Seanca për demarkacionin mbahet sot në orën 10:00, ja sa vota duhen

February 23, 2018 09:32

Seanca për demarkacionin mbahet sot në orën 10:00, ja sa vota duhen

Në orën 10:00 të ditës së sotme do të mbahet në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, përkatësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Jemi në rrugë të mirë që të jemi unik të jemi në seancën për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Veseli, duke shtuar se sot kanë pasur një takim të mirë, ku të pranishëm kanë qenë edhe spektri opozitarë.

“S’ka patriotizëm më të madh se me konsensus të plotë me votu marrëveshjen për Demarkacionin… T’i japim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik ma tepër sesa deklaratave shterpe mes veti për patriotizëm formal… Tërë jemi patriotë, e duam Kosovën”, u shpreh ai.

l.h/ dita

February 23, 2018 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*