Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj: Opozita të tërhiqet nga bojkoti

September 4, 2018 10:31

Seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj: Opozita të tërhiqet nga bojkoti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme se opozita duhet të marrë pjesë në miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë para mediave se nuk e ka të sigurt nëse i ka votat për ekipin negociator.

Ai theksoi se “as nuk do këtë ndarje, as lëvizje të kufijve” e pikërisht për këtë arsye, mosardhja e opozitës në parlament sipas tij nuk ka kuptim.

Seanca është thirrur të fillojë në orën 09:00, kurse seanca pasuese është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një rezolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.

Ekipi negociator do t’i drejtohet Brukselit në datën 7 shtator dhe dialogun me palën serbe do ta zhvillojë nën drejtimin e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

s.a/dita

 

September 4, 2018 10:31
Komento

4 Komente

  1. Kuq e zi September 4, 11:58

    Z.ramush, trimin vraje hakun mos ja ha…
    Opozita thirri seance ne oren 10 per rezolute kun thacit pastaj u zgjua qeveria e thirri seance nji ore para seances se opozites ne oren 9 vetem per me prish seancen e opozites
    Keni dhene gjakun si familje per kosoven ndalo pazaret e thacit edhe sikur te bjere qeveria do dalesh me i fituar pa qeveri sesa me thacin kryenegociator
    Dhe dicka tjeter kryenegociatori dhe stafi i tij nuk duhet ta kene emrin ne gjykaten speciale
    Je i sigurte qe fatmiri eshte jashte asaj liste?

    Reply to this comment
  2. Epiriot me Zemer e Shpirt September 4, 12:00

    aman car na nxirrni ne faqe te pare keta koqevaret? Car na hy ne puneve se car bejne kosovaret ?!Shtet me vete,shpi me vete.Kaq mbaroi puna e tere.

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi September 4, 13:33

    Gjej noj emer tjeter se me lojen,qe po luhet epiri do shkoi ku ka qene sa te mbarojme pune me serbet
    Nqs ka dhone amerika pelqimin me dhedh poshte kufijte e londres as greqia nuk shpeton pa kthyer territoret
    Prandaj propaganden coje andej nga skane tru jo ktu

    Reply to this comment
  4. Alban I September 4, 13:36

    Mos ramush, se ua preve rrogat agjenteve shqiptare te Serbise ne Kosove dhe Shqiperi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin