Seanca plenare ndërpritet, opozita kapet pas mungesës së Ramës

June 28, 2018 11:29

Seanca plenare ndërpritet, opozita kapet pas mungesës së Ramës

Seanca plenare ka nisur sot me ndërprerje, pasi kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë dorëzuar listat emërore të deputetëve që do të flasin.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka kërkuar praninë në sallë të kryeministrit Edi Rama.

“Duhet të jetë edhe ai në seancë, të flasim për integrimin. S’më duket serioze që ai nuk është”, është shprehur Spaho.

Ndërsa Ruçi i ka bërë të qartë opozitës se kryeministri do të vijë në seancë plenare kur të marrë fjalën e tij.

“Mos më vini në kundërshtim me rregulloren. Është e drejtë e tij se kur vjen dhe se si vjen, se detyroni ju. Ndaj diskutoni listën e diskutantëve, ndaj 10 minuta pushim deri sa të vijë lista”, ka thënë kreu i Kuvendit.

s.a/dita

June 28, 2018 11:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim