Se pse m’u kujtua qeni i babait

July 28, 2016 09:46

Se pse m’u kujtua qeni i babait

 

Nga Guri Shyti

 

Mendova të thosha edhe unë ndonjë mendim lidhur me Reformën në Drejtësi. Pse, thashë me vete, mos janë më të mençur aradha e “analistëve të pavarur”, si do zoti, Zheji, Lesi, Bushatlliu, Bejtja, Shkullaku e Compania Bella, të cilët nxijnë faqet e gazetave me parashikimet që do t’ua kishte zili edhe vetë Nostradamusi?

Teksa po bëhesha gati të ulesha në kompjuter, sakaq, as vetë s’e di se pse, m’u kujtua qeni i tim eti.

Në fshat kishim një qen, të cilit se ç’i tekej nganjëherë të ngacmonte pulat, sidomos kur ato uleshin në furrik për të pjellë. Babai e thërriste qenin dhe e kërcënonte me fshikull. Qeni, i zënë në faj, shtrihej në bark dhe, rrëshqanthi, i afrohej babait tek këmbët dhe i lëpinte këpucët. Atëherë babai, i cili as që kishte ndërmend ta godiste, e ulte kamzhikun dhe i fliste që të mos e bënte më.

Tani nuk po më vjen ndërmend se pse m’u kujtua qeni i babait dhe ç’lidhje kishte ai me Reformën në Drejtësi. Besoj do të më kujtohet deri nga fundi i shkrimit.

Ne hallexhinjve të këtij vendi (dhe të tillë jemi me shumicë), që jemi sorollatur dyerve të gjykatave për vite të tëra për të marrë të drejtat tona të pronës dhe nuk i morëm dot, sepse i morën “të fortët”, të përkrahur nga gjykatësit e prokurorët, shumica të dalë nga plepat, miratimi i Reformës na e bëri zemrën mal. Na ndodh kjo se shpresojmë që, së shpejti, do të arrihet të thahet kjo kënetë që, me baltovinën e saj, ka qelbur gjithë shoqërinë tonë dhe na ka nxirë faqen përpara botës së qytetëruar. Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër në Europë t’i ketë hapur aq shumë punë Gjykatës së Strasburgut sa shqiptarët.

 

Mirëpo, në vend që të na lenë vendin neve, të shumëvuajturve, të gëzohemi dhe të mburremi, politikanët e opozitës, po hidhen përpjetë duke rrahur gjoksin se sa shumë janë munduar për të arritur deri këtu.

Siç duket, ose vapa e këtyre ditëve po bën punën e vet, ose është gjeni që i shtyn në marrëzi të tilla.

Si mund të gëzojnë ata kur fillimisht, atëherë kur Edi Rama dhe PS e shtroi problemin e miratimit të Reformës në Drejtësi, e quajtën të panevojshme, pasi, gjoja, gjykatat tona ishin në lartësinë e detyrave (që u kishte vënë Berisha, sigurisht). Më vonë kur Reforma filloi të formëtohej, kundërshtuan Veting-un. Veçanërisht kur morën vesh se verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve do ta bënin ndërkombëtarët, shpërthyen në një nacionalizëm që habiti edhe ata vetë, pas gjithë bëmave të tyre kundër sovranitetit, duke filluar që nga operacionet ushtarake të huaja për rivendosjen e rendit të shkatërruar nga Saliu dhe deri tek Fazlliçi e falja e detit Greqisë. E ç’ta zgjas më tej.

Por kulmi arriti kur guxuan të ngriheshin edhe kundër SHBA-së dhe BE-së, aq sa e detyruan Amerikën të dilte nga protokolli dhe t’i thoshte Bashës dhe atyre që mendonin si ai se, po nuk votuan Reformën, të dukeshin nga Ambasada të merrnin vesh pasojat. Pra arriti puna deri atje sa nuk “mbante më ujë pilafi”. Berisha, Basha, Mediu dhe të ngjashmit e tyre e kuptuan se Z. Lu nuk bënte shaka. Ata rrezikonin të ndërprisnin çdo marrëdhënie me SHBA-në. Mirëpo dikush prej tyre ka familjen, dikush ka mbesën, nipin, pale edhe kapitale në bankat amerikane, prandaj i thirrën kaplloqes dhe bënë kthesën e madhe.

 

Por më e habitshmja ndodhi të nesërmen. Ndonëse Bylykbashi, në fjalën e tij të mbajtur përpara votimit, nuk i përmendi fare protagonistët e huaj që i detyruan në votonin Reformën, Basha u shkri në falënderim dhe lëpirje ndaj Z. Lu, Znj. Nuland e Znj. Vllahutin, duke u vetëmburrur se opozita paskëshin dhënë një kontribut të madh në miratimin e Reformës(!!). Duhet të kesh humbur komplet ndjenjën e realitetit dhe të ndershmërisë të arrish deri në një absurd të tillë. Mirëpo, ja, ka edhe fenomene të tilla. Rreh gjoksin tjetri dhe harron që shqiptarët ishin të gjithë dëshmitarë të asaj që ndodhi.

I dashur lexues! Të kërkoj ndjesë, por nuk po arrij ta kujtoj se ç’hynte qeni i babait në këtë histori….

 

July 28, 2016 09:46
Komento

16 Komente

  1. logjika July 28, 10:42

    E mrekullueshme! Bravo Guri. Por.. qeni babait…prape bente shume pune te mira atje tek shtepia, perveç qe gacmonte pulat.

    Reply to this comment
  2. kastriot teta July 28, 10:49

    Zoti Guri ata nuk flasin per njerzit normal se e dine se nuk ka vlere por u flasin njerezeve qe kjo kohe i ka bere anormal ose kane patur interes per te qene anormal qe te ecur me kohen. Keshtu e quaj fyese te besh analiza serioze cmendurive te rradhesReforma me e madhe eshte ajo social- ekonomike e vendit qe dhe sikur te kete filluar do te pakten mbi 20 vjet te jape frutetNuk ka asnje reformeqe te jape frute pa bere reforme ekonomiko-sociale e cila ka treguar qe pengon cgo nisem ndryshimi ekonomik apo politik.Te djallezuarit e dine kete prandaj kerkojne statokuone prandaj kane mbi 7 vjet ne rastin me te mire qe terheqin zvarre vendin

    Reply to this comment
  3. Analisti i Klanit July 28, 10:58

    Te pergezoj zoti shyti dhe me shume kulture i kerkon falje lexuesit per shembullin si rasti i Qenit te babait tend,por ka nje ndryshim se ai qen njihte per zot vetem nje njeri. Por me thuaj a do te sillej keshtu nje qen rrugesh,pra ky rasti i fundit eshte me ne mode se tashti rruget jane plote me qen

    Reply to this comment
  4. Toni July 28, 11:47

    Ndoshta do te kujtohet “qeni i babajt ” me 11 gusht

    Reply to this comment
  5. emigranti July 28, 17:22

    Te pershendes me gjithe zemer z Guri ! Qeni qe ju mbanit mundohej te rrembente ndonje veze,por keta te opozites jane Qen Bir Qeni sepse c’fare si kane berre ketij populli te shume vuajtur,jo vetem qe e hengren deri ne koske por e vrane e masakruan jo vetem naten por edhe diten.Keshtu nuk i ka hyre gjemb ne kembe, keta gjyqetaret e sotem jane aq te zote sa “e ndezin zjarrin edhe ne uje.Perfitoj nga rasti te pershendes SHBA Europjanet partine socialiste per peshen emadhe qe mbajten per realizimin e reformes ne drejtesi.

    Reply to this comment
  6. Labi nga Vranishti July 28, 18:46

    Të vjen me të vërtet keq të përgojosh apo të kritikosh një QEN nga LABËRIA e z. Guri,para disa “qenërve e bir qenërve nga politika”.

    Reply to this comment
  7. Aj July 28, 20:31

    Reforma te tilla pacim perhere dhe zdo na kujtohet vete qeni babait por edhe kaishi i tij. Gjithsesi’ pushtuesi talian thoshte… Ajo gjeja flluskon gjithmon pavarisht sa e shtyn poshte. 🙂

    Reply to this comment
  8. Mark uk July 28, 21:17

    Babaj juaj Guri do kishte bere mire me edukue ju perpara se te merrej me qen.Mos persiper per gjera qe nuk dini se nga bien me shtepi.Merr zanatin e babajt me edukimin e qenve.

    Reply to this comment
  9. Petro July 28, 23:23

    Marku nga Uk-hi: A e kupton qe idiotesise dhe mjerimit tend shpirteror e njerezor, se per mjerim intelektual s’behet fjale, ja kalon vetem kembengulja e jote per te acaru kot me kot dynjane ne forume si DITA, ku ti je totalisht mish i huaj? Dhe je i tille jo se ke mendimin tend pro apo kunder dickaje (ku ma gjen), por sepse ke per mision njefar ngacmimi idiotesk te perhereshem per te tjeret. Dhe kjo, duke e dit dhe duke e pranu me deshir te bohesh lolo, mjaf te besh detyren. Esht e qarte se kete e ke pas stil jetese denbabaden dhe tani asht pak si vone te nderrosh, o Mark i mjere…

    Reply to this comment
    • korçari July 29, 08:51

      O Petro jam dakord 100% me ju persa i takon MARK UKUT dhe duhet pranuar se fatkeqesisht ka akoma idiote te tille dhe Salehu i drejtohet pikerisht injoranteve si Mark Uku se tipa te tille nuk kane tru per te kuptuar situatat dhe fatmiresisht nuk kane ngelur shume mund te numerohen me gishta ,t’i leme ne idiotesine e tyre se gje tjeter nuk mund te bejme

      Reply to this comment
  10. alphade July 29, 00:21

    Z. Guri Shyti, hyn si nuk hyn qeni babait tend ne kete
    histi, hyn si cke me te : Ka lidhje aq shume sa cdo
    shqiptar si Ti dhe une e kuptojme ,ndersa vetem te
    “mencurit” qeverritarre nuk e kuptojne : mos e ke fja-l
    len per ate te shkrete “Kerrbaci qe ka dale nga xheneti” ,
    Hajt, selam alejkym !!! Tung !!

    Reply to this comment
  11. sabo July 29, 03:29

    Urime Guri Shyti si gjithmone i sakt dhe real ,une nga large shpreh besimin se ashtu si mendon ti ka shume bashkeatdhetar ,kjo me jep shprese dhe kurajo ,se koha e mbarsive po afron .Filadelfija .SH.B.A

    Reply to this comment
  12. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 29, 04:32

    Mark uk shpellari dhe i palari, ti je qeni i pare nga duhet z. Guri Shyti te filloje edukim, pas teje rrjeshto edhe fisin idiot.

    Reply to this comment
  13. demo July 29, 08:56

    Djalli dhe idioti– per Mark-uk
    E pyeten nje here djallin:-O Djall,pse nuk e ndeshkon idiotin?-Pse ta ndeshkoj,?-u pergjigj djalli.Idiotin aty ku e le,aty rri.

    Reply to this comment
  14. alphade July 30, 01:34

    Cunat e Dites , pse nuk e botuan komentin tim te djeshem
    Kishte ndonje gje qe nuk shkonte ? FLM ! TUNG !

    Reply to this comment
  15. Mark uk July 30, 20:50

    Te gjith atyre qe kan fyer do tu themi:Jeni te share me cfar ju permban pragu.Kurrsesi nga une po nga gomart e Barbullushit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*