e nisim dot,
gjithnjë nga e para,
po PD këtu,
ka bërë hatara!

Lulashi me fjalë,
po bën kiametin,
por duhen shumë vota,
të fitosh pushtetin!

Po duhen shumë vota,
Lul-o qerrata,
vota që E Majta,
akoma i ka.

Zagar pas zagari,
PS-në e kafshon,
por as dhe një votë,
dot s’i pakëson!

Duket se po bie,
ai burri i gjatë,
po ka gjashtëqind mijë,
pa bërë hiç fushatë!

Me njëçikë fushatë,
mot e si ngahera,
do marrë mbi këto,
dyqind mijë të tjera.

A. Duka

August 12, 2016 16:37
Komento

16 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku August 12, 16:53

    O mo i ziu bejtexhi, po je bere si kafshe ripertypese o i gjore, vazhdimisht pertyp e pertyp po te njejten gje, si i thone e ben mut qe ne goje.

    Reply to this comment
    • pelivan August 12, 19:30

      Je je qe je ketu, futju,haje vet me mire o,Plaku! Edhe t’a kesh hallall se harrem e ke qe e ke!…o Hale,i shqupit. Dhe po te kujtoj,(Megjithese ti e di sa dy derra bashk),Qe Poeti c’do dite sjell’ vargje te reja. Ketu qendron dhe madheshtia,njehershi dhe habia… Ama,kujt i them dhe une…Ik more shurdhjes’ e salehit…Ptu, mender ashish…

      Reply to this comment
    • Ta rrasi August 12, 21:22

      UK o plak I pjerdhuri I shpellarit Sale , shko e kullos dhite lopet o kokpalare, do japesh ti mend poetit the popullit duke mbrojtur server e greket e salohut. UK mbytu he shurren e qelbur the Sales e there oborrit po edge the djalkes,zeni peshkaqenit we poqi the gjalle Jo vetem femijet pot there fshaten. Ptu xhuxhumak haleje we the dhemb my plak po she vete do mesh I njejti dhjak. I tredhur I rashes nga Saleh serbushi we PD me the tredhur e mbushi. To trodhi ty koqet bashke me there kopene e sot Lulashi gjore Edit po pret we ti bjene. Print Lulash ziu po do presesh gjate me kollaj I provon kur fle me Edin ne krevat. Provoje njehere se nuk behet hataja do kenaqesh ti, mami edhe babaja.Tek PD jote femrat jane harbuar kur fotot e Edit ato mbajn ne duar. Kush mund te arrij ndonje kulm te shae e ne darke vone te kenaqet vaj.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku August 12, 21:56

        Ju te gjoreve u eshte bere mendja SHQUP e Saleh, trembeni vete e i perdorni per te trembur kalamajte. Une e dhjes SHQUPIN edhe me shume se e dhisni juve po deshet, puna eshte se edhe ky bejtexhiu mbeturine e vjeter eshte, madje po ta shikosh holle holle ky eshte nga i njejti stan si Salehu. Ishte Enveri pa ishte Salehu. Hani, hani kaken e ketij bejtexhiut se ua sqaron mendjen mire.

        Reply to this comment
  2. alphade August 12, 17:43

    Sapo degjojne emrin e bandes se Vicidolit , qytetari i
    thjeshte i Shqiperise lemeriset ! Pse ? Sepse i njohin
    fytyrat tuaja te kalbura qe prej 25 vjetesh, qe vrate,gra-
    bitet ,plackitet dhe e rrenuat Shqiperine ,ndersa shqipta-
    ret i degdiset ane mbane botes , i kthyet ata ne muhaxhir
    neper gjirizat e botes , i bete lypes, vrases, hajna ,mbollet
    ne semaforet e botes prostituta shqiptare ,term ky qe nuk
    njihej ne kombin tone te shendetshem , e degjeneruat familjen shqiptare per nje ‘!dollar me shume”! Ky eshte
    realiteti qe mbollen ne Shqiperi Fotaqi i Asfalise dhe bariu
    i dhive te Vicidolit, agjenti i Rankovicit dhe Milloshevicit,
    duke theksuar kete te fundit deshoroj me shprese se gje-
    nErata e re e politikaneve serb te jete ndryshe nga ajo qin-
    dRa vjecarja e millosheviceve dhe rankoviceve . Do zoti !
    Ku shqiptaret degjojne emrat tuaj ikin si dikur ne Bibel
    leprozet britnin me sa ze kushin ”jemi leperoze” mos u
    afroni ! Idem edhe Ju !
    Demokracia nisi si shprese dhe perfundoi ne dramen me
    te madhe qe ka njohur kombi shqiptar kudo ne bote dhe
    ju ishit ”arkitektet” e kesaj tragjedia qe ”demokracine e
    shndrruar ne anarkine me te percudnuar qe ka njohur njerezimi ! NE DJALL VAFSHI …!!!!

    Reply to this comment
  3. kris 1 August 12, 18:32

    a do ti fitojme zgjedhjet?
    Pyeti Edi Zahon
    Mos kij frike o babi
    sa te kesh xha Brahon
    Sa te kesh ilirin
    dhe perballe Shqupin
    vazhdo shterngo rrypin
    Shtetit beji m..tin

    Reply to this comment
  4. peoples August 12, 18:50

    Hej ,Hej dru me pre…Ku Ben Duka eku xhuxhu…..maku.populli thote qi moj breshke qi…edhe ti xhuxhumaku beje kete pune sa te kete njerez ne nivelin tend.Ben Duka eshte shqiponje dhe ti je gjarper qe zvarritesh …Shqiponjen gjarperi se arrin dot kurre.

    Reply to this comment
  5. Agroni August 12, 21:49

    Plaku Xhuxhumaku,po ku e ke gjetur kete emer o i uruar,apo je plaku i Vicidolit.Po leri sofizmat o idiot i lindur xhuxhumak nga trute,u bere ti hale te ofendosh Benin qe thote hapur me dinjitet te thurur ne vargje poshtersite e races tende te qelbur.Kush nuk te pelqen ty ne vargjet e Benit,qe Lulushi eshte hajdut,eshte kriminel,eshte tradhetar i trojeve te ketij vendi,mos u bej vegel e Lulit mes shaleve te tij o kaqol.Boterish njihet qe hajdutet dhe prishesit e zgjedjeve jane P.D.ja e Saleshit dhe tashti e Lulushit docit te Enverit.Prandaj o ushtar besnik i partise i yshtur me pordhet e Bashes e shqupit ku punon te kuptoj drejt se ben punen per te ngrene nje cope M….t.

    Reply to this comment
  6. intelektuali August 13, 08:45

    DEGJO KETU O DUKE BEJTEXHIU
    PD-JA U SAJUA SI PS-JA E SALIU
    NGA PARTIA DHE ENVER BATAKCIU

    prandaj:

    PSE VAJTON SI KUMKUMJACKE PYLLI O DUKE DITEZIU
    KUR KENDON BEJTE ENVERISTE O FANATIK MAVRIU?

    Reply to this comment
  7. katarakti August 13, 10:07

    Mos u merrni me ndyresira si xhuxhumaku apo nastradini. Nuke shikoni nivelin e tyre?! U merr te keqen edhe atij te shpellave. Injorojini copat e mishit. Njerez te frustruar qe kalojne ne orgazem kur shohin se dikush po merret me ta, po ua var!!! Jane race e qelbur. Dhe te bejne pis edhe ty po u more me ta.

    Reply to this comment
  8. paci August 13, 10:09

    Te lumte o Duka i madh i Shqiperise
    je bilbil i realitetit dhe i lavdise ,
    ne vargjet e tua me realitet e dashuri
    shohin historine plot vuajtje e krenari
    te ndershmit i lexojne bashke me Ty .
    se si Ti , e duan kte Shqiperi .

    Reply to this comment
  9. MeteH August 13, 12:01

    Z.DUKA,me te lumt pena dhe mendja.
    I Majt ishje I majt je,
    I majt ishja I majt jam,
    Ishje e jam me fukaran,
    E majta kete shrrese perfaqson.
    PD-ja nje çet hajdutesh,
    Qe e shkaterroi kete vend,
    Qe nga viti ’90,
    Sa shume vodhi e nuk u dend.
    Ne keto vite tranzucioni,
    Ajo ka vetem nje “merite”,
    Vjedh e vrete dite e nate,
    Dhe kundershtarit ja ngjite.
    E filloi qe nga Shkodra,
    Kur la 4 te vrare,
    Dhe per koiçidence,
    E perseriti ne 21 janare.
    Gerdeci me 26 te vrare,
    I shkaktoi nje njeri,
    Ne vend qe te ishin ne burg,
    Jane te lire SB e Z. Medi.
    Me bemat e Saliut,
    Po çuditet gjithe mileti,
    Me shpifje e sajesa,
    Cilesohet BURRE SHTETI.
    Dhe dihet kush e pruri,
    Kete dhenderr te Serbise,
    E s’kan ndermend ta heqin,
    Pa i nxjerr fundin Shqiperise.
    Po ropatet Edi Rama,
    Per te bere Shqiperine,
    Por e ka shume te veshtire,
    Se ne krah ka LIKE FLORINE.

    Reply to this comment
  10. Loriku August 13, 17:33

    Z.daku rrnoft populi shqiperis.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*