“Sea Hero Quest” fiton nëntë çmime “Luani i Kanës” në Festivalin Ndërkombëtar të Krijimtarisë

June 27, 2016 18:06

“Sea Hero Quest” fiton nëntë çmime “Luani i Kanës” në Festivalin                Ndërkombëtar të Krijimtarisë

Deutsche Telekom dhe Saatchi & Saatchi fituan nëntë çmime këtë vit në Festivalin Ndërkombëtar të Krijimtarisë “Luani i Kanës”.

Ky është aktiviteti më prestigjioz në industrinë e reklamave ku kompania rrëmbeu “Luanin e Artë”, pesë çmime “Luani i Argjendtë” dhe tre “Luani i Bronztë” për “Sea Hero Quest”. Loja e celularit është krijuar në bashkëpunim me Kolegjin Universitar në Londër, Universitetin e Anglisë Lindore, organizata Alzheimer`s Research dhe krijuesin e lojërave Glitchers.

“Sea Hero Quest”, e cila i ka rishikuar rregullat për sistemimin e të dhënave për të ndihmuar shkencëtarët në luftën kundër demencës, është fushata më e fundit nga Deutsche Telekom dhe Saatchi & Saatchi. Shkarkimet e lojës që prej publikimit të saj botëror disa javë më parë kanë arritur rreth 1.6 milionë. Loja është luajtur kolektivisht për më shumë se 30 vite (kohë e grumbulluar nga lojtarët) duke gjeneruar të dhëna të barabarta me 4,500 vite kërkime në laborator.

Studimet e mëparshme mbi orientimin hapësinor të qenies njerëzore nuk kanë mundur të krahasojnë më shumë se 600 persona duke bërë që ky të jetë numri më i madh i personave të përfshirë në një studim të tillë.

Hans-Christian Schwingen, Drejtor i Brandit në Deutsche Telekom, komentoi: “Reagimi pozitiv ka qenë i jashtëzakonshëm. Njerëzit nga e gjithë bota janë motivuar për të shkarkuar Sea Hero Quest dhe të luajnë për një qëllim të mirë. Loja ka hyrë në listën e 20 më të mirave në 40 tregje në App Store dhe Google Play dhe madje listohet loja numër një në shumë tregje. Ky është tashmë një sukses spektakolar për kërkuesit dhe shkencëtarët. Por, ne nuk do të ndalojmë këtu. Vetëm javën e shkuar prezantuam dy lojëra të reja në të gjithë botën që synojnë të mbajnë të angazhuar lojtarët që të vazhdojnë të ndajnë kohën e tyre për të ndihmuar në gjetjen e kurës për demencën.”

Koncepti i “Sea Hero Quest” u frymëzua nga dëshira për të nxitur njerëzit të luajnë për një qëllim të mirë dhe u bë realitet falë bashkëpunimit me ekspertë të njohur botërisht në fushat e tyre përkatëse. Me 3 miliardë orë të kaluara duke luajtur në internet dhe celular nga e gjithë bota, qëllimi ishte jo vetëm për të manifestuar fuqinë, por për të shkuar përtej, duke arritur audiencën më të gjerë të mundshme dhe për të njohur pjesën që teknologjia celulare luan në jetën e përditshme.

Mbi 47 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë aktualisht me demencë dhe ky numër vlerësohet të rritet në 135 milionë deri në vitin 2050. Për shumë njerëz që jetojnë me demencë, një nga efektet e para që ata përjetojnë është humbja e vetëdijes hapësinore, si dhe humbasin aftësinë për të lëvizur vetë edhe nëpër vende e ambiente të njohura. Duke krijuar një pikë globale referimi si “Sea Hero Quest” për mënyrën sesi lundrojmë, është shënuar edhe një nga hapat kryesore drejt zhvillimit të testeve të reja diagnostike për sëmundjet që shkaktojnë demencën.

Çmimet e akorduara për lojën “Sea Hero Quest” në Festivalin Ndërkombëtar të Krijimtarisë “Luani i Kanës” janë:
• Luan i Artë – Kategoria Promocion & Aktivizim: Përdorimi i Celularit
• Luan i Argjendtë – Kategoria Promocion & Aktivizim: Shërbime Publike Komerciale
• Luan i Argjendtë – Kategoria Shëndetësi: Edukim & Shërbime
• Luan i Argjendtë – Kategoria Farmaceutikë: Pajisje Mjekësore & Diagnozë
• Luan i Argjendtë – Kategoria Direkt: Përdorim i të Dhënave
• Luan i Argjendtë – Kategoria Kibernetikë: Përdorimi Novator i Medies Sociale & Komunitetit
• Luan i Bronztë në Kategorinë Celular: Lojëra në formë aplikacioni
• Luan i Bronztë në Kategorinë Celular: Lojëra & konkurse online në medien sociale
• Luan i Bronztë në Kategorinë Argëtim: Inovacion në Lojërat e Branduara

June 27, 2016 18:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*