Sejko: Bankat e nivelit të dytë duhet të mbështesin bizneset

May 14, 2019 16:09

Sejko: Bankat e nivelit të dytë duhet të mbështesin bizneset

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka ripërsëritur apelin ndaj bankave të nivelit të dytë për të shtuar kreditimin ekonomisë shqiptare. Kjo kërkesë e kreut të Bankës Qendrore vjen pas nisjes së diskutimit të një platforme të re për të shtuar kreditë për ata sektorë që kanë potencial. Ndërkohë kreu i shoqatës së bankave bëri apel për më shumë stabilitet në vend.

“Ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë financim për tu zhvilluar. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë në konferencën e organizuar nga  Shoqata e Bankave me rastin e në 20-vjetorit të krijimit të saj”.

Sipas Sejkos bankat kanë të gjitha mundësitë për të dhënë më shumë fonde.

Sektori bankar duhet të përmbushë më mirë rolin e tij të ndërmjetësuesit të fondeve në ekonomi. Përmirësimi i treguesve të shëndetit, reduktimi i rrezikut të kredisë dhe konsolidimi i sektorit bankar, duhet t’i hapin rrugë një përqasjeje më aktive të bankave në kredidhënie. Potenciali financiar i vendit duhet të pasqyrohet më mirë në kreditimin e bizneseve dhe familjeve shqiptare“.

Po për kreun e shoqatës së bankave rritja e kreditimit kërkon më shumë stabilitet  në vend.

“Është e rëndësishme të krijosh një klimë të qëndrueshme në mënyrë që të mbrohen asetet tona. Stabilitet do te thotë po ashtu që të shohësh përpara dhe të investosh  për inovacionin.”

 Edhe pse në muajt e parë të këtij viti kreditimi ka pësuar një rritje të lehtë gjatë viteve të fundit niveli i huadhënies nga sektori bankar në vend mbetet i dobët.

 

b.b/dita

May 14, 2019 16:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*