Së shpejti pasaporta dixhitale, lamtumirë atyre tradicionale

April 6, 2016 22:23

Së shpejti pasaporta dixhitale, lamtumirë atyre tradicionale

Pas disa vitesh do të jetë e mundur të udhëtohet jashtë vendit duke u paraqitur në aeroport një kod virtual. Do të mjaftojë që të prezantohet në kontrrollet në aeroport, kodi i shkarkuar në telefonin tuaj për të bërë të mundur check-in online dhe për të fluturuar më pas.

Një tipografi britanike e quajtur “ De La Rue” po punon për të krijuar një  teknologji të re, e cila do të jetë në gjendje të dixhitalizojë edhe pasaportat, duke transferuar në mënyrë të sigurtë informacionet e udhëtarëve në smartphone-ët e tyre.

Sipas “Times”, e cila citon Martin Sutherland, drejtues i ndërmarrjes, kompania aktualisht është në fazë testimi.

Sistemi nuk është ende gati, sepse pengesa e parë që mund të dali është humbja e telefonit, raporton Klan.

“Pasaportat digitale duhet të lidhen me njësi të reja hardware të pajisjes për të memorizuar informacionin, në mënyrë që të mos kopjohen nga telefoni”, shpjegon David Jevans, një ekspert i kompanisë së sigurimeve Proofpoint.

Por “De La Rue” nuk është e vetmja që po angazhohet në gjetjen e teknologjive të reja në këtë fushë. Qëllime për kërkime të ngjashme janë njoftuar dhe në vitin 2015, nga ana e qeverisë australiane, por edhe kompania gjermane “Modi” është në punë e sipër për të krijuar pasaportat “jo në letër”

April 6, 2016 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*