Së paku 8 vrima që në votimin e parë në murin e Doktorit

Kopertina e DITA September 11, 2013 00:17

Së paku 8 vrima që në votimin e parë në murin e Doktorit

Vetëm pak minuta pasi Kuvendi kishte konfirmuar Ilir Metën si kryeparlamentar me 91 vota ndodhi diçka komike: PD-ja u vetëshpall “parti e unifikuar” nga kryetari i ri Lulzim Basha dhe aleatët.  Por rezultati në zgjedhjen e Metës, vërteton aritmetikisht se ka pasur një rrjedhje prej të paktën 8 vota nga koalicioni i djathtë. Themi “së paku” sepse mund të jenë edhe më shumë, nëse ndonjë deputet nga mazhoranca ka votuar kundër Metës. Megjithatë, edhe kreu i ri i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, doli në një TV dhe deklaroi se opozita nuk matet me numrin e votave (po me çfarë matet?) dhe këputi edhe një kopaçe tjetër: “nuk janë tanët” (sa vota ka opozita?) .

Të thuash “jemi të unifikuar” kur sapo ka ndodhur e kundërta, është situatë absurde, tipike për Berishën dhe të kujton atë batutën “pra, krisma nuk ka pasur”. E si për t’iu shmangur vëmendjen nga “hemorragjia e votave” që në seancën e parë, Lulëzim Basha dje hodhi tezën e tij të parë si kryetar partie me moton: “Nxirrni Programin ose largohemi”.

Së paku 8, sepse…

Mediat janë duke kërkuar emrat e deputetëve të Berishës që e lanë Doktorin në baltë që në votimin e dytë të Kuvendit. Numerikisht dalin 8 vrima në murin e Doktorit, por numri 8 del nga bindja se të 83 deputetët e mazhorancës së re kanë votuar Metën. A është kjo e vërtetë? Ndoshta po, por askush nuk mund të jetë i sigurtë në një votim të fshehtë. A ka votuar Erion Brace për Ilir Metën sa për të marrë një shembull? Po Fidel Ylli ? Po disa deputetë të tjerë të njohur për kundërshtimet dhe përplasjet me LSI-në para se të zyrtarizohej marrëveshja e prillit? Sidoqë të jetë  ajo që ndodhi dje nuk është shenjë e mirë për opozitën e re që edhe ashtu si ka dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, numerikisht është e dobët.

Rama mblodhi “të dyshimtët”
Një natë përpara votimit, Edi Rama ka kontaktuar personalisht disa nga deputetët e vetë (përfliten rreth 12 të tillë që mund të kenë patur probleme me Metën në të kaluarën) për t’u kërkuar një votë të unifikuar me grupin. Janë deputetë të cilët njihen për një të kaluar  jo dhe aq miqësore në raport me Ilir Metën në vitet e fundit. Emra si Fidel Ylli apo Erjon Braçe ishin lehtësisht të identifikueshëm si potencial për të dhënë një votë KUNDËR ndaj Ilir Metës në votimin e djeshëm. Por surpriza ofroi dhe lista e firmëtarëve të kërkesës që propozoi Ilir Metën për kryetar të Kuvendit. Kjo listë kryesohej nga emri i vetë Edi Ramës dhe vazhdonte me deputetë të LSI-së e pas tyre menjëherë në radhë ishin emrat e Erjon Velisë dhe Taulant Ballës , të dy shumë antagonistë ndaj Metës vitet e fundit, por duke firmosur listën, ata kishin shpallur paraprakisht qëndrimin dhe votën e tyre në mbështetje të marrëdhënies së re mes PS-së dhe LSI-së.

Lajm i keq për PDIU
Ka pasur zëra dje se një pjesë e votave në mbështetje të Metës mund të ishin dhe nga deputetë të PD-së.  Disa flisnin se mbështetës të Olldashit donin të jepnin një sinjal te lidershipi i ri i drejtuar nga Lulëzim Basha duke shkaktuar një çarje në grupin e PD-së, për të ekspozuar paaftësinë e Edi Palokës për të ruajtur unitetin e grupit. Aludohet edhe për deputetë të PD-së që kanë një marrëdhënie private me Metën dhe mund ta kenë ndjerë dhe si detyrim personal një mbështetje për të.

Rezultati i djeshëm ndërkohë, ndër të tjera ofroi disa të dhëna të rëndësishme edhe në raport me disa parti-lëvizëse të tipit PDIU apo PDK të cilat ndodhen në koalicion me PD-në por që nuk harrojnë asnjëherë të dredhin bishtin. Tipike është PDIU, kryetari i së cilës, Shpëtim Idrizi pak ditë më parë deklaroi se kjo parti nuk do kishte asnjë problem nëse bënte kalim majtas.

Idrizi ka qenë në vijimësi autor i tezës se “i duhet Ramës që të kundërpeshojë Metën”, pra që Rama të bëje vetë numrin 71 me deputetët e PDIU-së, pa LSI-në. Kjo tezë është hedhur disa herë poshtë verbalisht, si e investuar nga vetë Berisha.

Votimi i djeshëm tregoi edhe më shumë se kaq. Ilir Meta dhe forca që ai përfaqëson, tejkalon dukshëm numrin e deputetëve të vet në parlament. Ajo ka të paktën 8 vota mbështetjen direkte edhe nga kampi i djathtë për të mos folur për deputetët e saj brenda PS-së. Kështu që “5 votat e famshme” të PDIU, nuk bëjnë asnjë punë kundër Metës, edhe në rastin më ekstrem të mundshëm, e për rrjedhojë asnjë nga “partizat” në koalicion me PD-në nuk mund të joshë dot Ramën me votat e saj për diversion ndaj Metës.

 

Kopertina e DITA September 11, 2013 00:17
Komento

6 Komente

  1. Horri i Bulevardit September 11, 13:04

    Bythelepiresit e pushteteve, se kane per gje te japin voten atje ku mund te mendojne se pushteti do tu jape perseri nje post. Kjo ka qene metoda qeverisese e Sali Berishes dhe Fatos Nanos, qe mundohen te bejne miq me rryshfete dhe poste, prandaj PD-ja pati rrjedhje votash, se atje ne ate parti jane mbledhur te gjithe pisat, qe tani qe sjane ne pushtet, mundohen te marrin me te mire, poziten ne parlament.
    Por kete rradhe keta skane per tja dale, se Edi Rama qe njoh une, nuk do ta coje qeverisjen e tij ne dem te shqiptareve, ai do ti tregoje shqiptareve ne keto kater vjet, se ja keshtu qeveriset dhe shqiptaret mbas kater vjeteve, do tja japin voten Edi Rames dhe qeverise se tij, me nje shumice votash qe kurre partite politike se kane menduar.
    Une kam deklaruar se Edi Rama do te jete kryeministri me jetegjate ne Shqiperi, se ai di te punoje, ka vullnetin te ndryshoje gjerat per te miren e shqipatereve.
    PD-ja shume shpejt do te kthehet ne nje shoqate, qe do te beje koalicion me partine meme, ate te PPSH-se se rindertuar.

    Reply to this comment
  2. mark September 11, 13:47

    DELETED

    Reply to this comment
  3. mark September 11, 14:00

    Ja demokracia e te shprehurit (DELETED)

    Shkruajeni qe ketu tek gazeta dita duhet te komentojne vetem ata qe e mendojne
    si doktrina jone,,,,dhe mendimi ndryshe nuk pranohet, hahahahha
    kjo eshte demokrazia juaj, —” topi eshte i imi dhe penalltin e gjuaj vete”

    Reply to this comment
  4. Gramoz September 11, 15:58

    ke ndryshuar identitet ver c.do emer ti njihesh vetem nga mentaliteti dhe komenti qe ben kjo gazete eshte e hapur ,dhe ketu ka vend per te gjithe

    Reply to this comment
    • mark September 11, 19:20

      Nuk ka vend per te gjith shoku gramoz, kur nje person shkruan pa
      ofendime, dhe shpreh opinionin e tij personal, nuk shof arsye pse
      nje gazete e hapur sic thoni ju, duhet te censuroi komentin!!!!!!!

      Sa per identitetin nuk e di se kujt i referohesh, por me duket se je
      me mentalitet spiuni, per te vetmen arsye qe i jep shume rendesi
      identitetit dhe jo mendimit apo opinionit qe shkruhet.

      Opinioni kundershtohet po me opinion te lire dhe jo me brrockulla
      te identitetit.

      Reply to this comment
  5. shqipfolësi September 11, 16:36

    Ish-at e qeverisë së pd-së, sot na ulen si deputetë. Disa dhe devijojnë nga direktivat e mëmës parti, duke votuar pro maxhorancës. Arsyet i dijnë vetë ata. Ne qytetarëve nuk na hyjnë më në punë këta ish-at. Ne qyetarët e bëmë tonën me VOTË dhe tani presim nga qeveria e re të bëjë të sajën, me PUNË.
    Po a mund ti respektojmë ne ish-at?! Për mendimin tim, kjo është e pamundur! Kjo është tërësisht absurde! Nuk janë tharë akoma lotët e të vrarëve, nuk janë shlyer akoma fajet dhe milionat e vjedhura nga arka e shtetit dhe na hiqen si burra të ndershëm se po i qan barku për qyetarët se mos i gënjen Rama me qeverinë e re! HIPOKRIZI prej hajdutësh….Lot krokodili! Mundohen me të gjitha marifetet e tyre prej dallkaukësh, që të tërheqin vëmendjen nga maxhoranca. Por asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur më kurrë! Qeveria e re dhe z. Rama, do të sillen ashtu siç janë në të vërtetë. Qytetarë në rradhë të parë, pastaj politikanë dhe qeveritarë! Kjo ka qenë të paktën edukata dhe morali i qytetarëve në Tiranë. Kush nuk e di, do ta mësojë shumë shpejt! Tirana vërtetë u tregua mikpritëse dhe i hapi derën derrit e dosdave. Por qytetaria tiranase di ta vërë dhe kufirin ke thana! Prandaj ju përkrahës dhe bashkëpunëtorë apo bashkëvjedhës e bashkëvrasës të bacës prej bjeshke, duhet ta dini se deri këtu ishte kufiri juaj. Tashmë ne nuk mund të lejojmë që qytetarinë ta drejtojë injoranca, kodoshllëku, hajdutëria, imoralja, interesi meskin i njerëzve të vegjël provincialë, që nuk dinë se ç’është solidariteti dhe altruizmi qytetar! Mjaft duruam mbi kokë dhe në qeverisje njerëz të tillë, që për interesa të ngushta familjare, partiake, krahinore, i vunë shkelmin çdo gjëje të mirë në këtë vend. Ne qyetarët nuk do lejojmë më që në pushtet të hanë e të paguhen me paratë tona njerëz si këta që ikën. Këta ish-a duhet të paguajnë një për një për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar këtij vendi dhe populli!. Ka dëme njerëzore që nuk riparohen më! Me to le të merren gjykatat! Por ka dhe dëme materiale ekonomiko-financiare me të cilat do merret qeveria dhe Drejtësia! Asgjë nuk falet më! Falja e dëmeve ekonomike do ishte fatale!
    Kurrë më Varfëri si kjo e Saliut! Kurrë më Konflikte si këto të Saliut!
    Kurrë më vjedhje si këto të Saliut! Kurrë më nepotizëm si ky i Saliut!
    Kurrë më krahinizim si ky i Saliut! Kurrë më fodullëk si ky i Saliut!
    Kurrë më arrogancë si kjo e Saliut! Kurrë më hile e manipulime si këto të Saliut!
    Më në fund ka ardhur një erë e re për qytetarinë shqiptare! Të gjithë duhet të kontribuojmë për ndryshimin, sepse ndryshimi i bën nder kujtdo, edhe atyre që kanë lyer duart aty ku si takonte.
    Ndryshimi është garanci për të ardhmen e fëmijve tanë! Që të rriten të kamur dhe në një vend të begatë. Që të kenë të afërm, shokë e miq po kaq të kamur! E të mos shohin më kurrë me sy këto që pamë ne në kohën e shkuar… të Sali mavrisë…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*