Sejko apel për skemat mashtruese: Asnjë transaksion me skema të palicensuara

May 27, 2016 21:52

Sejko apel për skemat mashtruese: Asnjë transaksion me skema të palicensuara

Shqiptarët nuk duhet të bien pre e mashtrimit të skemave që nëpërmjet telefonit, iu kërkojnë gjoja të investojnë para, për t’ua marrë ato”. Ky është apeli që bën Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë Gent Sejko, nëpërmjet emisionit Kapital në “Vizion Plus”.

Sejko ka qëndruar gjatë në shpjegimin e tij për këtë dukuri të re që po ndodh, duke theksuar se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë kohës. “Këto skema mashtruese, synojnë të përfitojnë nga gjoja një ofertë më e lartë, e cila mund t’i bëjë qytetarët të mashtrohen”, është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Sipas tij, për këtë shqetësim janë njoftuar edhe institucionet e sigurisë, si Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia dhe Prokuroria, të cilat kanë aktivizuar mekanizmat e tyre.

I pyetur me insistim për shkaqet dhe format e shfaqjes së këtyre dukurive, Sejko është shprehur se një pjesë e tyre mund të jenë ngritur edhe në bazë të sistemit të piramidës, duke treguar interes e duke iu kthyer përgjigje fillimisht telefonatave, por më pas, zhduken duke abuzuar me paratë e qytetarëve.

“E vërteta është që fenomeni nuk është bërë masiv, por ekziston rreziku që të ndodhë, veçanërisht në periudhat kur normat e interesit nga institicuonet financiare të licensuara, janë në rënie. Por qytetarët nuk duhet të bëjnë asnjë transaksion që nuk bëhet nga institucione të licensuara, sië janë edhe bankat”, ka vijuar Guvernatori.

Sipas tij, i rëndësishëm është sensibilizimi që individët me informacion të cunguar finanicar, të mos bien pre e abuzimit.

May 27, 2016 21:52
Komento

1 Koment

  1. Darius May 28, 14:30

    Po Bb FMN rezerve federal bank cfare jane???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*