Sejko: Do blejmë euro, nuk do të lejojmë mbiçmim të shpejtë të lekut

August 1, 2018 17:04

Sejko: Do blejmë euro, nuk do të lejojmë mbiçmim të shpejtë të lekut

 

Presionet për mbiçmimin e lekut ngelen të larta dhe Banka e Shqipërisë çmon se ndërhyrja në tregun valutor duhet të vazhdojë.

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Gent Sejko, tha të mërkurën se një forcim i shpejtë i lekut do të dëmtonte kthimin e inflacionit në objektiv.

Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë do vazhdojë të blejë euro për të mbajtur të normalizuar tregun.

Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mërkurën të ruajë të njëjtin kurs të politikës monetare, duke e mbajtur normën bazë në minimumin historik prej 1% dhe duke vazhduar programin e blerjes së valutës.

Ndërsa kreditimi i ekonomisë nuk po rritet, Banka e Shqipërisë konstatoi sërish se standardet e kreditimit të bankave ngelen konservatore.

Guvernatori Sejko tha se rënia e kredive me probleme duhet të reflektohet në politika më aktive kreditimi nga sektori bankar.

Banka e Shqipërisë vlerësoi se rritja e lartë ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti dhe rënia e papunësisë në nivelet më të ulëta historike dëshmojnë një shfrytëzim gjithnjë e më të mirë të kapaciteteve prodhuese në ekonomi.

Banka qendrore pret që inflacioni të kthehet pranë objektivit 3% në vitin 2020, ndërsa rritja e normave të interesit nuk do të fillojë para mesit të vitit të ardhshëm.

o.j/dita

August 1, 2018 17:04
Komento

7 Komente

  1. Arben August 1, 17:49

    Ha te keqen vellai,

    Keshtu shkojne per lesh parate tona.

    Reply to this comment
  2. hahahahaaaa August 1, 18:02

    thuj mer pasanej qe s’kan Humor kto
    qefllijt e Thesarit ß

    Reply to this comment
  3. intelektuali August 1, 18:17

    Ble euro si frengu pulen o Sejko servili i Edvinit

    sepse:

    TA REGULLON KURSIN TAULANT XIBRAKA ME TOYOTEN E TIJ

    Reply to this comment
  4. Nje shqiptar August 1, 20:01

    Te lumte Zoti Sejko po veproni shume e drejte. Blej euro deri 1.37 leke/ euro e shto rezervat valutore te Bankes te Shqiperise. Eshte nje rast qe nuk vjen me. Pas disa muajve, sapo Banka e BE do te ndal QE dhe te filloje te rrise normen e interesit euro do te rivleresohet shume mbi tere monedhat e forta. Mund te blesh edhe Juan me euro pasi Kina e ka çvleresuar keto dite monedhen e saj.

    Reply to this comment
  5. hysa August 1, 20:35

    Keshtu eshte zoti guvernator kur vepron pa mend e llogjike ekonomike. Pse e luftove euron, cfare te keqe kishte euro e forte? Tashti sigurisht duhet te marresh masa per stabilizimin e euros, por nuk duket pune e lehte. Hedh nje budalla nje gur ne uje e duhen 100 te mencur per ta gjetur ate.

    Reply to this comment
  6. C'a bohet kshtu August 1, 23:41

    Ora skarco, apo e prishur “Seiko” eshte Guvernator i Bankes se Shqiperise, apo i Bankes Qendrore Evropiane, qe kerkon te jete LEK-u monedhe e dobet dhe Euro monedhe e forte.
    Ore trongull te hyfte nga pas, ketej thua qe ekonomia ka rritje te larte te pappame, papunesia eshte ne minimumin historik drejt zeros (kafenete plot non stop, kazinote plot, bastet plot, plazhet te mbipopulluara me qejflinj qe nuk shkojne ne pune, njerezia kane marre arratine se nuk kane me cfare te jetojne dhe po na i sjellin me pako postale me avione te posacem etj etj), perse edhe LEK-u mos ti pergjigjet ketij superzhvillimi dhe te jete i FORTE.
    Po pse more koqe Lek-u dobesohet duke blere Banka euro ne tregun e zi, hajde kaqol hajde, pra nuk vendos ekomia por nderhyrje te perkoheshme qe ti po ben.
    Filloj edhe ky te mbledhe Keshillin Mbikqyres si idioti Full-hajni dhe te marre vendime me hajdutin Dhori Kulen e me Dhore te tjere hajdute.

    Reply to this comment
  7. Futja kot August 2, 14:22

    Nëse dikush do të kishte mundësi, le ta pyesë edhe këtë IDIOT se sa e ka blerë orën, ku e ha drekën dhe sa lekë/€/$ ka vendosur mënjanë në sektorin bankar, ku i ka investuar. Ky po i shkon totalisht në sinkron sistemit bankar të bankave të nivelit të dytë që VJEDHIN me firmë. Kështu është kur idiotët vënë në krye një IDIOT, më falni, HAJDUT …!!! TALLAVA’ komplet …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*